1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gruevski lavdrohet me ekonomi afrikane

Më të lexuarat

Ekspertët thonë se rritja e kostos së jetesës në vitet e fundit ka ndikuar në anulimin e rritjes së Bruto prodhimit vendor për kokë banori në aspekt të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve. Bruto prodhimit vendor në viton 2006, ka qenë 2682 euro, ndërsa në vitin 2014, është rritur në 4126 euro, shpalli Enti shtetëror për statistik, në publikimin “Të dhëna më të mira-jetesë më të mirë”.

Duke pasur parasysh faktin se ajo është një nga parametrat kryesore ekonomike që duhet të ilustrojnë gjendjen e standardeve të jetesës së popullsisë, këto shifra ngrenë pyetjen se si rritja e Bruto prodhimit vendor për kokë banori, në vitet e fundit janë ndjerë nga qytetarët në jetën e përditshme.

Ekspertët sugjerojnë se kur shqyrtohet nëse ka një përmirësim në standardet e jetesës duhet të marrë parasysh rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, ujit dhe kosto të tjera të shërbimeve, si dhe çmimeve të ushqimit në nëntë vitet e fundit, dhe nëse ka një rënie të shkallës së personave të varfër

Profesoresha Emilia Stevanovska nga Instituti BAS i Menaxhimit tha se BPV për kokë banori prej 4.126 euro, në krahasim me 27.400 euro të  Bashkimit Evropian në vitin 2014, është tregues i punësimeve të pasigurta kohore, rrogët e ulëta dhe standardet e ulëta të jetesës, të cilat pa dyshim  ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror.

Akademiku dhe njëherit profesori Abdulmenaf Bexheti tha treguesi i Bruto prodhimit vendor për kokë banoriështë tregues mesatar që nuk flet për standardet e jetesës në aspektin cilësor, por më tepër si një ndryshim sasior.

Sipas mendimit tim, kjo statistikë nuk tregon pasqyrë reale e jetës së maqedonasve. Sa Maqedonasit janë më të pasur mund të vërehet në përqindjen e varfërisë, apo përqindjen e pagës mesatare, e cila është më e ulëta në rajon, dhe sipas fuqisë blerëse të qytetarëve, e cila çdo vit është e bëhet më i vogël, ka deklaruar Profesori Abdulmenaf Bexheti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit