Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Një herë, një burrë ngarkoi verë në anijen e tij për ta shitur dhe me vete kishte edhe një majmun. Ky njeri kur e shiste verën e përziente atë me ujë, pastaj e shiste. Majmuni e mori qesen e parave, u ngjit mbi direkun e anijes dhe filloi të hidhte një dinar në det dhe një dinar në anije, derisa i ndau ato.” (Ahmedi (2/306)
Dobi:
Në hadith pohohet zgjuarsia e disa kafshëve, ku veçohet kjo kafshë e njohur për imitimet që i bën njeriut në veprat dhe sjelljet e tij.
“Ngjarjet e popujve të hershëm” Shejh: Mesh’hur Hasen Selman (Allahu e ruajt!)