2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Gruja e duhanxhiut!

Më të lexuarat

Jam martuar para dhjetë vjetësh me një djalosh duhanxhi. Por atëherë unë nuk e dija se ai pinte duhan. Pasi që ishte i kulturuar, i matur dhe me sjellje të mirë, ishte edhe i rregullt në namaz, kjo gjë më shtyri ta dua edhe më tepër. Mirëpo nga shkaku i duhanit edhe erës së keqe të tij që ndjehej edhe në rrobat e tij unë fillova ta ndjej veten shumë keq. U mundova disa herë ta bindë që ta lë duhanin e ai më premtonte se do ta bëntë këtë, mirëpo këtë punë ai e zvariste dhe e linte për më vonë. Kjo situatë zgjati një kohë, gjersa unë fillova ta urrej vetveten. Ai thithte duhan në shtëpi, në veturë dhe në çdo vend, saqë më shkoi ndërmend të kërkojë shkurorëzim nga shkaku i duhanit.
Pas disa muajve All-llahu na dhuroi fëmijë dhe kjo gjë më pengonte të kërkoja talak. Foshnja jonë u sëmur nga astma bronkiale, kurse mjeku më tha se kjo sëmundje i është paraqitur nga shkaku i duhanit që pihet përreth. Normalisht, se prindi i foshnjes pinte duhan afër tij. Megjithëkëtë përsëri burri im nuk e la duhanin. Një natë ma nxori gjumin kollitja e rëndë e foshnjes e unë fillova të qaj për të dhe për mua…

Vendosa ta përfundoj këtë fat-keqësi, le të më kushtojë sa të më kushtojë, mirëpo diç nga brenda më thoshte… pse nuk i drejtohesh All-llahut me lutje?! U ngrita, mora abdest dhe fala namaz. Iu luta All-llahut që të më ndihmojë në këtë fatkeqësi dhe ta udhëzojë burrin tim që ta lë duhanin e vendosa që të pres një kohë… Një mbrëmje shkuam për vizitë te një i sëmurë i familjes, i cili ishte i shtrirë në një spital të Rijadit. Kur dolëm nga spitali deri sa po shkonim te vetura, burri im e ndezi sërish një cigare. Afër veturës sonë pamë një mjek i cili po kërkonte veturën e tij në parking. Në befasi u drejtua nga burri im dhe i tha: Vëllai im! Që nga ora shtatë në mëngjes, unë dhe ekipi im, jemi duke u munduar që të shpëtojmë një viktimë të kësaj cigare të mallkuar, nga sëmundja e kancerit në mushkëri! Eshtë djalosh në moshën tënde, i martuar dhe më fëmijë! A dëshiron të vish me mua dhe të shohish se sa vuan ky i sëmurë?! Të shohësh gjendjen e fëmijëve të tij të vegjël dhe gruas së tij të re përreth tij!

T’i shohësh lotët që dalin prej syve të tyre duke pyetur për gjendjen e babait të tyre. Oh sikur të jetë e mundshme të ndiesh atë që ndien ai, i cili është në përkujdes intenziv, kur i sheh fëmijët duke qajtur dhe kur të shohësh se si i rrjedhin lotët mbi qeset e oksigjenit! U kam lejuar fëmijëve të tij që ta vizitojnë sepse nga përvoja e di se pas disa orëve do të vdesë, në përjashtim të rastit kur All-llahu dëshiron diç tjetër ose e mëshiron. Ah sikur të jetë e mundur të ndiesh atë që ndien ai duke qajtur si fëmijë, pasiqë e di gjendjen e vështirë në të cilën gjendet dhe e di se do të përshëndetet përfundimisht nga familja dhe do të niset për në ahiret! A dëshiron si ai ta ndiesh rrezikun e duhanit?! Vëllai im, a nuk ke zemër?! A nuk ke grua dhe fëmijë?! Kujt do t’ua lësh?! Aq pa vlerë janë për ty saqë i jep përparësi cigares, e cila nuk të sjellë asnjë dobi përveç sëmundjeve dhe dhimbjeve? Pasi i dëgjuam këto fjalë me burrin tim, nuk kaluan disa sekonda dhe ai e hodhi cigaren dhe pakon e cigareve.

Ky mjek i sinqertë i tha: “Shpresoj që kjo vepër të mos jetë bërë vetëm për hir tim, bëje këtë vepër të vërtetë e do të kesh jetë dhe lumturi!!” Pastaj shkoi në veturën e tij. Derisa e përcolla me sy, unë u mbusha vaj dhe filloi të më dridhet zëri. Sa e hapi burri im derën e veturës, shpërtheu vaji im. Fillova të qaj me zë, nuk munda t’i fsheh ndjenjat e mia. Fillova të qaj sikur unë të isha gruaja e atij që ishte i shtrirë në spital nga kanceri dhe i cili do të vdiste pas pak orëve… Kurse burri im u shtang, mbeti pa fjalë, nuk mundi ta ndezë veturën në moment… Filloi ta falënderojë këtë mjek të sinqertë dhe ta lavdërojë me lloj-lloj lëvdatash, duke i thënë se sa mjek i sinqertë që ishte…

Për një kohë isha humbur, nuk munda ta shoqëroj. Mirëpo ky ishte fundi i tij me duhanin. Ia di për nderë dhe e falënderojë atë mjek. Për të kam respekt të veçantë dhe për te lutem në çdo namaz dhe në çdo rast. E falënderoj për atë ditë të bardhë, e cila na e zbardhi jetën dhe shpëtuam nga kjo vështirësi. Vazhdimisht do të lutem për te dhe për çdo njeri të sinqertë… Nga ky rast e mësova vlerën e duasë dhe Fuqinë e Zotit për të ndryshuar gjendjen. Mësova vlerën e durimit, duke shpresuar shpërblim dhe duke u lutur. Mësova të vlerësojë dhuratën e Zotit, i Cili udhëzon, cilin dëshiron Ai. Mësova vlerën e fjalës së sinqeritë. Vallë, si do të ishte gjendja nëse secili prej nesh do ta kryente detyrën e vet në atë mënyrë dhe me aq sinqeritet siç e kreu ai mjek atë ditë?! Sa e sa probleme do të zgjidheshin?!/albislam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit