-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gyl: shkenca, prioritet i Turqisë

Më të lexuarat

“As që bëhet fjalë për zhvillimin e vendeve që nuk kanë një botë të fuqishme, të zhvilluar shkencore. Çdo kalon nga njeriu cilësor, shkencëtari dhe edukimi. Ky është edhe prioriteti i vendit tonë”, tha Presidenti Gyl sot në ceremoninë e përurimit të kampusit qendror të Universitetit “Çankaya”.

Presidenti Abdullah Gyl mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të Kampusit Qendror të Universitetit “Çankaya” këtu në Ankara. Në fjalën përshëndetëse që mbajti këtu Presidenti Gyl tha: “Dhe me të vërtetë arsimi është cilësia më e privilegjuar e kësaj familjeje. “Kjo familje njihet nga të gjithë dhe dihet se si e ka nisur këtë rrugëtim me kurset e ndryshme, pastaj e përsosi më tek karrierën profesionale me ndërtimin e shkollave private duke e ushtruar aktivitetin e saj në çdo fushë të arsimit dhe 15 vite më parë mori vendim për të kaluar në arsimin e lartë universitar. Dihet nga të gjithë se si kjo familje të gjitha të ardhurat që siguron nga arsimi i investon përsëri në arsim. Për këtë arsye dua T’u përcjell atyre edhe një herë konsideratën dhe urimet e mia”, u shpreh presidenti Gyl.

Vendet e zhvilluara dhe industrializuara kanë universitete shumë të mire dhe një botë të mirëfilltë shkencore. Vendet që nuk kanë një botë shkencore të fuqishme, nuk kanë të zhvilluar botën e shkencës, nuk para mund të bëhet fjalë që të jenë vende të zhvilluara. Për këtë arsye çdo gjë kalon nga njeriu cilësor. Kalon nga njeriu i shkencës dhe si konkluzion kalon nga një edukim dhe arsim cilësor. Për shkak të kësaj arsimi është prioritet edhe për vendin tonë, në çdo fushë. Prioritet për ne është arsimi fillor, arsimi i mesëm, arsimi i lartë, ai pas-universitar. Sot mund ta shpreh me një krenari të madhe që pas një periudhe të gjatë pjesa më e madhe e buxhetit shkon për arsimin. Edhe arsimi si fushë më vete realizon vazhdimisht reforma të reja, është në kërkim të rrugëve, gjetjeve dhe qasjeve të reja”, tha presidenti turk.

Pas fjalimeve të rastit u bë inaugurimi i Kampusit Qendror të Universitetit “Çankaya”.

Shiritin e kuq të përurimit që u soll në skenë e prenë së bashku Presidenti Gyl, Ministri i Arsimit Kombëtar Omer Dinçer, ish-Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe deputeti i partisë AK për zonën e Zongulldakut Këksal Topall, Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të Universitetit “Çankaya” Sëtkë Al dhe Rektori i Universitetit “Çankaya” Zija Burhanettin Gyvenç./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit