Përleshjet fizike në Parlament janë bërë një lloj tradite në Ukrainë. Ndërsa, këtë herë janë rrahur deputetët e shtetit fqinjë të Ukrainës, Moldavisë. Shkas për këtë dajak, natyrisht, kanë qenë fjalët e rënda dhe sharjet.
Parlamenti moldavian ishte skenë e përleshjeve të deputetëve. Alexander Kimbrikijuk nga Partia Liberale-Demokratike – që është pjesë e koalicionit qeverisës – ka shtyrë Yuri Munteanin nga Partia Komuniste, sepse gjoja ky i fundit e ka sharë.
Muntean ia ka kthyer me grusht në fytyrë, ndërsa ”luftëtarët” shpejtë ndahen nga përfaqësuesit tjerë. Qërimi fizik i hesapeve në Parlament është bërë një lloj tradite në Ukrainën fqinje, siç është rasti në maj, gjatë një seance për një projekt-ligj që do të lejonte përdorimin zyrtar të gjuhës ruse në disa pjesë të vendit.
Në prill të vitit 2010. parlamentarët ukrainas u rrahën po ashtu edhe me rastin e diskutimit të prolongimin e dhënies me qira të bazës ruse në Sevastopol edhe për 25 vjet tjera.kohaislame