E quajnë “Marine Le Pen e Turqisë” për shkak të përfshirjes për shumë vite në partinë e ekstremit të djathtë MHP.
Po ashtu ajo është kthyer në makthin e Erdogan në rrugën drejt rizgjedhjes. Jo sepse do të ketë një përqindje të barabartë me presidentin aktual, por për shkak se në qoftë se tejkalon 10% ju mund të kontrollojë përparimin triumfin e një presidenti suprem.
Meral Aksener, 61 vjeç, konsiderohet si forca e ardhshme e pushtetit në Turqi dhe pasardhësja e Erdogan. Krijimi një partie të qendrës së djathtë pak muaj më parë nuk ishte asgjë më shumë se një hap drejt synimeve të saj. Askener ishte, është dhe do të jetë një nacionaliste e vështirë, thjesht karriera politike i kërkon të hollojë verën me ujë, të paktën në fjalimet elektorale.
Themeloi “Partinë e Mirë” dhe shkon kudo. U drejtohet me përulje turqve, duke u përpjekur të zgjojë instiktet edhe të popullit analfabet thellë në Anadoll. Aksener kritikon ashpër Erdogan për të gjitha çështjet. Për luftën në Afrin ajo tha: “Për fat të keq, Turqia tani është një vend ku nuk ka dialog në politikën e jashtme, në parlament apo debat publik. Politika e jashtme janë deklaratat e z. Erdogan dhe si rezultat, ka pasoja. Sa për Ushtrinë e Lirë Siriane. Ne kemi filluar një operacion të vonuar në Afrina i cili synon të ofrojë siguri për Turqinë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo nuk është një luftë. Kemi filluar vetëm një operacion”
Sipas “Politiko”, fakti që Aksener është vazhdimisht në shënjestër të mediave pro-qeveritare të Turqisë tregon se qeveria turke është e shqetësuar për këtë. Ndërsa BBC në një analizë të kohëve të fundit thotë se presidenti Erdogan është duke u përpjekur për t’i “prerë krahët” kundërshtarit bazë, Meral Aksener, e cila ka krijuar tashmë një parti të re të qendrës së djathtë.