1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Guardian: Evropa e ka lënë Sirinë nën fatin e dukshëm osman

Më të lexuarat

Ditën kur arrita në Stamboll e varrosën osmanen e fundit.

Fatma Neslisah Sulltani kishte lindur në një pallat mbretëror me pamje nga Bosfori, kur gjyshi i saj ende sundonte mbetjet e një perandorie të madhe ndërkontinentale. Ditën pasi u largova, të shtënat nga forcat e presidentit sirian Bashar al-Asad vranë disa njerëz brenda Turqisë. Të shtënat e tyre kaluan një kufi që nuk ka ekzistuar deri në shembjen e Perandorisë Osmane.

Në vështrimin e parë, këto dy ngjarje duken pa ndonjë lidhje: e para, një kureshtje e thjeshtë historike, e dyta, një nga sfidat më urgjente politike dhe humanitare të ditës. Deri në 9 mijë njerëz raportohet të jenë vrarë në Siri.

Dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur dhe, sipas disa vlerësimeve, deri në një milionë burra, gra dhe fëmijë janë zhvendosur brenda e jashtë vendit. Ndërhyrja e udhëhequr nga francezët dhe britanikët në Libi u shkaktua nga kërcënimi i besueshëm i Muamar Gadafit se do të kryente vrasje në masë ndaj civilëve në Bengazi. Asad e ka bërë këtë gjë në Homs.

Në kohën e shkrimit, ai ka injoruar afatin e dakorduar me ish sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan për tërheqjen e forcave siriane. Shanset e një armëpushimi efikas duken të vogla. Nëse shkalla e vrasjeve në masë të civilëve është shkas i vetëm për ndërhyrje humanitare, ne duhet ta kishim bërë këtë javë më parë.

Megjithatë, këto tmerre dhe vdekja e pasardhëses së fundit të perandorisë janë të lidhura më ngushtë sesa mund të mendoni ju.

Për Turqinë, përbën ndryshim, që territori që tani quhet Siri deri në Luftën e Parë Botërore ishte pjesë integrale e perandorisë Osmane, sikurse që Irlanda ishte pjesë britanike.

Kjo vetëdije historike është veçanërisht e rëndësishme për qeverinë e moderuar islamike të Turqisë, zëvendëskryeministri i së cilës mori pjesë në ceremoninë e funeralit për mbesën e fundit të sulltanit të fundit. Doktrina qeveritare e “thellësisë strategjike” e sheh Turqinë si një fuqi rajonale, përgjatë Evropës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore, si…qëllojani kush.

Ministri fjalëshumë dhe hiper-energjik i jashtëm, Ahmet Davutoglu, për të qenë të saktë, zyrtarisht e ka hedhur poshtë akuzën se ai është një “neo-osman”; por ai gjithashtu ka thënë: “Unë nuk jam ministër i vetëm një shteti komb”. Një ish-profesor universiteti, ai flet shpesh, me elokuencë, dhe gjerësisht në lidhje me trashëgiminë osmane.

Pas një performance të tillë, para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, një prej tyre bëri shaka se BE ishte ftuar për t’’u bashkuar Perandorisë Osmane. Por ky, natyrisht është një version republikan i modernizuar, me peshë më të vogël, pak a shumë si princesha e fundit e cila përfundoi jetën e saj zyrtarisht duke u quajtur thjesht zonja Osmanoglu – që i bie pak a shumë si zonja osmane.

Nga ana materiale, ekonomia dinamike turke ka biznes të madh dhe interesa tregtare në Siri, përderisa trashëgimia etnike e perandorisë së ndarë osmane ka bërë që kurdët e shqetësuar të jetojnë në të dy anët e kufirit turko-sirian.

Pa përmendur këtu presionin e refugjatëve, që ka çuar në diskutimin gjithnjë e në rritje që ushtria turke të vendosë një tampon zone ose korridor humanitar në brendësi të kufirit sirian.

Disa madje sugjerojnë se Turqia mund të citojë një shkelje të nenit 1 të marrëveshjes Adana të vitit 1998 mes dy vendeve, i cili thotë se “…Siria nuk do të lejojë asnjë aktivitet që buron nga territori i saj dhe që ka për qëllim të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin e Turqisë”. (ky referim, qe bërë fillimisht për shkak të mbështetjes për grupet kurde, sic është PKK-ja). Në Stamboll, unë po ashtu dëgjova njoftime të pakonfirmuara se ish-pjesëtarë të forcave speciale turke luftonin me Ushtrinë e Lirë Siriane.

Por këtu është një rrëfim më i gjerë. Kur në lidhje me ndërhyrjen humanitare, unë shkruaj se “ne duhet ta kishim bërë atë shumë kohë më parë”, supozimi i shumë lexuesve mund të jetë se referimi “ne” ka të bëjë me fuqitë perëndimore, mundësisht duke vepruar nën mandatin e OKB-së, dhe e quajtur më butë, si “komuniteti ndërkombëtar”.

Dhe është e vërtetë se në qoftë se fuqitë kryesore ushtarake të Perëndimit, mbi të gjitha SHBA-të, pastaj Britania dhe Franca, do të angazhoheshin me forcat e armatosura – siç bënë në dy këndet tjera të pakënaqura të ish-Perandorisë Osmane, në Bosnje dhe në Kosovë – që kishte nje efekt transformues. Por, asnjëra prej tyre, e me së paku Uashingtoni, tregon se ka ndonjë qëllim që edhe në Siri të bëjë të njëjtën gjë.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi i kanë përpara zgjedhjet, në të cilat synojnë fitoren. Kryeministri britanik, Dejvid Kameron është shumë i zënë duke nxitur tregtinë në Lindjen e Largët. Ata do të shprehin zemërim, dhe do të përpiqen që të shtrëngojnë sanksionet ekonomike dhe presionin diplomatik nëpërmjet OKB-së, por nuk presin ndonjë ndërhyrje të llojit të Libisë apo Kosovës së shpejti.

Në këto rrethana, janë fuqitë e tjera që do të përcaktojnë fatin e popullit sirian. Në të ardhmen e afërt, Turqia do të jetë më e rëndësishme se Britania, Irani më i rëndësishëm sesa Gjermania, Arabia Saudite sesa Franca, Rusia sesa Amerika.

Të gjitha këto fuqi rajonale ndjekin interesat e tyre kombëtare në Siri, të përcaktuara jo vetëm në aspektin ekonomik dhe ushtarak, por edhe në atë kulturor dhe ideologjik. Pra, ka një luftë midis shiitëve, Iranit post-revolucionar dhe sunitëve, Arabisë Saudite reaksionare dhe Rusisë post-imperialiste dhe Turqisë neo-osmane, pa përmendur këtu Kinën e largët, por të fuqishme – që ka veton jetike mes anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Nëse ndonjë pasha i lodhur do të kishte shkuar për të fjetur në vitin 1912 dhe do të zgjohej sot, sigurisht se do të kishte shumë befasi për të, që nga shtetet post-kolonialiste e deri te Facebook-u, demokracia e telefonat celularë. Por pas disa javësh të përshtatjes, ai mund të ndihet si në shtëpi.

Ah po, ai do të thoshte këtu fuqitë e mëdha janë duke ndjekur vlerat e tyre shumë të ndryshme dhe interesat, duke vjedhur në mënyrë të hapur në lojën tashmë të njohur.

Në fakt, shumë prej fuqive janë zvogëluar, por duke mbetur, versione pjesërisht të modernizuara të fuqive të njëjta të vjetra: Turqia tani nën sulltanin Rexhep Tajip Erdogan, Rusia nën carin Vlladimir Putin dhe Kina në muajt e fundit të perandorit Hu Xhintao, Britania me Madhërinë e Saj dhe të përzgjedhurin faqe-rozë si ministër i parë.

Bilanci i forcave rreth Sirisë do të ishte ndryshe nëse modeli historikisht i ri, i shpërndarjes së sovranitetit të BE-së do të kishte arritur që të përqafonte edhe Turqinë, siç është premtuar se do ta bëjë – për gati 50 vjet, që nga Marrëveshja për asoccim e 1963. Por kjo nuk është bërë.

Evropa, si Evropa, është e padëgjueshme në Siri si edhe për shumë çështje tjera. Dhe kështu fati i trimave të qëndrueshëm të atij vendit dhe të civilëve që vuajnë varet nga konkurrenca rajonale e fuqive të ndryshme sovrane.(a.i.) Shkruan: Timothy Garton Ash/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit