9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Grupe sioniste ekstreme bëhen gati të sulmojnë xhaminë Aksa

Më të lexuarat

Një situatë pasigurie ka pllakosur në qytetin e shenjtë Kuds (Jeruzalem) për shkak se disa grupe sioniste ekstreme kanë njoftuar se do të sulmojnë xhaminë Aksa.

Me qindra besimtarë myslimanë janë mbyllur në xhaminë Aksa, për ta ruajtur dhe mbrojtur nga çdo sulm nga ana e kolonëve çifutë, në përkujtim të asaj që hebrenjtë e njohin si shkatërrimi i tempullit të Sulejmanit.
Organizata ndërkombëtare “Kuds” ka bërë publike disa plane izraelite të cilat shënjestrojnë qytetin e bekuar, e në veçanti xhaminë Aksa, ku shumë kolonë ekstremistë janë gati për ta sulmuar, sigurisht të mbrojtur nga forcat ushtarake izraelite.
Grupe të ndryshme sioniste ekstreme u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që të marrin pjesë në sulmin ndaj xhamisë Aksa, në përkujtim të shkatërrimit të tempullit.
Paralelisht, palestinezët kanë bërë thirrje për tu vendosur në ambientet e xhamisë me qëllim që ta mbrojnë nga sulmet e kolonëve ekstremistë. \ardhmeriaonline\kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit