-2.5 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Gruda thotë se Marrëveshja për kufirin cenoi rëndë tërësinë territoriale

Më të lexuarat

Anëtari i Komisioni për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, profesori Zejnullah Gruda ka deklaruar se puna e ish-komisionit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi është karakterizuar nga mosnjohja e thellë e së drejtës ndërkombëtare, e së drejtës diplomatike dhe sidomos e së drejtës së traktateve, transmeton KP.

Kjo, sipas tij, nuk ka të bëjë vetëm me komisionin, por edhe me një numër të madh akterësh kosovarë nga fusha e marrëdhënieve me botën e jashtme.

Ai para kabinetit qeveritar është ndalur për punën e ish-komisionit në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, dhe vlerësimi i kësaj pune nuk mund të anashkalojë marrëveshjen e 2015 me Malin e Zi për kufirin, me të cilën është cenuar rënd tërësia territoriale e Kosovës, ka thënë Gruda.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit