KUDS (AA) – Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, mbërriti në Izrael të martën përpara hapjes së ambasadës së vendit të tij në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).
Morales pritet të takohet me homologun e tij izraelit, Reuven Rivlin dhe kryeministrin, Benjamin Netanyahu, i cili do të marrë pjesë në hapjen e ambasadës të mërkurën.
Guatemala do të jetë vendi i dytë që do të hapë ambasadën në Kuds pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat e zhvendosën ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds.
Sipas kryeministrit izraelit së shpejti edhe Paraguai gjithashtu është duke u përgatitur për të zhvendosur ambasadën në Kuds.
Kudsi mbetet në zemër të konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit, me palestinezët që kërkojnë Kudsin Lindor të pushtuar nga Izraeli, që nga viti 1967, si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez.
Të hënën, të paktën 60 palestinezë u vranë dhe qindra u plagosën në protestat që shënuan përvjetorin e Nakba-s dhe zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-ve në Kuds.