4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Guardiola: Nder të jem trajner i Ribery

Më të lexuarat

Pep Guardiola thotë se ai është i nderuar që është trajner i Franck Ribery pasi francezi ndihmoi Bayer Munichun të arrijë në Kupën Botërore të Klubeve.
Ribery shpnoi golin e parë të bavarezëve në fitoren 3-0 ndaj Guangzhou Evergrande, me Mario Mandzukic dhe Mario Gotze që po ashtu gjetën rrjetën në ndeshjen e zhvilluar në Agadir.

“Për mua është nder të jem trajner i Ribery. Franck ka një zemër të pabesueshme për të luajtur këtë lojë dhe është aq i përulur sa të kthehet 40 metra në mbrojtje sërish dhe sërish, të ndjekë kundërshtarin dhe të ndihmojë ekipin”.

“Për mua, është nder të jem në gjendje ta stërviti atë”, ka thënë menaxheri i Bayernit.

Finalja e garës do të zhvillohet në Marrakech të shtunën, me Bayernin që do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër që zhvillohet sot në mes të Atletic Mineiro dhe Roja Casablanca. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit