Darwish paralajmëroi për “nisjen e një agresioni të ri izraelit kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës”, duke theksuar se projekt-rezoluta e SHBA-ve nëse do miratohej do të jepte dritë jeshile për sulmin izraelit
Grupet palestineze kanë kritikuar projektrezolutën e sponsorizuar nga SHBA-të që dënon Lëvizjen palestineze të rezistencës Hamas, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media të mbajtur jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gaza, grupet palestineze kritikuar projektrezolutën për “etiketimin e rezistencës palestineze dhe luftën si terrorizëm”.
“Projektrezoluta e cila është e anshme ndaj okupimit (izraelit) ka për qëllim kriminalizimin e grupeve të rezistencës palestineze dhe stigmatizimin e tyre me ushtrimin e terrorizmit”, tha Yousri Darwish, një aktivist palestinez.
Darwish akuzoi administratën e SHBA-ve për përpjekje për të etiketuar qëndrueshmërinë palestineze me terrorizmin.
Ai paralajmëroi për “nisjen e një agresioni të ri izraelit kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës”, duke theksuar se projektrezoluta e SHBA-ve nëse do miratohej do të jepte dritë jeshile për sulmin izraelit.
Më tej, Darwish u kërkoi vendeve arabe dhe islamike mbështetje për çështjen palestineze.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të mblidhet sot për të votuar mbi projektrezolutën, e cila nëse miratohet do të dënojë Hamasin për “nxitje të dhunës” kundër Izraelit.