Kryeministri Nikolla Gruevski duhet urgjentisht të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi politike për aksionin e fundit në Kumanovë ku mbetën të vrarë 8 policë.
Analistët janë të mendimit se gjatë çdo aksioni policor përgjegjësia është e komandës, që do të thotë e oficerit të policisë por mbi oficerin është ministri i Punëve të Brendshme dhe kryeministri i shtetit.
Ndërkohë familjarët e policëve të vrarë kanë paralajmëruar edhe padi ndaj kryeministrit mëson jozyrtarisht Zhurnal.
Padia ka të bëjë me atë se kryeministri Gruevski i ka angazhuar policët në një aksion të rrezikshëm pa u konsultuar paraprakisht për rreziqet e mundshme, pasi vetë bilanci i 8 policëve të vrarë nëkupton se dikush i ka vënë policët e Maqedonisë në një “thertore” të vërtetë.kohaislame