1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Hagë, publikohen regjistrimet me urdhërat e Mlladiçit

Më të lexuarat

Gjykata e Hagës për krime lufte ka publikuar një regjistrim të vitit 1992, në të cilin Ratko Mlladiç në cilësinë e komandantit të ushtrisë së republikës serbe të Bosnjes urdhëronte të sulmohen me raketa vende të caktuara në Sarajevë.

Ne këtë regjistrim, dëgjohet zëri i Mlladiçit, i cili urdhëron komandantin Mirko Vukashinoviç për të sulmuar lagjen Pofaliçi të Sarajevës, në të cilën nuk jetonin shumë serb, disa rrugë në qendër të Sarajevës dhe sulmin në presidencën e Bosnjë- Hercegovinës. Në regjistrimin, Mlladiç thotë se qëllimi i sulmit është që të “kthjellohet truri” i qytetarëve të Sarajevës.
Dëshmitarja me kodin RM-115, e cila në atë kohë kishte punuar në spitalin e Sarajevës, ka deklaruar para Gjykatës se më 28 maj 1992 në radio kishte dëgjuar Mlladiçin se si urdhëronte për të kryer sulmet, ku nga sulmet e artilerisë serbe ishte goditur edhe spitali dhe ajo ka qenë një nga të plagosurat.
Nga ana tjetër, mbrojtja e kriminelit serb ka tentuar të mohojë akuzat dhe dëshmitë e nxjerra para trupit gjykues. Ratko Mlladiç që u arrestua në maj 2011, akuzohet për genocid, krime lufte kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës në luftën e Bosnjë – Hercegovinës nga periudha e viteve 1992 – 1995.
Ndërkohë procesi gjyqësor ndaj ish-gjeneralit të Bosnjes Ratko Mlladië do të vazhdoj edhe sot në Gjykatën e Hagës. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit