0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Hagë, prokurorët kërkojnë dënim të përjetshëm për Tolimirin

Më të lexuarat

Prokurorët e Gjykatës së Hagës kanë kërkuar dënim të përjetshëm me burg për ish-gjeneralin serb të Bosnjës, Zdravko Tolimir, ka konfirmuar sot zëdhënësja e Gjykatës, Nerma Jellaçiç.

Tolimir akuzohet për genocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnjë gjatë vitit 1995, përfshirë dhe rolin në Masakrën e Srebrenicës.
“Gjenerali Tolimir duhet të mbajë përgjegjësinë, sepse ka qenë në krye të grupit vrasës, i cili më 13-16 korrik të vitit 1995, ka zbatuar urdhrat e Radovan Karaxhiçit dhe të Ratko Mlladiçit që të gjithë meshkujt myslimanë të Srebrenicës, të aftë për ushtri, të vriten”, ka thënë prokurori Piter Meklloski.
Gjykimi i Tolimirit ka nisur në shkurt të vitit 2010, ndërsa sot pasdite do të bëhet edhe deklarata përfundimtare./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit