0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Guardiola nuk do Robbenin dhe Gomezin

Më të lexuarat

Pep Guardiola do të bëjë një “spastrim” tek Bayern Munchen menjëherë sapo të marrë drejtimin e klubit gjerman.

Lajmin e bën të ditur ‘Daily Mail’, sipas të cilit dy nga lojtarët e sakrifikuar do të jenë Mario Gomez dhe Arjen Robben.

Mendohet se tekniku spanjoll ia ka bërë të ditur këtë gjë drejtuesve bavarezë dhe tani Bayern po pret oferta për mëngjarashin hollandez dhe qendërsulmuesin gjerman pasi Guardiola nuk i ka në planet e tij për Bayernin e së ardhmes.

Kujtojmë se të njëjtën gjë bëri Guardiola kur mori drejtimin e Barcelonës në vitin 2008. Menjëherë u larguan Ronaldinho dhe Deco, ndërsa më pas Eto’o dhe Ibrahimovic. Largime të tilla u bënë me qëllim “pastrimin” e dhomave të zhveshjes nga lojtarë që nuk përputheshin me idetë e tij si trajner.

Përsa i përket lojtarëve të rinj tek Bayern Munchen, është zyrtarizuar blerja e Mario Gotze nga Borussia Dortmund, ndërsa pritet që edhe Lewandowski t’i bashkohet projektit Guardiola. Një blerje tjetër, e konfirmuar të premten, është ajo e Sebastian Rode nga Eintracht Frankfurt.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit