Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, në një shkrim autorial në të përditshmen Times, u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të punojnë bashkërisht, për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në Siri.
Duke hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të armatimit në zonat e konfliktit në vendet e përfshira nga Pranvera Arabe, Hague tha se vendi i tij ofron asistencë të paarmatosur.
“Për shembull, ne jemi duke financuar aktualisht pajisje mjekësore dhe të komunikimit për grupet opozitare sirianë”, shkruan Hague. /koha/kohaislame