Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët, opinionin e gjerë dhe të gjithë të interesuarit se ditën e hënë më 8 tetor 2012,me një manifestim solemn do të vendos gurthemelin e Xhamisë Qendrore në qendër të Prishtinës.
Për këtë qëllim janë kryer të gjitha punët dhe procedurat e nevojshme, si dhe është formuar një trupë punuese që do merret me përgatitjen e manifestimit.
Ndërtimi i xhamisë së re në Prishtinë është një nevojë e kahershëm për kryeqendrën tonë, ka dashtë Zoti që tani të krijohen kushtet dhe mundësitë që të nisim realizimin e një projekti të madh për vendin, Bashkësinë Islame, besimtarët dhe kryeqytetin tonë.
Fillimi i realizimit të këtij projekti madhorë është mundësuar vetëm pasi Kryetari i Prishtinës, prof. dr. Isa Mustafa, Bordi i Drejtorëve dhe Asambleja komunale e Prishtinës iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Bashkësisë Islame të Kosovës, duke ndarë truallin për xhami, përse i falënderojmë publikisht.
Për t’u realizuar projekti i Xhamisë së re, qytetarë të nderuar neve na duhet përkrahja dhe mbështetja e juaj morale e materiale.
Për këtë qëllim, Kryesia e BIK ka hapur llogari rrjedhëse në ProcCredit Bank, TEB dhe në Banka Ekonomike, ku të gjithë të interesuarit mund të japin kontributin e tyre.
Llogaritë rrjedhëse:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës – Xhamia Qendrore Prishtinë
ProcCredit Bank 1115117903010176
TEB 2011000057936297
Banka Ekonomike 1401000000659391