4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hahn: Qeveria e re të formohet në bazë solide dhe të gjerë

Më të lexuarat

“Daçiç e di se ku ka ardhur dhe nuk është i vetmi serb që e di se kush është Maqedonia”, tha ministri i Jashtëm, Poposki

Eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, pas takimit të ministrave të Punëve të Jashme të vendeve të Ballkanit që u mbajt në Shkup, deklaroi se “është e rëndësishme që qeveria e re e Maqedonisë të formohet në bazë solide dhe të gjerë dhe të ndjek perspektivat evropiane”, raporton Anadolu Agency (AA).

Eurokomisari Hahn theksoi se në Shkup ka ardhur t’i dëgjojë liderët e partive politike në Maqedoni dhe nuk do të japë kurrfarë propozimesh. Ai shtoi se vendi ka arritur shumë, por hapi i radhës është formimi i qeverisë.

Ballkani Perëndimor 50 milionë euro nga BE për projekte të energjetikës

“Vendimin përfundimtar duhet ta sjellin politikanët në këtë vend dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ndoshta rezultati nga zgjedhjet befasoi dikë, por tani duhet të formohet qeveria, ndërsa vendimet demokratike duhet t’i respektojnë të gjithë partitë politike”, deklaroi eurokomisari Hahn.

Eurokomisari Hahn theksoi nevojën për formimin e qeverisë së re sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi që sipas tij, në këtë vend ka shumë sfida si të ekonomisë, sigurisë, si dhe mundësitë për bashkëpunim me rajonin.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, tha se për mandatin pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mund të vendosin vetëm ato parti që janë zgjedhur nga qytetarët. Ai tha se një gjë e mirë është se të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, kanë një qëllim të përbashkët, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ministri Poposki foli edhe për deklaratat e homologut të tij serb, Ivica Daçiç, i cili ishte i pranishëm në takimin ministror. Më herët, Daçiç, deklaroi se kanë gabuar që e kanë pranuar Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, për shkak se Maqedonia ka mbështetur anëtarësim e Kosovës në UNESCO.

Në pyetjen e gazetarëve nëse e di Daçiç se cilin vend e viziton, Poposki u përgjigj se homologu i tij serb e di se ku ka ardhur dhe nuk është i vetmi serb që e di se kush është Maqedonia.

Poposki duke i ftuar serbet të vijnë të vizitojnë Maqedoninë, deklaroi se: “Ne kuptojmë ndjeshmërinë që kanë, sidomos para votimit të hyrjes së Kosovës në UNESCO. Megjithatë, jemi të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin rajonal që të gjejmë një zgjidhje për të gjitha ato çështe dhe sa jetë të mirë do të kemi ne në këtë rajon, varet nga nga gjithkush prej nesh”.

Më herët Eurokomisari Johannes Hahn zhvilloi takim me kryeministrin teknik të Maqedonisë, Emil Dimitriev, pas së cilës mori pjesë në takimin e ministrave të Energjetikës nga vendet e Ballkanit Perëndimor të udhëhequr nga zv/kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Hahn pasditen e sotme do të zhvillojë takime me udhëheqësit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë, me të cilët do të diskutojë situatën aktuale në vend dhe mbi bisedimet për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Kjo është vizita e parë e Eurokomisarit Hahn në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Në adresimin para Këshillit të Evropës nga fundi i janarit, Hahn deklaroi se pret që në vend të formohet shpejtë qeveri e mbështetur prej shumicës së gjerë parlamentare, e cila do të zbatojë reformat urgjente dhe do të vazhdojë të hapërojë drejt perspektivave evropiane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit