1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gruaja në Islam kundrejt traditës judeo-krishtere

Më të lexuarat

Dr. Sherif Muhamed

Parathënie

Dr. Sherif Muhamed është një mendimtar e shkrimtar i shquar me një të kaluar akademike si inxhinier elektrik. Është shumë aktiv në predikimin dhe përhapjen e Islamit dhe ka shkruar gjerësisht për çështje islame dhe problemet bashkëkohore shoqërore dhe politike që e kanë prekur gjerësisht botën. Ai tashti jeton në Kingston të Ontarios, Kanada.

Dr. Sherifi në hyrjen e tij thotë: “…shqetësimi im qëndron kryesisht në pozicionin e gruas në të tri fetë ashtu siç na shfaqet në burimet e tyre origjinale dhe jo si praktikohet prej miliona ndjekësve në të gjithë botën sot. Si rrjedhim, shumë prej fakteve të cituara vijnë prej Kuranit, thënieve të Profetit Muhamed, Biblës, Talmudit dhe thënieve të disa Etërve të Kishës që kanë ndikuar, pikëpamjet e të cilëve kanë kontribuar pamasë në përcaktimin dhe trajtësimin e Krishterimit. Ky interes për burimet lidhet me faktin që të kuptosh një aksh fe’ prej qëndrimit dhe sjelljes të disa ndjekësve të parëndësishëm të saj është të keqdrejtohesh. Shumë njerëz e ngatërrojnë kulturën me fenë, shumë të tjerë nuk e dijnë çfarë thonë librat e tyre fetarë dhe shumë të tjerë as që e çajnë kokën”.

Ky libër na adreson në çështjen që i përket statusit të gruas siç është dokumentuar në të trija fetë ibrahimite. Statusi i gruas në besimet e reveluara, përcaktuar prej, ndërmjet të tjera gjërave, të drejtave, privilegjeve dhe përgjegjësive, është ndoshta njëra prej të fundmeve të kuptuara dhe të shtrembëruarave, tashmë shumë të përfolura rreth çështjeve që i përkasin gruas – veçanërisht mitet që e rrethojnë statusin e gruas muslimane. Ky libër është i mirëdokumentuar me burime informacioni, të cilat janë nxjerrë dhe me referenca nga librat e shenjtë të Hebrenjve, Krishterëve dhe Muslimanëve dhe literaturë tjetër. Më ka bërë shumë përshtypje logjika dhe elokuenca e shprehur në stilin e të shkruarit prej dr. Sherif Muhamedit.

Ndërkohë që artikulli për gruan i dr. Xhemal Badauit na jep një kuptim të përgjithshëm të statusit të gruas në Islam, ky i dr. Sherifit është një analizë krahasuese i pikëpamjeve të feve ibrahimite në të gjithë gamën e çështjeve që e shqetësojnë gruan. Së bashku, ata i përgjigjen sulmit të përgjithshëm dhe propagandës së pamëshirshme kundra Islamit për këtë gjë. Veçanërisht libri i dr. Sherifit na paraqet hipokrizinë dhe standartin e dyfishtë me të cilin duan ta dënojnë gabimisht Islamin.

Ky libër davarit shumë keqkuptime rreth statusit të gruas të evidencuar në Kuran, bën dallime midis besimit real islam dhe praktikave të ndryshme të muslimaneve të ndikuara nga kultura dhe zakonet shoqërore dhe na ndriçon heterogjenitetin e statusit të gruas muslimane. Nga pikëpamja e shpërndarjes së keqkuptimeve jo vetëm ndërmjet jo-muslimanëve perëndimorë por gjithashtu ndërmjet shumë muslimanëve për këtë gjë, ky libër duhet të lexohet nga të gjithë. Duke davaritur disa mite, ky libër gjithashtu nxjerr në pah perspektivën e ndërtimit të marrëdhënieve harmonike ndërmjet jo-muslimanëve dhe muslimanëve. Ky libër i shquar është një detyrim për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin statusin e gruas në të trija fetë e reveluara dhe për të gjithë ata që duan ta kërkojnë të vërtetën vetë.

Nazri Sobhan

 

Hyrje

 

Pesë vjet më parë, në “Toronto Star” të 3 korrikut 1990, lexova një shkrim të titulluar “Islami nuk është vetëm në doktrinat patriarkale”, prej Guejn Dajer. Shkrimi përshkruan reaksionin e furishëm të pjesëmarrësve në një konferencë për gruan e mbajtur në Montreal (Kanada), për komentet e bëra nga një feministe e famshme egjiptiane dr. Naval Sadaui. Përshkrimi i saj “politikisht jokorrekt” përfshinte: “elementet më shtrënguese kundrejt gruas mund të gjenden fillimisht në Judaizëm, në “Dhjatën e Vjetër”, pastaj në Krishterim dhe më tej në Kuran”; “të gjitha fetë janë patriarkale sepse qysh në trung janë shoqëri patriarkale”; “mbulesa e gruas nuk është një praktikë specifike e Islamit por një trashëgimi e hershme kulturore me analogji në fetë simotra”.

Pjesëmarrësit nuk mund ta duronin që të rrinin të qetë ndërkohë që fetë e tyre po krahasoheshin me Islamin. Kështu që dr. Sadaui mori një tufë kritikash. “Komentet e dr. Sadauit janë të papranueshme. Përgjigjet e saj na zbulojnë një mungesë mirëkuptimi rreth besimeve të popujve të tjerë”, deklaroi Bernisë Dybua e Lëvizjes Botërore të Nënave (World Movement of Mothers). “Unë protestoj”, tha fotografja Alis Shalvi e Israel Women’s Network, “nuk ka asnjë lloj koncepti të mbulesës në judaizëm”. Shkrimi ia atribuonte këto protesta të furishme, të tendencës së fortë në Perëndim për ta dënuar Islamin për praktikat që janë në një pjesë të madhe e vetë trashëgimisë kulturore të Perëndimit. “Feministet e krishtera dhe hebreje nuk do të ulen në të njëjtin vend ku diskutohet në të njëjtën kategori me ato muslimane të dobëta”, shkroi Guejn Dajer.

Nuk isha i befasuar që pjesëmarrësit e konferencës shfaqën një pikëpamje kaq negative për Islamin, veçanërisht kur bëhet fjalë për gruan. Në Perëndim besohet se Islami është simboli i nënshtrimit të gruas. Që ta kuptojmë se sa i fortë është ky besim, na mjafton të përmendim se Ministri i Edukimit në Francë, vendi i Volterit, ka urdhëruar së fundmi përjashtimin e të gjitha femrave të reja muslimane, të cilat mbulohen nga shkollat franceze (The Globe and Mail, 4 tetor 1994)! Një e re muslimane që ka hedhur një mbulesë koke i mohohet e drejta e saj për t’u arsimuar në Francë, ndërsa një student katolik që mban një kryq apo një student hebre që mban një simbol të tijin nuk i ndodh gjë. Skena e një polici francez që ndalon të hyjë femrat muslimane me kokë të mbuluar në shkollën e tyre të mesme janë të paharrueshme. Kjo na shtyn të kujtojmë një tjetër skenë fatkeqësisht të ngjashme me guvernatorin Xhorxh Uallas të Alabamas në 1962 që qëndronte në hyrjen kryesore të shkollës për të ndaluar hyrjen e studentave zezakë për të parandaluar desegregacionin racor në shkollat e Alabamas. Ndryshimi midis këtyre dy skenave është ai që studentët zezakë kishin simpatinë e një pjese të madhe të popullit në SHBA dhe në të gjithë botën. Presidenti Kenedi dërgoi Gardën Kombëtare të SHBA-së që t’i fusnin me forcë studentët zezakë në shkollë. Nga ana tjetër, vajzat muslimane nuk patën ndihmë prej dikujt. Çështja e tyre duket se pati shumë pak simpati qoftë brenda apo jashtë Francës.

Ajo çka më intrigoi mua më tepër në Konferencën e Montrealit, ishte një pyetje: A ishin pohimet e bëra nga Sadaui apo ndonjë nga kritikat e saj të faktuara? Me fjalë të tjera, a kishin Judaizmi, Krishterimi dhe Islami të njëjtin koncept për gruan? A janë ato të ndryshëm në konceptime? A i ofron Judaizmi dhe Krishterimi, me të vërtetë gruas një trajtim më të mirë se sa Islami e bën? Kush është e vërteta?

Nuk është e lehtë të kërkosh për këtë dhe të gjesh përgjigjet për këto pyetje të vështira. Vështirësia e parë është që ti duhet të jesh i ndershëm dhe objektiv ose së paku të bësh përpjekjen më të madhe për të qenë i tillë. Kjo është ajo çka na mëson Islami. Kurani na ka mësuar që të themi të vërtetën edhe sikur të tjerëve të mos u pëlqejë ajo:

Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për kundër të afërmit dhe zotimin dhënë Allahut plotësojeni”. (Enamë, 152)

O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta”. (Nisa, 135)

Vështirësia tjetër e madhe ishte shpartallimi pikë për pikë i subjektit. Megjithatë gjatë këtyre viteve të fundit kam kaluar shumë orë duke lexuar Biblën, Enciklopedinë e Feve dhe Enciklopedinë Judaike duke kërkuar për përgjigjet. Gjithashtu kam lexuar libra të ndryshëm, të cilët diskutojnë për pozicionin e gruas në fe të ndryshme, të shkruar nga dijetarë, apologjetë e kritikë. Materiali i paraqitur në krerët vijues përfaqëson gjetjet e rëndësishme të këtij kërkimi modest. Unë nuk mëtoj që të kem qenë absolutisht objektiv. Kjo shkon përtej aftësisë sime të kufizuar. Ajo çka mund të them është se jam munduar të jem, në të gjithë këtë kërkim, mbështetës i idealit kuranor “folës i drejtë”.

Do të doja të theksoja në këtë hyrje se qëllimi im për këtë studim nuk është denigrimi i Judaizmit apo i Krishterimit. Si muslimanë neve besojmë në origjinën hyjnore të të dyjave. Askush nuk mund të jetë musliman pa besuar në Moisiun dhe Jezusin si profetë të mëdhenj të Zotit. Synimi im është ta mbroj me të drejtë Islamin që për një kohë të gjatë s’është bërë në Perëndim dhe të paguaj tributin tim ndaj Mesazhit të vërtetë përfundimtar të Zotit për racën njerëzore. Gjithashtu dëshiroj të theksoj se jam marrë vetëm me Doktrinën. Shqetësimi im qëndron kryesisht në pozicionin e gruas në të tri fetë ashtu siç na shfaqet në burimet e tyre origjinale dhe jo si praktikohet prej miliona ndjekësve në të gjithë botën sot. Si rrjedhim, shumë prej fakteve të cituara vijnë prej Kuranit, thënieve të Profetit Muhamed, Biblës, Talmudit dhe thënieve të disa Etërve të Kishës që kanë ndikuar, pikëpamjet e të cilëve kanë kontribuar pamasë në përcaktimin dhe trajtësimin e Krishterimit. Ky interes për burimet lidhet me faktin që të kuptosh një aksh fe’ prej qëndrimit dhe sjelljes të disa ndjekësve të parëndësishëm të saj është të keqdrejtohesh. Shumë njerëz e ngatërrojnë kulturën me fenë, shumë të tjerë nuk e dijnë çfarë thonë librat e tyre fetarë dhe shumë të tjerë as që e çajnë kokën.

 

 

Faji i Evës?

 

Të tri fetë bashkohen në një fakt themelor: Të dy burri dhe gruaja janë të krijuar nga Zoti, Krijuesi i të gjithë universit. Megjithatë mospajtimet nisin shpejt pas krijimit të njeriut të parë Adamit dhe gruas së parë Evës. Konceptimi judeo-krishterë për krijimin e Adamit dhe Evës na rrëfehet me imtësi në Zanafillën 2: 4-3: 24. Zoti ua ndaloi të dyve të hanin nga frutat e pemës së ndaluar. Gjarpëri e joshi Evën të hante prej saj dhe më pas ajo e joshi Adamin të hante me të. Kur Zoti e qortoi Adamin për atë çka bëri, ai ia hodhi të gjithë fajin Evës: “Gruaja, të cilën ma dhe mua; ajo më dha disa fruta nga pema dhe unë i hëngra ato”. Për pasojë, Zoti i thotë Evës:

“Unë do të t’i rris dhimbjet e tua gjatë lindjes; me dhimbje ti do ta nxjerrësh në dritë fëmijën. Ti do ta dëshirosh burrin tënd dhe ai do të të sundojë ty”.

Ndërsa Adamit, Ai i thotë:

“Për atë që ti e dëgjove gruan tënde dhe hëngre prej pemës… Mallkuar qoftë toka prej teje; me punë të mundimshme ju do të ushqeheni të gjitha ditët e jetës tuaj…”.

Koncepti Islam i krijimit të parë gjehet në vende të ndryshme në Kuran, psh:

“(Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në xhenet, hani nga të doni e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zullumqarëve (të vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi ju të dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve. Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: unë jam këshillues për ju. Atëhere me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhenetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju të dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju të dyve se shejtani është armik i hapur për ju?!” Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë (dëm) vetvetes sonë, e në qoftë se nuk na mbulon (mëkatin) dhe nuk na mëshiron, ne me siguri jemi prej të shkatërruarve”! (Arafë, 19-23)

Po t’i hedhësh një vështrim të kujdesshëm brendisë së dy historive të Krijimit na zbulojnë disa ndryshime thelbësore. Kurani, në të kundërt me Biblën, i qorton njësoj të dy Adamin dhe Evën për gabimin e tyre. Askërkund në Kuran nuk mund të gjesh qoftë edhe aluzionin më të vogël që Eva e tundoi Adamin të hante nga pema apo qoftë të kishte ngrënë përpara tij. Eva në Kuran nuk është tunduese, as joshëse dhe as mashtruese. Për më tepër, Eva nuk fajësohet për dhimbjet e lindjes. Zoti, duke u bazuar në Kuran, nuk dënon kërkend për fajet e tjetrit. Të dy së bashku, Adami me Evën e bënë mëkatin dhe pastaj i kërkuan Zotit falje dhe Ai i fali që të dy.

 

 

Trashëgimia e Evës

 

Imazhi i Evës si tunduese në Bibël ka përfunduar me një impakt tejet negativ për gruan në të gjithë traditën judeo-krishtere. Të gjitha gratë besohet se kanë trashëguar nga nëna e tyre, Eva biblike, të dyja, fajësinë dhe gënjeshtrën. Për pasojë, ato të gjitha janë të pabesueshme, moralisht të ulëta dhe të dobëta. Menstruacionet, barra dhe lindja konsiderohen si dënimi i duhur për fajin e përjetshëm të seksit të mallkuar femëror. Me qëllim që të vlerësojmë se sa negativ ka qenë përplasja e Evës biblike në të gjitha pasardhëset e saj femërore na duhet të shikojmë në shkrimet e disa prej Hebrejve dhe të Krishterëve të rëndësishëm të të gjithë kohërave. Le të nisim shfletimin me Dhjatën e Vjetër dhe të shohim pjesë nga nga të ashtuquajturat Letërsi e Shenjtë në të cilën gjejmë*:

“Gjej se më e hidhur se vdekja është gruaja: është lak gjuetarësh, zemra e saj është rrjetë e duart e saj zinxhira. Kush i pëlqen Hyjit i ikën asaj kurse mëkatari zihet prej saj… çka ende kërkoj e s’mund ta gjej është kjo: Ndër një mijë gjeta vetëm një burrë, por një grua ndër të gjitha nuk e gjeta”. (Libri i Kishtarit, 7: 26, 28)

Në një pjesë tjetër të letërsisë hebreje, e cila gjendet edhe në Biblën Katolike ne lexojmë:

“…çdo prapësi por jo prapësi e gruas… Prej gruas zuri fill mëkati e për faj të saj të gjithë vdesim”. (Libri i Siracidit, 25: 19, 33)

Rabinët judenj radhisin nëntë mallkime të shkaktuara nga gratë si rezultat i Rënies: Gruas Ai i ka dhënë nëntë mallkime: barrën e gjakut të mestruacioneve dhe të gjakut të virgjërisë; barrën e shtatëzanisë, të lindjes, të rritjes së fëmijëve; koka e tyre rri gjithnjë e mbuluar;ato shpojnë veshët e tyre njësoj si skllavet e përhershme apo skllavet e vogla që i shërbejnë padronëve të tyre; dëahmia e tyre nuk pranohet; dhe më pas mallkimi i fundit vdekja” (Leonard J. Swidler, Women in Judaism: the Status of Women in Formative Judaism (Metuchen, N.J: Scarecrow Press, 1976) p. 115)

Edhe në ditët e sotme, Judenjtë ortodoksë në lutjen e tyre mëngjesore të përditshme recitojnë: “Lavdëruar qoftë Zoti Mbreti i të gjithë universit që Ai nuk më bëri mua një grua”. Gratë, nga ana tjetër, falenderojnë Zotin çdo mëngjes që “më bëre mua në përputhje me vullnetin e tyre”. (Thena Kendah, “Kujtime nga një i ri Ortodoks”, Suzana Heshel, botim i: Të qenit feministe hebreje, New York: Schocken Books, 1983, fq. 96-97) Një tjetër lutje që mund të gjehet në shumë libra lutjesh judaike: “Lavdëruar qoftë Zoti që nuk më ka krijuar mua një xhentil*. Lavdëruar qoftë Zoti që nuk më ka krijuar mua një grua. Lavdëruar qoftë Zoti që nuk më ka krijuar mua një të pagdhendur”. (Suidler, vep. cit. fq. 80-81)

Eva biblike ka luajtur një rol më të madh në Krishterim se sa në Judaizëm. Mëkati i saj ka drejtuar të gjithë besimin e krishterë sepse koncepti i krishterë për shkakun e misionit të Jezu Krishtit në Tokë trungëzohet te mosbindja e Evës ndaj Zotit. Ajo mëkatoi dhe pastaj e tërhoqi Adamin ta ndiqte atë. Për pasojë, Zoti i përzuri që të dy ata nga Parajsa për në Tokë, e cila u mallkua për shkakun e tyre. Ata ua trashëguan mëkatin e tyre, i cili nuk u fal nga ana e Zotit të gjithë pasardhësve të tyre dhe për këtë të gjithë njerëzit lindin mëkatarë. Me qëllim që të pastrojë qeniet njerëzore nga “mëkati” i tyre origjinal, Zotit iu desh të sakrifikonte në kryq Jezusin që konsiderohet të jetë Biri i Zotit. Prandaj, Eva është përgjegjëse për mëkatin e saj, e burrit të saj, mëkatin origjinal të të gjithë njerëzimit dhe vdekjen e Birit të Zotit. Me fjalë të tjera, një grua duke vepruar vetë shkaktoi rënien e njerëzisë (Rozmari R. Ruter, “Krishterimi” në Arvind Sharma, Women in World Religions, Albany: State University of New York Press 1987, fq. 209). Ç’mund të themi për bijat e saj? Ato janë mëkatare si ajo dhe duhen të trajtohen si të tilla. Ndiqeni tonin e ashpër të Shën Palit në Dhjatën e Re:

“Në kohën e mësimit gruaja le të dëgjojë në heshtje dhe me nënshtrim të plotë. Nuk lejoj që gruaja të mësojë në Kishë as të sundojë burrin, por – të rrijë në qetësi. Sepse i pari u krijua Adami, atëhere Eva. Dhe nuk qe gënjyer Adami, por, gruaja e gënjyer, e theu urdhrin”. (1 Timoti 2: 11-14)

Shën Tertuliani është më i ashpër se sa Shën Pali kur ai iu drejtohet “motrave të tij shumë të dashura” në fe dhe thotë (për të gjitha thëniet e shenjtorëve të shquar shih Karen Armstrong, Gruaja sipas Ungjillit, Londër, Elm Tree Books 1986, fq. 52-62. Shih gjithashtu Nensi Van Vuren, Shkatërrimi i grave praktikuar nga Kisha, gjahtarë shtrigash dhe seksiste të tjera; Filadelfia: Westminister Press, fq. 28-30):

“A e dini që secila prej jush është një Evë? Gjykimi i Zotit për këtë gjininë tuaj vazhdon edhe në kohën e sotme: domosdoshmërisht që edhe faji gjithashtu. Ju jeni porta e Djallit: Ju jeni çvulosëset e pemës së ndaluar. Ju jeni dezertueset e para të ligjit hyjnor. Ju jeni ato që e bindët atë, të cilin djalli nuk ishte aq i zoti sa ta sulmonte. Ju e shkatërruat kaq lehtë pamjen e Zotit, burrin. Për llogari të dezertimit tuaj deri edhe Birit të Zotit iu desh të vdesë”.

Shën Agustini ishte i sigurtë për trashëgiminë e paraardhësve të tij, ai i shkruante një miku:

“Kush do të ishte ndryshimi në një grua apo në një nënë, është e njëjta Evë tunduese, së cilës ne duhet t’i ruhemi në çdo grua… Unë nuk e di çfarë e bën gruan të përdorshme nëse do të përjashtonim funksionin e të bërit fëmijë”.

Shekuj më vonë, Shën Toma i Akuinit vazhdonte ta konsideronte gruan të papërkryer:

“Siç i takon natyrës individuale, gruaja është e papërkryer dhe e keqnisur, për forcën aktive të mashkullit fara e tij përpiqet të riprodhohet me një kënaqësi; ndërsa prodhimi i gruas vjen prej një difekti të forcës aktive apo të një pamundësie materiali, apo qoftë edhe prej ndikimesh të jashtme”.

Dhe në fund, reformatori i mirënjohur Martin Luter nuk shihte ndonjë përfitim nga gruaja por të sjelli në botë sa më tepër që të jetë e mundur fëmijë pa marrë parasysh asnjë efekt:

“Nëse ato lodhen apo edhe sikur të vdesin kjo nuk ka rëndësi. Lerini ato të vdesin gjatë lindjes, për këtë ato janë”.

Vazhdimisht gratë janë denigruar për shkak të imazhit të Evës tunduese, falë rrëfimit të Zanafillës. Që ta përmbledhim, konceptimi judeo-krishterë për gruan është helmuar nga besimi në natyrën mëkatare të Evës dhe pasardhësve të saj femërore.

Nëse ne do ta kthenim vëmendjen në atë çka Kurani për të thënë rreth gruas, ne shumë shpejt do të konstatojmë se konceptimi islam për gruan është kryekëput i ndryshëm nga ai i judeo-krishterë. Le të flasi vetë Kurani:

Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuresit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (Ahzabë, 35)

Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhnjyes, i urtë”. (Teube, 71)

Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër”. (Ali Imran, 195)

Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë”. (Gafir, 40)

Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (Nahl, 97)

Është e kthjellët që këndvështrimi kuranor për gruan nuk është i ndryshëm nga ai i burrit. Ata që të dy janë krijesa të Zotit, synimi i të cilëve në tokë është të adhurojnë Zotin e tyre, të bëjnë vepra të mira, të ndalojnë të keqen dhe që të dy do të vlerësohen sipas tyre. Kurani asnjë herë nuk e përmend që gruaja është porta e djallit ose që ajo është gënjeshtare për natyrë. Kurani gjithashtu asnjë herë nuk e përmend që burri është pamja e Zotit; të gjithë gra e burra janë krijesa të tij, kjo është e gjitha. Sipas Kuranit, roli i gruas në Tokë nuk kufizohet vetëm të pjelli. Asaj i kërkohet që të bëjë sa më shumë vepra të mira po aq sa edhe çdo burri tjetër i kërkohet të bëjë. Kurani kurrë nuk thotë se nuk ka ekzistuar ndonjë grua e lartë ndonjëherë. Përkundrazi Kurani i mëson të gjithë besimtarët, grave po aq sa burrave, të ndjekin shembullin e atyre grave ideale si Virgjëresha Mari dhe e shoqja Faraonit:

E  atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bëj një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor! Edhe Merjemen të bijën e Imranit që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme”. (Tahrimë, 11-12)

 

 

Bija që të turpërojnë

 

Në fakt, ndryshimi ndërmjet qëndrimit biblik dhe kuranor kundrejt seksit femëror nis në çastin kur një femër lind. Psh, Bibla shpall që periudha e papastërtisë rituale të gruas është dyfish e gjatë nëse lind një vajzë se sa po të ishte djalë (Lev. 12: 2-5). Bibla Katolike e shpall në mënyrë të qartë që:

“E nëse është vajzë, i lind për poshtërim”. (Libri i Siracidit, 22: 3)

Në të kundërt me këtë gjendje, djemtë marrin lavdërime të posaçme:

“Kush e mëson mirë djalin e vet, e bën smirëzi armikun e vet”. (Libri i Siracidit, 30: 3)

Rabinët judenj ua bëjnë të detyrueshme burrave hebrenj të prodhojnë pasardhës me qëllim që të shtojnë racën. Në të njëjtën kohë, ato nuk e fshehin parapëlqimin e tyre për fëmijë meshkuj: “Është mirë për ata, të cilët fëmijët i kanë meshkuj por jo për ata, të cilët i kanë femra”, “Për lindjen e një djali të gjithë gëzojnë… për lindjen e një vajze të gjithë brengosen”, dhe “Kur një djalë vjen në botë, paqja vjen në botë… Kur një vajzë vjen asgjë nuk ndodh”. (Suidler, vep. cit. fq. 140)

Vajza konsiderohet si një barrë e dhimbshme, një burim i madh turpi për babain e saj:

“Nëse e ke vajzën të padëgjueshme, shtoje rojën që të mos të bëjë përqeshje të armiqve, përrallë të qytetit e përbuzje të popullit e të të bëjë të humbasësh nderin para të gjithëve”. (Libri i Siracidit, 42: 11)

“Mbi vajzën kryeneçe forcoje mbikqyrjen, që të mos e shpërdorojë rastin e volitshëm. Ruaj se josh syri i pandershëm që të mos çuditesh nëse të shpie në faj”. (Libri i Siracidit, 26: 13-14)

Ishte e njëjta ide e trajtimit të vajzave si burime turpi  për prindërit që i çoi  paganët arabë, përpara ardhjes së Islamit, të praktikojnë groposjen e fëmijëve femra. Kurani e dënon rreptësisht kështu këtë praktikë të urrejtur:

Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej (mendon), a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre”. (Nahl, 59)

Na duhet që ta përmendim se ky krim i mbrapshtë nuk do të kishte ndaluar kurrë po të mos ishte për gjuhën e ashpër me të cilën i dënon Kurani këto praktika (Nahl, 59; Zuhruf, 17; Tekvir, 8-9). Kurani për më tepër nuk bën dallim midis vajzës dhe djalit. Në të kundërt me Biblën, Kurani e konsideron lindjen e një femre si dhuratë dhe bekim nga Zoti, njësoj si lindjen e një mashkulli. Madje Kurani e përmend lindjen e një femre si dhuratë të parën:

Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; ai i fal vetëm femra atij që do, e i fal vetëm meshkuj atij që do”. (Shura, 49)

Me qëllim që të zhduki të gjitha gjurmët e vrasjes së vajzave në shoqërinë muslimane të sapolindur, Profeti Muhamed u premtoi atyre që qenë bekuar me vajza me një shpërblim të madh nëse ata do t’i rrisnin ato mirë: “Ai që do të merret me rritjen e vajzave dhe i trajton ato me mirësi, do të ketë mbrojtje për të nga zjarri i xhehenemit”. (Buhariu dhe Muslimi) “Kushdo që i mban dy vajza deri sa ato arrijnë moshën madhore, ai dhe unë do të vijmë Ditën e Ringjalljes kështu; dhe ai i bashkoi gishtat e tij” (Muslimi)

 

 

Edukohet femra?

 

Ndryshimi midis konceptimit biblik dhe kuranor për gruan nuk kufizohet vetëm me femrën e sapolindur por shtyhet edhe më tej se kaq. Le t’i krahasojmë qëndrimet e tyre kundrejt një femre që përpiqet të mësojë fenë e saj. Zemra e Judaizmit është Torahu, ligji. Sidoqoftë, sipas Talmudit “gratë janë të çliruara prej studimit të Torahut”. Disa rabinë judenj të patundur shpallin “Fjalët e Torahut më mirë të shkatërrohen nga zjarri se sa t’i jepen gruas”, dhe “Kush i mëson vajzës së tij Torahun është sikur ai i ka mësuar asaj gjëra të neveritshme”. (Denisa L. Karmodi, Judaizmi” në Arvind Sharma, vep. cit. fq. 197)

Qëndrimi i Shën Palit në Dhjatën e Re nuk është më i kthjellët:

“Sikurse edhe në të gjitha kishat e shenjtërve, gratë le të heshtojnë në Mbledhje: nuk është e lejueshme të flasin; por, sikurse edhe Ligji thotë, le të dëgjojnë. Po dëshiruan të mësojnë ndonjë send, le t’i pyesin burrat e vet në shtëpi sepse nuk i ka hije gruas të flasë në Mbledhje”. (1 Korintianëve 14: 34-35)

Si mundet që të mësojë një grua nëse asaj nuk i lejohet të flasi? Si mund të ngrihet një grua intelektualisht nëse ajo detyrohet me një gjendje totale nënshtrimi? Si mundet që ta zgjerojë horizontin e saj nëse burimi i saj i vetëm i informacionit është burri i saj në shtëpi?

Tashti për të qenë të ndershëm, ne duhet të pyesim: a është pozicioni kuranor më i ndryshëm? Një histori e shkurtër e rrëfyer në Kuran na e përmbledh pozicionin e saj në mënyrë koncize. Haulah ishte një grua muslimane, së cilës i shoqi Ausi i shpalli këtë qëndrim në një çast zemërimi: “Ti je për mua si shpina e nënës sime”. Kjo për paganët arabë ishte një gjendje divorci, e cila e çlironte burrin nga çdo përgjegjësi bashkëshortore por që nuk e linte gruan të lirë që të largohej prej shtëpisë së burrit apo të martohej me një tjetër burrë. Duke dëgjuar këto fjalë prej burrit të saj, Haulah ishte në një gjendje të mjerueshme. Ajo shkoi drejt e te Profeti i Islamit t’ia parashtronte rastin e saj. Profeti ishte i mendimit që duhet të bënte durim përderisa nuk dukej të kishte rrugëdalje. Haulah vazhdonte të debatonte me Profetin në përpjekjen për të shpëtuar martesën e saj të pezulluar. Shkurtimisht, ndërhyn Kurani dhe kërkesa e Haulas pranohet. Vendimi hyjnor e anulloi këtë zakon të padrejtë. Një sure e tërë (Sure 58) e Kuranit, titulli i së cilës është Muxhadele ose pas këtij incidenti u quajt “Gruaja që debaton”:

Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj, e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet që u ankua tek Allahu; prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë”. (Muxhadele, 1)

Një grua për konceptin kuranor ka të drejtën të debatojë qoftë edhe me Profetin e Islamit vetë. Askush nuk ka të drejtën që ta mësojë atë që te heshti. Ajo nuk ka asnjë detyrim ta konsiderojë bashkëshortin e saj të vetmen referencë në çështje të ligjit dhe të fesë.

 

 

Grua e papastër dhe e fëlliqur

 

Rregullat dhe ligjet judaike për sa i përket gruas me menstruacione janë ekstremisht shtrënguese. Dhjata e Vjetër e konsideron çdo grua me menstruacione si të papastër dhe të fëlliqur. Për më tepër që papastërtia e saj i infekton të tjerët po aq. Çdokush apo çdogjë që preket prej saj bëhet e papastër për një ditë:

“Gruaja që në krye të muajit vuan nga derdhja e gjakut, le të jetë shtatë ditë e papastër. Kushdo që ta prekë do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Në çkado të bjerë ratë ose të rrijë ndenjur ajo gjatë kohës së ndarjes, do të jetë e papastër. Kush ta prekë shtrojën e saj, le t’i lajë petkat e veta dhe pasi të jetë larë edhe ai vetë, le të mbesi i papastër deri në mbrëmje. Çdo ulëse mbi të cilën ajo të ketë ndenjur, kush ta prekë, le t’i lajë petkat e veta e le të lahet në ujë e do të jetë deri në mbrëmje i papastër. Dhe kushdo të prekë shtrojën e çkado që ka qenë mbi shtrojën e saj ose mbi çdo send mbi të cilin ajo ka ndenjur, le të jetë i papastër deri në mbrëmje”. (Levitiku, 15: 19-23)

Në saje të natyrës së saj “ndotëse”, një grua me menstruacione shumë herë “dëbohej” me qëllim që të ndalohej çdo mundësi kontaktimi me atë. Ajo dërgohej në një shtëpi të veçantë që quhej “shtëpia e të papastrave” për të gjithë kohën e papastërtisë së saj (Suidler, vep. cit. fq. 137). Talmudi e konsideron një grua me menstruacione “fatale” madje pa pasur kontakt fizik:

“Rabinët tanë na mësojnë:…nëse një grua me menstruacione kalon midis dy burrave, nëse është në fillim të tyre njërin prej tyre do ta vrasi dhe nëse është në fund të tyre ajo do të jetë shkaku që i grindjes së tyre”. (Pes. 111a.)

Për më tepër, bashkëshorti i një gruaje me menstruacione i ndalohet të hyjë në sinagogë nëse ai është bërë i papastër nga ajo prej baltës së poshtë këmbëve. Një prift, të cilit gruaja, vajza ose nëna është me menstruacione nuk mund t’i japi bekimet e tij në sinagogë (Suidler, vep. cit. fq. 138). Pa u çuditur, shumë gra judeje vazhdojnë t’i referohen menstruacioneve si “mallkimi”. (Salli Prisand, Judaizmi dhe gruaja e re, Nju Jork: Behrman House, Inc., 1975, fq. 24)

Islami nuk e konsideron një grua me menstruacione zotëruese të ndonjë “papastërtie ngjitëse”. Ajo nuk është as “e paprekshme”, as “e mallkuar”. Ajo praktikon jetën e saj normale vetëm me një ndalim: Një çift i martuar, janë të ndaluar të kenë marrëdhënie seksuale gjatë periudhës së menstruacioneve. Një grua me menstruacione është e çliruar prej disa ritualeve si faljet ditore dhe agjërimi gjatë muajit të Ramazanit.

 

 

Të dhënit dëshmi

 

Një tjetër çështje në të cilën Kurani dhe Bibla nuk pajtohen është çështja e të dhënit dëshmi e gruas. Është e vërtetë që Kurani i ka mësuar besimtarët të bien në marrëveshje duke marrë dy dëshmitarë meshkuj ose një mashkull dhe dy femra (Bekare, 282). Sidoqoftë, është gjithashtu e vërtetë që Kurani në situata të tjera e pranon dëshminë e gruas si të barabartë me atë të një burri. Në fakt dëshmia e gruas madje mund të vleftësojë atë të burrit. Nëse një burrë e akuzon gruan e tij si të pamoralshme, atij i kërkohet nga Kurani të betohet solemnisht 5 herë si fakt i fajësisë së gruas. Nëse gruaja e tij e mohon dhe betohet ngjashëm 5 herë, ajo nuk konsiderohet fajtore dhe në secilin rast martesa zgjidhet (Nurë, 6-11).

Nga ana tjetër, nuk janë lejuar të japin dëshmi në shoqërinë e hershme hebreje (Suidler, vep. cit. fq. 115). Rabinët e kanë llogaritur gruan si të paaftë për të dhënë dëshmi midis nëntë mallkimeve që u janë dhënë të gjitha grave për shkak të Rënies (shih edhe mestitullin “Trashëgimia e Evës”). Gratë në Izraelin e sotëm nuk lejohen të japin fakte në gjyqet e rabinëve (Lesli Hazëllton, Gruaja izraelite Realiteti përtej mitit; Nju Jork, Simon and Schuster 1977, fq. 41). Rabinët e justifikojnë përse gruaja nuk mund të japi dëshmi duke cituar Zanafillën 18: 9-16, ku na tregohet që Sara, bashkëshortja e Abrahamit ka gënjyer. Rabinët e përdorin këtë incident si fakt që gruaja është e pakualifikueshme për të dhënë dëshmi. Na duhet të shënojmë që kjo histori e rrëfyer në Zanafilla 18: 9-16, është përmendur më shumë se një herë në Kuran pa asnjë aluzion të ndonjë gënjeshtre nga Sara (Hud, 69-74; Dharijatë, 24-30). Në Perëndimin e Krishterë, të dy ligjet kishtari dhe civili i përjashtonin gratë nga të dhënit dëshmi deri në fund të shekullit të kaluar (Matilda J. Geixh, Gruaja, Kisha dhe Shteti, Nju Jork; Truth Seeker Company 1893, fq. 142).

Nëse një burrë e akuzon gruan e tij për imoralitet, dëshmia e saj nuk do të merret parasysh fare, kjo sipas Biblës. Gruaja e akuzuar ka për t’u bërë subjekt i një gjyqi të rregullt. Në këtë gjyq, gruas i duhet të ballafaqohet me një ritual kompleks e poshtërues, i cili supozohet se provon fajësinë ose pafajësinë e saj (Numrat, 5: 11-31). Nëse ajo do të gjehet fajtore pas këtij gjyqi, ajo do të dënohet me vdekje. Nëse nuk do të gjehet fajtore, burri i saj do të jetë i pafajshëm për çdo keqbërje.

Përveç kësaj, nëse një burrë merr një grua për bashkëshorte dhe pastaj e akuzon atë që nuk ka qenë e virgjër, dëshmia e vetë asaj nuk llogaritet. Të afërmit e saj duhet të sjellin fakte për virgjërinë e saj përpara më të vjetërve të qytetit. Nëse të afërmit nuk munden që ta provojnë pafajësinë e vajzës së tyre, ajo do të qëllohet me gurë për vdekje te dera e babait të saj. Nëse të afërmit janë të aftë të provojnë pafajësinë e saj, bashkëshorti do të dënohet vetëm me 100 sikla* argjendi dhe nuk mund ta divorcojë gruan e tij për aq sa do të jetojë:

“Kur ndokush martohet dhe bashkëjeton me gruan por pastaj e urren, i shpifet për punë të liga e ia merr nderin duke thënë: ‘Unë e mora këtë për grua por kur iu afrova nuk e gjeta të virgjër’, atëhere i ati dhe e ëma e vajzës le t’i marrin e le t’i çojnë me vete shenjat e virgjërisë së vajzës te pleqtë e qytetit, te dera. I ati le të thotë: ‘Këtij burri ia dhashë bijën time për grua. Ky, pasi e urren, ia qiti zërin e keq saqë thotë: ‘Nuk e gjeta vajzën tënde të virgjër’; e pra, ja shenjat e virgjërisë së vajzës sime’. Atëhere le ta shtrijnë petkun para pleqve të qytetit. Atëhere pleqtë e qytetit le ta marrin burrin e saj dhe le ta rrahin e për më tepër le ta dënojnë me njëqind sikla të argjendta, të cilat do t’ia japin babës së vajzës sepse u përhap një zë tejet i keq për një virgjëreshë të Izraelit dhe i duhet ta marrë për grua dhe nuk do të mund ta lëshojë për jetë. Por nëse është e vërtetë ç’thotë ai, nëse vajza vërtet nuk u gjet e virgjër, le ta qesin te dera e babës së saj dhe burrat e atij qyteti le ta vrasin me gurë dhe le të vdesë, sepse bëri poshtërsi në Izrael: fëlligështoi në shtëpinë e t’et. Kështu do ta çrrënjosësh të keqen prej mesit tënd” (Ligji i përtërirë, 22: 13-21).

 

 

Shkelja e kurorës

 

Shkelja e kurorës dhe kurvërimi konsiderohen mëkate në të gjitha fetë. Bibla dekreton dënimin me vdekje për të dy, shkelësin dhe shkelësen (Levitiku, 20: 10). Islami gjithashtu i dënon njësoj të dy shkelësin dhe shkelësen (Nurë, 2). Sidoqoftë, përcaktimi kuranor i shkelësit të kurorës është shumë i ndryshëm nga përcaktimi biblik. Shkelja e kurorës, sipas Kuranit, është kur një burrë i martuar ose grua e martuar merret me marrëdhënie jashtëmartesore. Bibla konsideron vetëm marrëdhëniet jashtëmartesore të gruas së martuar si shkelje kurore (Levitiku, 20: 10; Ligji i Përtërirë, 22: 22; Proverbat, 6: 20-7: 27).

“Kush bën kurorëthyerje me gruan e një tjetri: njeriu që bën kurorëthyerje me gruan e të afërmit të vet: le të vritet kurorëthyesi dhe kurorëthyesja” (Levitiku, 20: 10). “Nëse gjendet ndonjë njeri që fle me gruan e tjetërkujt, le të vriten të dy, burri dhe gruaja. Kështu do ta çrrënjosësh të keqen nga Izraeli” (Ligji i përtërirë, 22: 22).

Sipas përcaktimit biblik, nëse një burrë i martuar që flen me një grua të pamartuar, kjo nuk ka përse të konsiderohet një krim. Burri i martuar që ka marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të pamartuar nuk është një shkelës kurore dhe gruaja e pamartuar që është përzier me të nuk është shkelëse kurore. Krimi i shkeljes së kurorës kryhet vetëm kur një burrë, i martuar apo beqar, flen me një grua të martuar. Në këtë rast burri konsiderohet shkelës kurore, edhe sikur të mos jetë i martuar, dhe gruaja konsiderohet po ashtu shkelëse kurore. Shkurtazi, shkelja e kurorës është çdo marrëdhënie e paligjshme seksuale që përfshin një grua të martuar. Marrëdhëniet jashtëmartesore të një gruaje të martuar në vetvete nuk është një krim në Bibël. Përse ka një moral të dyfishtë standart? Sipas Encyclopedia Judaica, gruaja konsiderohet të jetë një pronë e burrit dhe shkelja e kurorës një thyerje ekskluzive e bashkëshortit që ia bën asaj; gruaja si në pronësi të bashkëshortit nuk e ka këtë të drejtë mbi të (Xhefri H. Togai, Shkelja e kurorës, Encyclopedia Judaica, Vol. II, 313; Shih gjithashtu Xhudit Plaskou, Standing Again at Sinai: Judaism from a Feminist Perspective, New York: Harper & Row Publishers, 1990, fq. 170-177). Kështu që, nëse një burrë ka marrëdhënie seksuale me një grua të martuar, ai është duke dhunuar pronën e një tjetër burri, për pasojë ai duhet të dënohet.

Edhe në ditët e sotme në Izrael, nëse një burrë i martuar jepet pas një marrëdhënieje jashtëmartesore me një grua të pamartuar, fëmijët e tij me atë grua konsiderohen të ligjshëm. Por, nëse një grua e martuar ka një marrëdhënie me një tjetër burrë, qoftë i martuar apo i pamartuar, fëmijët e saj nga ai burrë jo vetëm janë të paligjshëm por ata konsiderohen bastardë dhe iu ndalohet të martohen me çdo hebre tjetër përjashto të konvertuarit dhe bastardët e tjerë. Ky ndalim kalon brez pas brezi te pasardhësit e fëmijëve për 10 breza deri sa fëlligështia e shkeljes së kurorës të pandehet se është dobësuar (Hazëllton, vep. cit. fq. 41-42).

Kurani, nga ana tjetër nuk e konsideron asnjë grua të jetë pronësi e kujtdo burri. Kurani në mënyrë elokuente përshkruan lidhjen ndërmjet të martuarve duke thënë:

Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. (Rrum, 21)

Ky është koncepti kuranor i martesës: dashuri, mëshirë dhe qetësi, jo pronësi dhe standarte të dyfishta.

 

 

Betimet

 

 

Sipas Biblës, një burri i duhet të plotësojë çdo betim që ai mund t’ia ketë bërë Zotit. Ai nuk duhet ta thyejë fjalën e tij. Nga ana tjetër, një grua nuk është nëvojshmërisht e lidhur pas betimit të saj. Ajo duhet të marrë aprovimin e të atit nëse jeton në shtëpinë e saj ose të bashkëshortit të saj nëse është e martuar. Nëse babai/bashkëshorti nuk e miraton betimin e bijës/gruas së tij, të gjitha zotimet e bëra nga ajo bëhen të pavlefshme:

“Kurse posa dëgjon i ati, kundërshton, si kushti si zotimi me betim i saj , janë të pavlefshëm… Por nëse burri, posa merr vesh, i kundërshton, nuk do të vlejë premtimi sepse burri i kundërshton…” (Numrat, 30: 2-15).

Përse gruaja të jetë kaq e palidhur me fjalën e saj në vetvete? Përgjigjia është e thjeshtë: sepse ajo është pronë e babait të saj përpara martese ose e bashkëshortit të saj pas martese. Kontrolli i babait mbi të bijën është absolut në atë shkallë saqë po të dojë, ai mund ta shesi atë!?… Kjo tregohet në shkrimet e rabinëve: “Burri mundet të shesi bijën e tij por gruaja nuk mund ta shesi bijën e saj. Burri mund ta fejojë bijën e tij ndërsa gruaja nuk mund ta fejojë bijën e saj”. (Suidler, vep. cit. fq. 141). Literatura rabinike gjithashtu na tregon që martesa përfaqëson transferimin e kontrollit nga babai te bashkëshorti: “fejesa, e bën një grua pronësinë e shenjtë – pronën e padhunueshme – të bashkëshortit…”. Natyrisht, nëse gruaja konsiderohet të jetë pronësia e dikujt tjetër, ajo nuk mund të bëjë asnjë zotim që pronari i saj nuk ia miraton.

Është interesante të vërejmë që ky mësim biblik për sa i përket betimit të gruas ka pasur jehona negative në gruan judeo-krishtere deri në fillimet e këtij shekulli. Një grua e martuar në botën perëndimore nuk kishte status ligjor. Asnjë akt i saj s’kishte ndonjë vlerë ligjore. Bashkëshorti i saj mund të mohonte çdo kontratë, pazar apo marrëveshje që ajo kishte bërë. Gruan në Perëndim (e drejta e trashëgimisë në përgjithësi në trashëgiminë judeo-krishtere), e mbante të paaftë për të lidhur një kontratë sepse ato ishin praktikisht të zotëruara prej dikujt tjetër. Gruaja perëndimore ka vuajtur për pothuajse dy mijë vjet për shkak të qëndrimit biblik kundrejt pozicionit të gruas ballë për ballë baballarëve dhe bashkëshortëve. (Gejxh, vep. cit. fq. 141).

Në Islam, betimi i çdo muslimani, mashkull ose femër, i mban të lidhur ato. Askush nuk e ka fuqinë të mohojë betimin e dikujt tjetër. Dështimi i mbajtjes së një betimi solemn, i bërë nga një burrë ose një grua, mund të shpaguhet (shlyhet) siç na tregohet në Kuran:

Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë),ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le t’i agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i thyeni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës”. (Maide, 89)

Shokët e Profetit Muhamed, gra e burra, zakonisht ia paraqisnin betimet e tyre për besnikëri atij personalisht. Gratë, njësoj si edhe burrat, mundet që në mënyrë të pavarur të shkonin tek ai dhe të jepnin betimet e tyre:

O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send Allahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijët e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëhere, prano zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato, se Allahu është mëkatfalës dhe mëshirues”. (Mumtehine, 12)

Një burrë nuk mund të betohet në emër të vajzës së tij ose të gruas së tij. As nuk mund ta hedhi poshtë betimin e bërë nga ndonjë prej femrave të afërta me atë.

 

 

Pronat e bashkëshortes?!…

 

Të trija fetë kanë të njëjtin mendim për rëndësinë e jetës bashkëshortore dhe familjes. Ato gjithashtu pajtohen në udhëheqësinë e bashkëshortit për familjen. Sidoqoftë, ndryshime të mëdha ekzistojnë midis të trijave feve me gjithë respektin e kufizimeve të kësaj udhëheqësie. Tradita judeo-krishterë, në ndryshim nga Islami, në të vërtetë e shtrin kryesinë e bashkëshortit edhe mbi pronat e bashkëshortes së tij.

Tradita judaike për sa i përket rolit të bashkëshortit kundrejt gruas së tij vjen prej konceptimit që ai e zotëron atë ashtu siç zotëron skllevërit e tij (Luis M. Epshtajn, Kontrata e martesës judaike, Nju Jork: Arno Press 1973, fq. 149). Ky koncept ka qenë arsyeja pas standartit të dyfishtë në ligjet e shkeljes së kurorës dhe pas aftësisë së burrit për të anulluar betimet e gruas s ë tij. Ky konceptim ka qenë gjithashtu përgjegjës për mohimin e çdo kontrolli të gruas mbi pronat dhe fitimet e saj. Sapo një grua hebreje martohej, ajo e humbte të gjithë kontrollin mbi pronat dhe fitimet e saj në favor të burrit. Rabinët judenj pohojnë se të drejtat e burrit mbi pronën e gruas e tij vijnë si një zëvendësim natyral i pronësimit të tij mbi atë: “Qysh kur njëri vjen në zotërim të gruas, a nuk do të ishte e natyrshme që ai të vinte në zotërim edhe të pronësisë së saj gjithashtu?”, dhe “Qysh kur ai e ka fituar gruan, a nuk e fiton gjithashtu edhe pronën e saj” (Suidler, vep. cit. fq. 141). Kështu që martesa shkakton që një grua e pasur të bëhet praktikisht nevojtare. Talmudi e përshkruan gjendjen financiare të gruas si vijon:

“Si mundet që një grua të ketë diçka; çdo gjë e saj i përket burrit të saj? Çfarë është e tij është e tij dhe çfarë është e saj është gjithashtu e tij… Fitimet e saj dhe çfarë mund të gjejë në rrugë janë gjithashtu të tij. Gjërat shtëpiake, deri edhe thërrimet e bukës në tavolinë, janë të tijat. Nëse do të ftonte një mik në shtëpinë e saj dhe ta ushqente, ajo do të ishte duke vjedhur nga burri i saj…” (San. 71a, Git. 62a).

E vërteta është se pronat e një gruaje hebreje nënkupton që të tërheqi mëtuesit. Një familje hebreje i cakton vajzës së saj një pjesë nga çifligu i të atit që të përdoret si pajë në rast martese. Është kjo pajë që i bën vajzat hebreje një barrë të papëlqyeshme për baballarët e tyre. Një babai i duhet ta rrisi vajzën e tij për vite dhe pastaj të përgatisi për martesën e saj një pajë të madhe. Kështu që një vajzë në familjen hebreje është një borxh për të paguar dhe jo një pronësi (Epshtajn, vep. cit. fq. 164-165). Ky borxh, shpjegon përse lindja e një vajze nuk festohet me gëzim në shoqërinë e vjetër hebreje (shih mestitullin “Bija që të turpërojnë”). Paja është dhurata e martesës që i paraqitet dhëndërit nën cilësinë e përdoruesit. Bashkëshorti do të veprojë praktikisht si pronari i pajës por nuk mund ta shesi atë. Nusja mund ta humbi çdo lloj kontrolli mbi pajën në çastin e martesës. Për më tepër nga ajo pritet që të punojë pas martese dhe të gjitha fitimet e saj duhet t’i shkojnë bashkëshortit për mbajtjen e saj, e cila është detyra e tij. Ajo mund ta rimarri pronën e saj vetëm në dy raste: shkurorëzimi dhe në vdekjen e burrit të saj. Nëse do të vdiste ajo më përpara, ai trashëgon pronën e saj. Në rastin e vdekjes së burrit, gruaja mund të rimarri pronën e saj të para-martesës por ajo nuk ka asnjë mundësi të trashëgojë ndonjë pjesë nga prona e burrit të vet të vdekur. Na duhet të shtojmë që dhëndri duhet t’i japi një dhuratë martese nuses së tij, ku tashmë përsëri ai është praktikisht pronari i kësaj dhurate për sa të zgjasi martesa e tyre (Epshtajn, vep. cit. fq. 112-113. shih gjithashtu Prisand, vep. cit. fq. 15).

Krishterimi deri vonë, ka ndjekur të njëjtat tradita judaike. Që të dyja autoritetet civile dhe fetare në Perandorinë e Krishterë Romake (pas Kostandinit) kërkonin një marrëveshje pronësie si kusht për të njohur martesën. Familjet u jepnin vajzave të tyre pajë të madhe ku si rezultat meshkujt përpiqeshin të martoheshin sa më shpejt ndërsa familjet shtynin afatin e martesës së vajzave të tyre deri vonë dhe kjo ka qenë e zakonshme (Xheims A. Brundazh; Ligji, Seksi dhe Shoqëria e Krishterë në Evropën Mesjetare, Çikago: University of Chicago Press 1987, fq. 88). Nën ligjin kishtar dhe civil një grua e martuar në Evropën e Krishterë dhe Amerikë i kishte të humbura të drejtat e pronësisë së saj deri nga fundi i shek. 19-të dhe fillimi i shek. 20-të. Psh, të drejtat e gruas në ligjin anglez u përpiluan dhe u publikuan në 1632. Këto “të drejta” përfshinin: “Ajo çfarë ka burri është pronë e tij. Ajo çfarë ka gruaja është e burrit” (R. Tompson; Gruaja në Anglinë e Stuartëve dhe Amerikë. Londër, Routledge & Kegan Paul 1974, fq. 162). Gruaja jo vetëm që humb pronësinë e saj pas martese por ajo humb gjithashtu dhe personalitetin e saj. Asnjë veprim i saj nuk ka vleftë ligjore. Bashkëshorti i saj mund të mohojë çdo shitje ose dhuratë të bëra prej saj duke mos qenë një premtim me vleftë ligjore. Personi me të cilin ajo ka pasur ndonjë kontratë quhet si kriminel që ka marrë pjesë në mashtrim. Për më tepër, ajo nuk mundet të fitojë ose të fitohet në emër të saj, as të fitojë për burrin e saj (Meri Murrej; Ligji i Babait; Londër; Routledge 1995, fq. 67). Një grua e martuar praktikisht u trajtonte si një fëmijë në sytë e ligjit. Gruaja thjesht i përket burrit të saj dhe për rrjedhojë ajo i humbet pronat e saj, personalitetin e saj ligjor dhe emrin e familjes së saj (Gejxh, vep. cit. fq. 143).

Islami qysh në shekullin e shtatë të erës sonë, i ka garantuar gruas personalitetin e saj të pavarur, të cilin Perëndimi i judeo-krishterë ia pat privuar atyre deri vonë. Në Islam, nusja dhe familja e saj nuk janë të detyruar në asnjë mënyrë t’i japin dhuratë dhëndërit. Vajza në një familje muslimane nuk është borxhlie. Një grua është aq e nderuar në Islam saqë ajo nuk ka nevojë të paraqesi dhurata me qëllim që të tërheqi bashkëshortë të mundshëm. Është dhëndri që duhet t’i paraqitet nuses me një dhuratë martese. Kjo dhuratë konsiderohet pronë e saj dhe as dhëndri e as familja e nuses s’kanë ndonjë pjesë ose kontroll në të. Në disa shoqëri muslimane sot, një dhuratë martesore prej disa mijëra dollarësh në diamante nuk është e pazakontë (psh, shih Xhefri Leng; Lufta për t’u dorëzuar; Beltsville, MD: Amana Publications 1994, fq. 167). Nusja i mban dhuratat e martesës edhe sikur të jetë shkurorëzuar. Bashkëshortit nuk i lejohet asnjë pjesë në pronën e gruas përveçse atë çfarë i ofron ajo atij me dëshirën e saj të lirë (Elsajed Sabik, Fiqh al Sunnah; Kairo: Darul Fatah lile’lam Al Arabi; bot. 11-të 1994, vol. 2-të, fq. 218-229). Kurani e ka shpallur pozicionin e saj në këtë çështje shumë qartë:

Grave jepuni dhuratën e kurorës së tyre (nikahun) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëhere hani atë hallall të mirë”. (Nisa. 4)

Fitimet dhe prona e gruas janë nën kontrollin e plotë të saj dhe për përdorimin e saj vetëm, edhe kur mbajtja e saj dhe fëmijët e saj janë nën përgjegjësinë e bashkëshortit (Abdel-Halim Ebu Shuka, Tahriir el Mar’aa fi Asr el Risala, Kuvajt: Dar el Kalem 1990, fq. 109-112). Nuk ka rëndësi se sa e pasur është gruaja, ajo nuk është e detyruar të veprojë si bashkëfurnizuese për familjen nëse ajo nuk e bën këtë zgjedhje vetë vullnetarisht ashtu. Bashkëshortët trashëgojnë prej njëri-tjetrit. Për më tepër një grua e martuar në Islam e ruan personalitetin e saj të pavarur ligjor dhe mbiemrin e familjes së saj (Lejla Badaui, “Islam”, në “Gruaja në fe”, Xhin Holm dhe Xhon Buker bot., Londër: Pinter Publishers 1994, fq. 102). Një herë një gjykatës amerikan i komentoi të drejtat e gruas muslimane duke thënë: “Një vajzë muslimane mund të martohet dhjetë herë por individualiteti i saj nuk përthithet nga ndryshimi i burrave të saj. Ajo është një planet diellor me një emër dhe personalitet ligjor të vetin” (Emir H. Sidiki, Studime të historisë islame, Karaçi: Jamiyatul Falah Publications, bot. 3-të, 1967, fq. 138).

 

 

 

Shkurorëzimi

 

Të trija fetë kanë ndryshime të dallueshme në qëndrimet e tyre kundrejt shkurorëzimit. I gjithë Krishterimi e ka neveritur shkurorëzimin. Dhjata e Re në mënyrë të përcaktuar qartë mbron pazgjidhshmërinë e martesës. I atribuohet Jezusit të ketë thënë: “E unë po ju them: kushdo e ndan gruan e vet – përveç në rastin e fëlligështisë – e bën atë të thyejë kurorën; e nëse ndokush martohet me gruan e ndarë, then kurorën” (Mateu 5: 32). Ky ideal i pakompromis, padyshim që është irealist. Ajo merr një gjendje morale përkryeshmërie që shoqëritë njerëzore nuk e kanë pasur kurrë. Kur një çift e sheh që jeta e tyre martesore ka pësuar të çarë, një dëbim me shkurorëzim nuk i bën atyre ndonjë të mirë. Duke i detyruar me forcë çiftin që të qëndrojnë së bashku kundra dëshirës së tyre nuk është as efektive, as e arsyeshme. Nuk është ndonjë habi që e gjithë bota e krishterë ka qenë e detyruar të sanksionojë shkurorëzimin (divorcin).

Judaizmi nga ana tjetër, e lejon shkurorëzimin qoftë edhe pa asnjë shkak. Dhjata e Vjetër i jep të drejtën bashkëshortit ta shkurorëzojë gruan e tij edhe sikur ai të mos e pëlqejë atë:

“Kur dikush martohet dhe jeton me të si me grua, por pastaj ajo nuk i pëlqen më, sepse ka gjetur diçka të pahijshme në të, i shkruan vërtetimin e lëshimit, ia jep në dorë dhe e dëbon prej shtëpisë, dhe ajo si të ketë dalë prej tij, martohet me një tjetër, por edhe atij nuk i pëlqen dhe i jep edhe ai dëftesën e ndarjes dhe e hedh prej shtëpisë së vet, ose ndoshta vdes, burri i parë nuk mund ta marrë atë për grua, sepse ajo ka qenë përdhosur” (Ligji i Përtërirë, 24: 1-4).

Vargjet e mësipërme kanë shkaktuar shumë debate të konsiderueshme ndërmjet dijetarëve judaikë për shkak të mospajtimit në interpretimin e fjalëve “nuk i pëlqen” dhe “të pahijshme” të përmendura në vargjet. Talmudi regjistron opinionet e tyre të ndryshme:

“Shkolla e Shamait mban qëndrimin që një burrë nuk mund ta shkurorëzojë gruan e tij deri sa ai ta gjejë atë fajtore për sjellje jo të mira seksuale, ndërsa shkolla e Hilelit thotë që ai mund ta shkurorëzojë atë edhe nëse ajo i ka thyer thjesht një pjatë atij. Rabini Akiba thotë se ai mund ta shkurorëzojë atë edhe sikur ai thjesht të gjejë një tjetër grua më të bukur se ajo” (Gittin, 90a-b).

Dhjata e Re ndjek mendimin e Shamaitëve ndërsa Ligji Judaik ka ndjekur mendimin e Hilalitëve dhe të R. Akiba (Epshtajn, vep. cit. fq. 196). Qysh kur këndvështrimi Hilalit mbizotëroi, ai u bë tradita e pathyeshme e Ligjit Judaik duke i dhënë bashkëshortit lirinë e shkurorëzimit të gruas së tij pa pasur ndonjë shkak të dukshëm. Dhjata e Vjetër jo vetëm i jep të drejtën bashkëshortit ta shkurorëzojë gruan e tij “të papëlqyeshme” por e njeh detyrim që të shkurorëzuarën ta quajë “bashkëshorte të keqe”:

“Shpirt i përulur, fytyrë e trishtuar e plagë në zemër është gruaja e keqe. Duar të mekura e gjunj të këputur, gruaja që s’e bën të lum burrin e vet. Prej gruas zuri fill mëkati e për faj të saj të gjithë vdesim. Ujit mos i lër dalje, as më të voglën, as liri të flasë gruas së keqe. Nëse nuk sillet sikurse i thua, do të të turpërojë në sy të armiqve; ndaje prej trupit tënd dhe nise prej shtëpisë sate” (Libri i Siracidit, 25: 31-36).

Talmudi ka regjistruar veprime të ndryshme specifike prej grave, të cilat i kanë detyruar bashkëshortët e tyre t’i shkurorëzojnë ato: “Nëse ajo han në rrugë, nëse ajo pin me lakmi në rrugë, nëse ajo i jep gji fëmijës në rrugë, për çdo rast Rabini Meir thotë se ajo duhet të largohet nga burri i saj” (Git. 89a). Talmudi e ka bërë gjithashtu atë mandatar që ta shkurorëzojë gruan shterpë (që nuk lind fëmijë në një periudhë prej dhjetë vjetësh): “Rabinët tanë na mësojnë: Në qoftë se një burrë merr një grua dhe jeton me atë për dhjetë vjet dhe ajo nuk i lind fëmijë, ai duhet që ta shkurorëzojë atë” (Yeb. 64a).

Gratë, nga ana tjetër, nuk mund ta fillojnë shkurorëzimin nën Ligjin Judaik. Një grua hebreje, sidoqoftë mund ta pretendojë të drejtën e shkurorëzimit përpara një gjyqi judaik e pajisur me një arsye të fortë ekzistuese. Shumë pak baza janë parashikuar për gruan që të ketë pretendime për shkurorëzim. Këto baza përfshijnë: Një bashkëshort me defekte fizike ose i paaftë, një bashkëshort që nuk i plotëson përgjegjësitë e tija bashkëshortore etj. Gjyqi mundet që ta mbështesi pretendimin e gruas për shkurorëzim por nuk mundet ta zgjidhi martesën. Vetëm burri mund ta zgjidhi martesën duke i dhënë gruas së tij letrën  e shkurorëzimit. Gjyqi mundet ta përndjeki, ta gjobisi, ta burgosi dhe ta përjashtojnë atë për ta detyruar të japi letrën e nevojshme të shkurorëzimit për gruan e tij. Megjithatë, nëse burri është aq kokëfortë saqë ai mundet ta refuzojë dhënien e shkurorëzimit gruas së tij dhe ta mbajë atë të lidhur me të në mënyrë të papërcaktuar. Më e keqja vazhdon kur ai mund ta braktisi atë pa i dhënë asaj shkurorëzimin dhe ta lejë atë të pamartuar dhe të pashkurorëzuar. Ai mundet që të martohet me një tjetër grua ose edhe të jetojë me çdo beqare jashtë kurore dhe të ketë fëmijë prej saj (këto fëmijë quhen të ligjshëm nën Ligjin Judaik). Nga ana tjetër, gruaja e braktisur nuk mund të martohet me ndonjë burrë tjetër deri sa ajo është përsëri e martuar ligjërisht dhe nuk mundet që të jetojë me ndonjë burrë tjetër sepse ajo do të quhet një shkelëse kurore dhe fëmijët e saj nga ky bashkim do të ishin të paligjshëm për dhjetë breza. Një grua në një pozicion të tillë quhet agunah (grua e mbërthyer me zinxhirë) (Suidler, vep. cit. fq. 162-163). Në Shtetet e Bashkuara sot gjenden përafërsisht 1.000-1.500 gra hebreje që janë agunot (shumës për agunah) ndërsa në Izrael numri i tyre mund të jetë më i lartë se 16.000. Burrat mundet që t’u shkëpusin me mijëra dollarë prej grave të tyre të zëna në kurth në shkëmbim për shkurorëzimin judaik (The Toronto Star, 8 prill 1995).

Islami qëndron në mes të Krishterimit dhe Judaizmit dhe e respekton shkurorëzimin. Martesa në Islam është një lidhje e shenjtë që nuk duhet të prishet përveçse për arsye shtrënguese. Çiftet janë të mësuara të këmbëngulin me të gjitha mënyrat e mundshme kurdo që martesat e tyre janë në rrezik. Shkurorëzimit nuk duhet t’i drejtohesh përveçse atëhere kur nuk gjendet rrugëzgjidhje për të dalë. Me dy fjalë, Islami e njeh shkurorëzimin por e çkurajon atë me të gjitha mënyrat. Le të fokusohemi në anën e pranimit fillimisht. Islami ia pranon të drejtën të dy partnerëve që ta mbyllin marrëdhënien e tyre martesore. Islami i jep të drejtën burrit për Talak (shkurorëzim). Për më tepër Islami, në ndryshim nga Judaizmi, i garanton gruas të drejtën ta zgjidhi martesën brenda asaj që quhet Khula’ (Sabik, vep. cit. fq. 318-329. shih gjithashtu Muhamed Gazali, Qadaya al Mar’aa bin al Taqaleed al Rakida wal Wafida; Kairo: Dar al Shuruk, bot. 4-t, 1992, fq. 178-180). Nëse burri e zgjidh martesën duke e shkurorëzuar gruan e tij, ai nuk mund të marri përsëri ndonjë nga dhuratat e martesës që ai ia ka dhënë asaj. Kurani qartësisht ndalon burrin e shkurorëzuar që t’i marri mbrapsht dhuratat e tij të martesës pa marrë parasysh sa të shtrenjta ose të vlefshme këto dhurata mund të jenë:

Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuarës) i keni pas dhënë një shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do ta merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore”? (Nisa, 20)

Në rastin kur gruaja zgjedh ta mbylli martesën, ajo mundet që t’ia kthejë dhuratat e martesës burrit të saj. Duke ia kthyer dhuratat e martesës në këtë rast është një kompensim i mirë për burrin që është i detyruar ta mbajë gruan ndërsa ajo zgjedh t’i largohet atij. Kurani i mëson meshkujt muslimanë që të mos marrin mbrapsht asnjërën nga dhuratat që ata i kanë dhënë grave të tyre përveçse në rastin kur gruaja zgjedh të zgjidhi martesën:

E juve (burrave) nuk u lejohet t’u merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si nikah), vetëm nëse që të dy frikësohen se nuk do të mund t’i ruajnë dispozitat e Allahut (në bashkëshortësi). E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mund t’i ruajnë dispozitat e Allahut, atëhere për atë, me çka ajo bën kompensim, për ata të dy nuk ka mëkate. Këto janë dispozita të Allahut, pra, mos i kundërshtoini sepse kush i tejkalon dispozitat e Allahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët”. (Bekare, 229)

Gjithashtu, një grua shkoi te Profeti Muhamed duke kërkuar zgjidhjen e martesës së saj, ajo i tha Profetit se ajo nuk kishte ndonjë ankesë kundrejt karakterit dhe sjelljeve të burrit të saj. Problemi i saj i vetëm ishte se ajo nuk e donte më atë në atë shkallë saqë nuk mund të jetonte më me atë gjatë. Profeti e pyeti atë: “Do t’ia jepje atij kopshtin e tij përsëri (dhurata e martesës që ai ia kishte dhënë)”? Ajo i tha: “Po”. Atëhere Profeti e mësoi burrin të marri mbrapsht kopshtin e tij dhe të pranojë zgjidhjen e martesës (Buhariu).

Në disa raste, një grua muslimane me shumë vullnet kërkon ta ruajë martesën e saj por e gjen vetveten të detyruar të kërkojë shkurorëzimin për shkak të disa arsyeve shtrënguese të tilla si: mizoria e të shoqit, braktisje pa asnjë arsye, një bashkëshort që nuk përmbush përgjegjësitë bashkëshortore etj. Në këto raste gjyqi musliman e zgjidh martesën (Sabik, vep. cit. fq. 318-329. shih gjithashtu Muhamed Gazali, Qadaya al Mar’aa bin al Taqaleed al Rakida wal Wafida; Kairo: Dar al Shuruk, bot. 4-t, 1992, fq. 313-318).

Shkurtimisht, Islami i ka ofruar gruas muslimane disa të drejta: Ajo mund ta përfundojë martesën brenda Khula’ dhe ajo mund të japi kompensim për shkurorëzimin. Një grua muslimane nuk mund të mbahet e lidhur kurrë me një burrë kokëfortë. Ishin këto të drejta që i bindën gratë hebreje që jetonin në shoqëritë e hershme islamike e shek. 7-të të e.s., të kërkonin për të marrë letrat e shkurorëzimit prej burrave të tyre hebrenj në gjyqet muslimane. Rabinët i shpallën këto letra të pavlefshme. Me qëllim që t’i japin fund këtyre praktikave, Rabinët i dhanë të drejta dhe privilegje të reja grave hebreje në përpjekjen për të dobësuar apelin e gjyqeve muslimane. Gratë hebreje që jetonin në vendet e krishtera nuk iu ka ofruar ndonjë privilegj i ngjashëm qysh kur ligji roman i shkurorëzimit i praktikuar nuk ishte më i ndryshëm se sa ligji judaik (David W. Amram, Ligji judaik i shkurorëzimit sipas Biblës dhe Talmudit, Filadelfia: Edward Stern & CO, Inc., 1896, fq. 125-126).

Le ta fokusojmë tashti vëmendjen tonë se si Islami e çkurajon shkurorëzimin. Profeti i Islamit iu tha besimtarëve që:

“…ndërmjet veprave të lejuara, shkurorëzimi është më i urryeri te Zoti” (Ebu Daudi).

Një mashkull musliman nuk mundet që ta shkurorëzojë gruan e tij vetëm sepse ai nuk e pëlqen atë. Kurani i mëson burrat muslimanë të sillen mirë me gratë e tyre edhe në rastet e emocioneve të vakëta dhe ndjenjave të mospëlqimit:

Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni”. (Nisa, 19)

Profeti Muhamed jep një mësim të ngjashëm:

“Një besimtar nuk duhet të urrejë një besimtare. Nëse ai nuk i pëlqen ndonjë veçori e saj, ai do të mbetet i kënaqur me një tjetër” (Muslimi).

Profeti gjithashtu ka theksuar se muslimanët më të mirë janë ata që janë të mirë për gratë e tyre:

“Besimtarët që tregojnë besimin më të përkryer janë ata që kanë karakterin më të mirë dhe më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët për gratë e tyre” (Tirmidhiu).

Sidoqoftë, Islami është një fe’ praktike dhe ai i njeh që gjenden rrethana në të cilat martesa shkon në buzë të shkatërrimit. Në të tilla raste, një këshillë e thjeshtë apo një vetëkontroll nuk janë rrugëzgjidhja. Kështu që çfarë mund të bëjmë për të shpëtuar martesën në të këtilla raste? Kurani ofron disa këshilla praktike për bashkëshortët (burrit ose gruas) partneri i të cilit (burri ose gruaja) është ai që vepron gabim. Për bashkëshortin, gruaja e të cilit sjellja e keqe po i kërcënon martesën, Kurani jep katër tipe këshillash të detajuara si më poshtë:

“… gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj së fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni (1), madje largoni nga shtrati (2) (e më në fund), edhe rrahni (3)(lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat e as largimi), e nëse ju respektojnë, atëhere mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi. Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas). Dërgoni një pari të drejtë nga nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj (4). Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, Allahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas)”. (Nisa, 34-35)

Përpiqesh me tri të parat fillimisht. Nëse ato dështojnë, ndihma e familjeve për këtë mund të kërkohet. Na duhet të vërejmë, nën dritën e vargjeve të mësipërme se, që të rrahësh një grua kryeneçe është një masë e përkohshme së cilës i drejtohesh të tretën herë, në rastet e një nevojshmërie ekstreme me shpresën se ajo mund të ndihmojë në një grua që sillet keq. Nëse po, burrit nuk i lejohet në asnjë mënyrë të vazhdojë ta bezdisi gruan siç përmendet qartësisht në vargun. Nëse jo, përsëri burrit nuk i lejohet ta përdori këtë masë gjatë dhe duhet të përdoret pajtimi për të ardhmen e kësaj familjeje.

Profeti Muhamed i mëson burrat muslimanë se ata nuk duhet t’i drejtohen këtyre masave përveçse në rastet ekstreme, të tilla si paturpësi e hapët e bërë nga gruaja madje në këto raste dënimi duhet të jetë i lehtë dhe nëse gruaja tërhiqet, burrit nuk i lejohet ta irritojë atë:

“Në rast se ato janë fajtore për paturpësi të hapët ju mund t’i lini ato të vetme në shtratet e tyre dhe t’i dënoni lehtazi. Nëse ato janë të bindshme ndaj jush mos kërkoni kundrejt tyre ndonjë mënyrë që t’i bezdisni” (Tirmidhiu).

Për më tepër, Profeti i Islamit ka dënuar çdo lloj rrahjeje të pajustifikuar. Disa gra muslimane iu ankuan atij që burrat e tyre i kanë rrahur ato. Pasi dëgjoi këtë, Profeti në mënyrë kategorike shpalli:

“Ata që sillen kështu (që rrahin gratë e tyre) nuk janë më të mirët ndërmjet jush” (Ebu Daudi).

Na duhet të kujtojmë në këtë pikë se Profeti gjithashtu ka thënë:

“Më i miri ndër ju është ai që është më i miri për familjen e tij dhe unë jam më i miri ndërmjet jush për familjen time” (Tirmidhiu).

Profeti e këshilloi një grua muslimane, emri i së cilës ishte Fatime bint Kajs, të mos martohej me një burrë sepse ai ishte i njohur që i rrihte gratë:

“Unë shkova te Profeti dhe i thashë: Ebul Xhehmi dhe Muavija më kanë propozuar martesë. Profeti (për ta këshilluar) tha: Sa për Muavinë ai është shumë i varfër dhe Ebul Xhehmi është mësuar t’i rrahi gratë” (Muslimi).

Na duhet të vërejmë që Talmudi e sanksionon rrahjen e gruas me qëllimin e disiplinimit (Epshtajn, vep. cit. fq. 219). Burri nuk është i shtrënguar vetëm në rastet ekstreme të tilla si ato të paturpësisë së hapur. Ai është i lejuar ta rrahi gruan e tij edhe nëse ajo nuk pranon të bëjë punët e saja të shtëpisë. Për më tepër, ai nuk kufizohet vetëm me përdorimin e dënimit të hapur. Ai është i lejuar ta thyejë kryeneçësinë e gruas me fshikullime ose duke e lënë pangrënë (Epshtajn, vep. cit. fq. 156-157).

Për gruan, sjellja e keqe e burrit të së cilës është shkaku i shkatërrimit të afërt të martesës, Kurani jep këshillën vijuese:

Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëhere nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete ndonjë mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi”. (Nisa, 128)

Në këtë rast, gruaja këshillohet të kërkojë pajtimin me burrin e saj (me ose pa praninë e familjes). Është e dukshme që Kurani nuk e këshillon gruan t’i drejtohet dy masave, të abstenimit nga seksi dhe rrahjes. Arsyeja për këtë mosbarazi mund të jetë mbrojtja e gruas nga reagimet me dhunime fizike të burrit të saj tashmë me sjellje të mbrapshta. Reagim me një dhunë të tillë fizike do t’i bënte që të dyve, gruas dhe martesës më tepër dëm se sa mirë. Disa dijetarë muslimanë kanë sugjeruar që gjyqi mund t’i zbatojë këto masa kundër bashkëshortit në vend të gruas. Pra, gjyqi fillimisht i tërheq vërejtjen burrit kryeneç, pastaj i ndalon atij shtratin e gruas dhe si përfundim ekzekuton një rrahje simbolike (Muhamed Ebu Zehre, Usbu al Fikh al Islami, Kairo, el Mexhlis el A’la li Ri’ayat al Funun 1963, fq. 66).

Si përmbledhje, Islami iu ofron çifteve muslimane të martuara shumë rrugëzgjidhje për të shpëtuar martesën e tyre në raste vështirësish dhe tensionesh. Nëse njëri nga partnerët vë në rrezik lidhjen martesore, partneri tjetër këshillohet nga Kurani të bëjë ç’është e mundur dhe e efektshme me qëllim që të shpëtojë këtë lidhje të shenjtë. Nëse të gjitha këto masa dështojnë, Islami i lejon partnerët të ndahen paqësisht e miqësisht.

 

 

Nënat

 

Dhjata e Vjetër në vende të ndryshme urdhëron trajtim me konsideratë dhe të mirë për prindërit dhe i dënon ata që i çnderojnë ato. Psh, “Njeriu që e përbuz të atin dhe t’ëmën, le të vritet” (Levitiku 20: 9) dhe “Djali i urtë e gëzon babën, njeriu i marrë e përbuz nënën e vet” (Fjalët e Urta, 15: 20). Gjithashtu të nderuarit vetëm të babait përmendet në disa vende, psh: “Djali i urtë e dëgjon mësimin e t’et” (Fjalët e Urta, 13: 1), ndërsa nëna vetëm nuk përmendet kurrë. Për më tepër nuk ka ndonjë theksim të veçantë për trajtimin e nënës me mirësi si një shenjë e vlerësimit të saj për vuajtjet e mëdha gjatë lindjes dhe gjidhënies. Veç kësaj nuk trashëgojnë prej fëmijëve të tyre ndërsa baballarët po (Epshtajn, vep. cit. fq. 122).

Është e vështirë të flasësh për Dhjatën e Vjetër si një shkrim që thërret për nderimin e nënës. Në të kundërt, çdokush krijon përshtypjen që Dhjata e Vjetër e konsideron trajtimin e mirë të nënës si një pengesë për në rrugën te Zoti. Sipas Dhjatës së Vjetër, dikush nuk mund të bëhet një i krishterë i mirë, i denjë për të qenë dishepull i Krishtit deri sa ai të urrejë nënën e tij. I atribuohet Jezusit të ketë thënë:

“Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk i urren babain dhe nënën e tij, gruan dhe fëmijët e tij, vëllezërit dhe motrat e tij – po, deri edhe jetën e vet – ai nuk mund të bëhet dishepulli im” (Lluka, 14: 26).

Veç kësaj Dhjata e Re e pikturon Jezusin si indiferent, deri edhe mosrespektues të nënës së tij. Psh, kur ajo shkoi ta kërkojë atë ndërsa ai po i predikonte një turme, ai nuk u kujdes që të dilte jashtë e ta shihte atë:

“Ndërkaq erdhën nëna e tij dhe vëllezërit e tij. Zunë vend përjashta dhe dërguan dikënd ta thërrasë. E kishin rrethuar shumë njerëz. Po i thonë: “Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta e po të kërkojnë”. Ai u përgjigj: Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi? Dhe, si ua hodhi sytë rreth e rrotull atyre që rrinin përreth tij, tha: Ja nëna ime e vëllezërit e mi! Sepse kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai është vëllai im, motra ime e nëna”! (Marku, 3: 31-35)

Dikush mund të debatojë se Jezusi po përpiqej t’i mësonte dëgjuesve një mësim të rëndësishëm që lidhjet fetare nuk janë më pak të rëndësishme se sa lidhjet familjare. Megjithatë ai mund t’i kishte mësuar dëgjuesit e tij të njëjtin mësim pa treguar një indiferencë të tillë absolute ndaj nënës së tij. I njëjti qëndrim mosrespektues është paraqitur kur ai refuzoi të miratojë thirrjen e bërë nga një pjesëmarrës i dëgjuesve të tij që bekonte rolin e t’ëmës që e nxorri në dritë dhe u përkujdes për të:

“Ndërsa ai po fliste për këtë gjë, një grua në mes të turmës e çoi zërin e i tha: Lum kraharori që të mbarti e gjinjtë që thithe! Ai përgjigji: Madje, të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë” (Lluka, 11: 27-28).

Nëse një nënë në lartësinë e virgjëreshës Mari, e kanë trajtuar kaq pasjellshmërisht, si na përshkruhet në Dhjatën e Re, nga një djalë i një lartësie të Jezu Krishtit, ndërkaq si mundet që një nënë e zakonshme e krishterë të trajtohet nga djemtë e saj të zakonshëm?

Në Islam, nderi, respekti dhe vlerësimi që i bashkangjitet Mëmësisë është pa paralele. Kurani e vendos rëndësinë e mirësisë ndaj prindërve të dytën pas adhurimit të Zotit të Plotfuqishëm:

Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëhere mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (Isra, 23-24)

Kurani në vende të ndryshme vendos një theks të veçantë në rolin e madh të nënës për lindjen dhe përkujdesjen:

Ne njeriun e kemi urdhëruar (sjellje të mira ndaj) për prindërit e vet sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”. (Llukman, 14)

Vendin shumë të veçantë të nënës në Islam, e ka përshkruar në mënyrë të shkëlqyeshme Profeti Muhamed:

“Një njeri e pyeti Profetin: Kë duhet të nderoj më tepër? Profeti iu përgjigj: Nënën tënde. Dhe kush vjen pas? – pyeti ai. Profeti iu përgjigj: Nëna tënde. Dhe kush vjen pas? – pyeti ai. Profeti iu përgjigj: Nëna tënde. Dhe kush vjen pas? – pyeti ai. Profeti iu përgjigj: Babai yt”. (Buhariu dhe Muslimi)

Ndërmjet mësimeve morale të Islamit që muslimanët vazhdimisht i ndjekin edhe sot me shumë besim, është trajtimi i kujdesshëm i nënës. Nderimi që marrin nënat muslimane nga djemtë dhe vajzat e tyre është shembullor. Marrëdhëniet dendësisht të ngrohta ndërmjet nënave muslimane dhe fëmijëve të tyre dhe respekti i thellë me të cilin meshkujt muslimanë i afrohen nënave të tyre zakonisht i habit perëndimorët (Armstrong, vep. cit. fq. 8).

 

 

Trashëgon femra?

 

Një nga ndryshimet më të rëndësishme ndërmjet Kuranit dhe Biblës është qëndrimi i tyre kundrejt trashëgimisë femërore të trashëgimisë së shokut të vdekur. Qëndrimin biblik e ka përshkruar në mënyrë të thukët Rabini Epshtajn: “Tradita e pathyeshme dhe e vazhdueshme qysh në ditët biblike nuk i jep të drejtën anëtarit femër të njerëzve të shtëpisë, gruas dhe vajzës, të trashëgojë çifligun e familjes. Në një skemë më primitive të zëvendësimit, anëtaret femra të familjes u konsideronin si pjesë e çifligut dhe si të zhveshura nga personaliteti ligjor i trashëgimisë si skllevërit. Ndërsa nga dekretet moisike vajzat pranoheshin të trashëgonin në rastin kur nuk mbetej asnjë subjekt mashkull, gruaja nuk njihej si trashëguese edhe në kushte të tilla” (Epshtajn, vep. cit. fq. 175). Përse anëtaret femra të familjes u konsideronin pjesë e çifligut të familjes? Rabini Epshtajn e ka përgjigjen: “Ato janë të zotëruara – përpara martese nga i ati dhe pas martese nga i shoqi” (Epshtajn, vep. cit. fq. 121). Rregullat biblike të trashëgimisë janë të skicuara në Numrat 27: 1-11. Një gruaje nuk i jipet pjesë në çifligun e burrit të saj ndërkaq ai është trashëgimtari i parë madje përpara edhe bijve të saj. Një bijë mund të trashëgojë vetëm kur nuk ekziston trashëgimtar mashkull. Një nënë nuk bëhet dot trashëgimtare ndërsa babai bëhet. Të vejat dhe vajzat, në rast se mbeten meshkuj, janë nën mëshirën e meshkujve trashëgimtarë për përkujdesje. Kjo është pseja që të vejat dhe vajzat jetime janë ndërmjet anëtarëve më të varfër të shoqërisë judaike.

Krishterimi ka ndjekur këtë për një kohë të gjatë. Që të dyja, ligji kishtar dhe civil i Krishterimit i ndalon vajzat nga ndarja me vëllezërit e tyre të pasurisë së babait. Përveç kësaj, të vejave u ishte hequr e drejta e çdolloj trashëgimie. Këto ligje të pamoralshme mbijetuan deri vonë në shekullin e fundit  (Gejxh, vep. cit. fq. 142). Ndërmjet paganëve arabë para Islamit, të drejtat e trashëgimisë kufizoheshin ekskluzivisht te të afërmit meshkuj. Kurani i zhduku të gjitha këto zakone të padrejta dhe i dha të gjithave femrave të afërta pjesën e trashëgimisë:

Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)”. (Nisa, 7)

Nënat, vejushat, vajzat dhe motrat muslimane e kanë fituar të drejtën e trashëgimisë treqind vjet përpara se Evropa të njihte madje që këto të drejta ekzistojnë. Ndarja e trashëgimisë është një subjekt i gjerë me një sasi të madhe hollësirash (Nisa, 7, 11, 12, 176). Rregulli i përgjithshëm është që pjesa e femrës është sa gjysma e mashkullit përveç rastit në të cilin nëna merr pjesë të barabartë me atë të babait. Ky rregull i përgjithshëm i marrë veçmas nga legjislacionet e tjera që ka të bëjë me burrin dhe gruan mund të duket i pandershëm. Me qëllim që të kuptojmë arsyeshmërinë pas këtij rregulli, çdokush duhet të marri parasysh faktin që detyrimet financiare të burrit në Islam i tejkalojnë shumë ato të gruas (shih mestitullin “Pronat e bashkëshortes?!…”). Dhëndrit i duhet të përkujdeset për nusen e tij me një dhuratë martese. Kjo dhuratë bëhet dhuratë e saj ekskluzive dhe mbetet e tillë edhe nëse ajo më vonë shkurorëzohet. Nusja nuk ka asnjë detyrim t’i paraqesi ndonjë dhuratë burrit të saj. Përveç kësaj, bashkëshorti musliman është i ngarkuar me mbajtjen e gruas së tij dhe të fëmijëve. Gruaja, nga ana tjetër, nuk është e detyruar ta ndihmojë atë për këtë gjë. Pronat dhe fitimet e saj janë vetëm për përdorimin e saj me përjashtimin kur ajo ia ofron vullnetarisht vetë të shoqit. Për më tepër, çdokujt i duhet ta dijë që Islami me shumë ngulm e mbron jetën familjare. Ai fortësisht e nxit rininë të martohet, çkurajon shkurorëzimin dhe nuk e shikon beqarinë si virtyt. Prandaj, në një shoqëri të vërtetë islamike, jeta familjare është normë dhe jeta e vetmuar është një përjashtim i rrallë. Pra, tashmë të gjithë meshkujt dhe femrat në moshë martese janë të martuar në një shoqëri islamike. Nën dritën e këtyre fakteve, çdokush do ta vlerësonte që mashkulli musliman në përgjithësi, ka një barrë më të madhe financiare se sa gruaja dhe kështu rregullat e trashëgimisë e nënkuptojnë këtë kundërpeshim të pabarazisë që për pasojë shoqëria të jetojë e lirë nga luftërat midis gjinive dhe klasave. Pas një krahasimi të thjeshtë ndërmjet të drejtave financiare dhe detyrimeve të gruas muslimane, një britanike muslimane ka ardhur në përfundimin që Islami e ka trajtuar gruan jo vetëm drejtësisht por edhe bujarisht (B. Aishe Lemu dhe Fatime Heren, Gruaja në Islam, London: Islamic Foundation 1978, fq. 23).

 

 

Vështirësitë e vejushave

 

Për shkak të faktit që Dhjata e Vjetër nuk ia njeh të drejtat e trashëgimisë atyre, vejushat janë ndërmjet pjesës më të prekshme të popullsisë hebraike. Meshkujt e afërt që trashëgojnë gjithçka nga çifligu i një gruaje që i ka vdekur burri, janë ata që kujdesen për vejushat nga ky çiflig. Sidoqoftë, vejushat nuk kanë asnjë mënyrë për ta siguruar furnizimin dhe jetonin nën mëshirën e të tjerëve. Prandaj vejushat ishin ndër klasat më të ulëta në Izraelin antik dhe vejanëria konsiderohej si simboli i një degradimi të madh (Isaia 54: 4). Por vështirësitë e një vejushe në traditën biblike zgjeroheshin deri përtej, në përjashtimin e saj nga prona e bashkëshortit të saj. Sipas Zanafillës 38, një vejushë pa fëmijë duhej të martohej me vëllain e burrit të saj, edhe nëse ai tashmë ishte i martuar, kështu që ai mund të prodhonte pasardhës për vëllain e tij të vdekur, duke siguruar kështu që emri i vëllait të tij nuk do të shuhej.

“Juda i tha Onanit: Merre gruan e vëllait tënd dhe bëje shoqë për t’i ngritur trashëgimtar vëllait tënd” (Zanafilla 38: 8).

Vejushes nuk i merret leje për këtë martesë. Vejusha trajtohet si pjesë e pronës së bashkëshortit të vdekur, funksioni kryesor i së cilës është të sigurojë vazhdimësinë e burrit të saj. Ky ligj biblik vazhdon të praktikohet edhe në Izraelin e sotëm (Hazëllton, vep. cit. fq. 45-46). Një vejushë pa fëmijë në Izrael i trashëgohet vëllait të burrit të saj. Në qoftë se vëllai është shumë i ri për t’u martuar, asaj i duhet të presi që ai të mbushi moshën. Po qe se vëllai i burrit të vdekur nuk pranon të martohet me atë, ajo lihet e lirë dhe atëhere mund të martohet me këdo nga burrat që e zgjedh ajo. Nuk është ndonjë fenomen i pazakontë në Izrael që vejushat bëhen subjekte kërcënimesh nga kunetërit me qëllim që të fitojnë lirinë e tyre.

Paganët arabë përpara Islamit kishin praktika të tilla. Vejusha konsiderohej si pjesë e pronës së bashkëshortit që trashëgohej nga meshkujt trashëgues dhe ajo i jepej zakonisht në martesë djalit më të madh të të vdekurit me grua tjetër. Kurani i sulmon ashpërsisht dhe i zhduk këto zakone degraduese:

Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar”. (Nisa, 22)

Vejushat dhe gratë e shkurorëzuara vështrohen me aq përbuzje në traditën biblike saqë një prift i lartë nuk mund të martohet me një vejushë, një grua të shkurorëzuar ose një prostitutë:

“Për grua le të marrë vajzë që është ende e virgjër. Të mos marrë, pra, për grua: as vejushën, as të lëshuarën, as të dhunuarën, as laviren por për grua të marrë një vajzë ende të virgjër prej popullit të vet; kështu nuk do ta çorodisë trashëgiminë e vet në popullin e vet” (Levitiku 20: 13-15).

Sot në Izrael, një pasardhës i kastës së Kohenit (priftërinjtë e lartë ditorë të Tempullit) nuk mund të martohet me një të shkurorëzuar, vejushe ose prostitutë (Hazëllton, vep. cit. fq. 47). Në legjislacionin judaik, një grua që ka mbetur tri herë e ve’ më të tre burrat të vdekur për shkaqe natyrore konsiderohet “fatale” dhe i ndalohet të martohet përsëri (Hazëllton, vep. cit. fq. 45-46). Ndërsa Kurani nga ana tjetër nuk njeh as kasta as persona fatalë. Vejushat dhe të shkurorëzuarat kanë lirinë të martohen me këdo që ato zgjedhin. Nuk ka asnjë lloj stigmatizimi për shkurorëzimin dhe vejanërinë në Kuran:

E kur t’i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëhere ose mbani si duhet ose i lini si duhet (të kryejnë afatin), e mos i mbani sa për t’i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e Allahut mos i merrni për shaka”. (Bekare, 231)

E ata që vdesin dhe lënë gra pas vetes, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju(familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre. Allahu hollësisht e di çka veproni”. (Bekare, 234)

Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vit, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. Allahu është më i fuqishmi, më i dituri”. (Bekare, 240)

 

 

Poligamia

 

Tashti le të merremi me çështjen e rëndësishme të poligamisë. Poligamia është një praktikë shumë antike që gjendet në shumë shoqëri njerëzore. Bibla nuk e dënon poligaminë. Në të kundërt, Dhjata e Vjetër dhe shkrimet rabinike shpesh dëshmojnë ligjësinë e poligamisë. Mbreti Solomon thuhet të ketë pasur 700 gra dhe 300 konkubina* (1 Mbretërit 11: 3). Gjithashtu mbreti David thuhet të ketë pasur shumë gra dhe konkubina (2 Samuel 5: 13). Dhjata e Vjetër ka disa urdhëresa se si të shpërndahet prona e një burri ndërmjet djemve të tij prej grave të ndryshme (Ligji i Përtërirë 22: 7). Shtrëngesa e vetme në poligami është ndalesa në marrjen e motrës së gruas si grua rivale (Levitiku 18: 18). Talmudi këshillon për një maksimum prej 4 grash (Suidler, vep. cit. fq. 144-148). Judejtë evropianë vazhduan ta praktikojnë poligaminë deri në shekullin e 16-të. Judejtë lindorë e praktikonin rregullisht poligaminë deri sa ata mbrritën në Izrael ku u ndalua prej ligjit civil. Megjithatë, nën ligjet fetare, të cilat i zhvleftësojnë ligjet civile në të tilla raste, është e lejueshme (Hazëllton, vep. cit. fq. 44-45).

Çfarë thotë Dhjata e Re? Sipas At Eugjen Hillman në librin e tij kthjellues “Rishikimi i Poligamisë” thotë: “Askund në Dhjatën e Re nuk gjendet ndonjë urdhërim i qartë që martesa duhet të jetë monogamike ose ndonjë urdhëresë e qartë që ndalon poligaminë (Eugjen Hillman, “Rishikimi i Poligamisë” Martesat afrikane me shumë gra dhe Kisha e Krishterë, New York: Orbis Books 1975, fq. 140). Përveç kësaj Jezusi nuk ka folur kundër poligamisë, e megjithatë ajo është praktikuar nga judenjtë e shoqërisë së vet. At Hillmani nënvizon që kisha në Romë e ndaloi poligaminë me qëllim që të konformohet me kulturën greko-romake (e cila parashkruante vetëm një grua ligjore ndërsa toleronte konkubinazhin dhe prostitucionin). Ai citon Shën Agustinin: “Sot me të vërtetë në kohët tona dhe në mbajtjen e zakoneve romake, jo për shumë kohë do të na lejohet të marrim një grua tjetër (Eugjen Hillman, “Rishikimi i Poligamisë” Martesat afrikane me shumë gra dhe Kisha e Krishterë, New York: Orbis Books 1975, fq. 17). Kishat afrikane dhe afrikanët e krishterë shpesh na kujtojnë vëllezërit e tyre evropianë që ndalimi i Kishës të poligamisë është një traditë kulturore dhe jo një urdhëresë autentike e krishterë.

Kurani gjithashtu e lejon poligaminë por jo pa shtrëngesa:

Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëhere martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri e me katër. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëhere vetëm me një…”. (Nisa, 3)

Kurani, në të kundërt me Biblën, e kufizon në maksimum numrin e grave në katër nën kushtet strikte të trajtimit njësoj dhe të drejtë të grave. Nuk kuptohet mirë që Kurani është duke i nxitur besimtarët ta praktikojnë poligaminë apo poligamia konsiderohet si një ideal. Me fjalë të tjera, Kurani e ka “toleruar” apo “lejuar” poligaminë dhe jo më tepër por pse? Përse poligamia është e lejueshme? Përgjigjia është e thjeshtë: ndodhen vende dhe kohëra në të cilat ka arsye detyruese shoqërore dhe morale për poligaminë. Siç na tregohet në vargun kuranor të mësipërm, çështja e poligamisë në Islam nuk mund të kuptohet e veçuar nga detyrimet komunitare kundrejt jetimëve dhe vejushave. Islami si një fe universale e praktikueshme për të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat nuk mund të injorojë këto detyrime shtrënguese. Në shumë shoqëri njerëzore, femrat e kalojnë numrin e meshkujve. Në SHBA ndodhen më e pakta, 8 milion gra më tepër se sa burra. Në vende si Guinea gjenden 122 femra për çdo 100 meshkuj. Në Tanzani gjenden 95.1 meshkuj për 100 femra (Eugjen Hillman, “Rishikimi i Poligamisë” Martesat afrikane me shumë gra dhe Kisha e Krishterë, New York: Orbis Books 1975, fq. 88-93). Çfarë mund të bëjë një shoqëri kundrejt shifrave të tilla jo të barazpeshuara? Ka zgjidhje të ndryshme, disa mund të na propozojnë beqarinë, të tjerë mund të parapëlqejnë vrasjen e fëmijëve femra (e cila ndodh në disa shoqëri në botën e sotme!). Të tjerët mund të mendojnë që e vetmja rrugëzgjidhje është që shoqëria të tolerojë të gjitha mënyrat e lejueshmërisë seksuale: prostitucionin, seksin jashtë kurorës, homoseksualitetin etj.

Për të tjera shoqëri si shumë shoqëri afrikane sot, rrugëzgjidhja më e ndershme është të lejosh martesën poligamike si të pranueshme kulturalisht dhe si institucion i respektueshëm shoqëror. Pika që shpesh është keqkuptuar në Perëndim është që gruaja në kulturat e tjera, jo-nevojshmërisht të shihet në poligami si një shenjë e degradimit të saj. Psh, shumë nuse të reja afrikane, qofshin të krishtera, muslimane apo ndryshe, do të parapëlqenin të martoheshin me një burrë të martuar që e ka provuar tashmë vetë të jetë një bashkëshort i përgjegjshëm. Shumë gra i nxisin burrat e tyre të marrin një grua të dytë kështu që ato të mos ndihen të vetmuara (Eugjen Hillman, “Rishikimi i Poligamisë” Martesat afrikane me shumë gra dhe Kisha e Krishterë, New York: Orbis Books 1975, fq. 92-97). Një vëzhgim i mbi gjashtë mijë grave, në moshë nga 15 e deri në 59 vjeç, i bërë në qytetin e dytë më të madh në Nigeri tregoi se 60% e këtyre grave do të ishin të kënaqura nëse burrat e tyre të merrnin një grua tjetër. Vetëm 23% shprehën zemërim për idenë e ndarjes së burrit me një tjetër grua. 76% e grave në një vëzhgim të bërë në Kenia e shikonte poligaminë pozitivisht. Në një vëzhgim të ndërmarrë në Kenian rurale, 25 në 27 gra e konsiderojnë poligaminë, të jetë më e mirë se monogamia. Këto gra e ndjejnë se poligamia mund të jetë një eksperiencë e lumtur dhe mirëbërëse nëse gratë do të bashkëpunonin me njëra-tjetrën (Filip L. Kilbrajd, Martesa me shumë për kohërat tona, Westport, Connecticut: Bergin & Garvey 1994, fq. 108-109).

Poligamia në shumë shoqëri afrikane është një institucion aq i respektueshëm saqë disa Kisha Protestane janë duke u treguar më toleruese ndaj saj. Një peshkop i Kishës Anglikane në Kenia deklaroi që: “Megjithësë monogamia mund të jetë ideale për shprehjen e dashurisë ndërmjet burrit dhe gruas, kisha duhet ta konsiderojë se në disa kultura poligjinia është shoqërisht e pranueshme dhe që besimi që poligjinia është në kundërshtim me Krishterimin nuk ka për të shkuar gjatë” (The Weekly Review, 1 gusht 1987). Pas një studimi të kujdesshëm të poligamisë afrikane, i Nderuari David Gitari i Kishës Anglikane ka konkluduar që poligamia, e praktikuar idealisht, është më e krishterë se sa shkurorëzimi dhe rimartesa, nga sa ç’është braktisja e grave dhe fëmijëve e pakuptimtë (Kilbrajd, vep. cit. fq. 126). Unë personalisht njoh shumë gra afrikane të ngritura intelektualisht, të cilat megjithëse kanë jetuar në Perëndim për shumë vite, nuk kanë ndonjë kundërshtim kundra poligamisë. Njëra prej tyre që jeton në SHBA, solemnisht e nxiti bashkëshortin e saj të merrte një grua të dytë që ta ndihmonte atë në rritjen e fëmijëve.

Problemi i mosbalancimit proporcional të sekseve bëhet me të vërtetë problematik në kohëra lufte. Amerikanët vendali të tribuve indiane zakonisht e kanë vuajtur shumë mosbalancimin proporcional të sekseve pas humbjeve në luftëra. Gratë në këto tribu që në fakt gëzonin një status të lartë ndershmërie, e pranuan poligaminë si mbrojtjen më të mirë kundrejt marrjes me veprime të ulëta. Banorët evropianë, pa ofruar asnjë lloj alternative, e dënuan poligaminë indiane si “jo të qytetëruar” (Xhon D’Emilio dhe Estela B. Fridman, Çështje intime: Një histori e seksualitetit në Amerikë, New York: Harper & Row Publishers 1988, fq. 87). Pas Luftës së Dytë Botërore gjendeshin 7,300,000 gra më tepër se sa burra në Gjermani (3,3 milion prej tyre ishin vejusha). Ishin 100 burra, 20-30 vjeç për çdo 167 gra në atë grupmoshë (Ute Frevert, Gratë në historinë e Gjermanisë: nga emancipimi borgjez në lirinë seksuale, New York: Berg Publishers 1988, fq. 263-264). Shumë nga këto gra kërkonin një burrë jo vetëm si një shok por gjithashtu si një përkujdesës për problemet e shtëpisë në një kohë të paparë mjerimi dhe vështirësish. Ushtarët e Ushtrisë Aleatë fitimtare i shfrytëzuan këto gra lehtësisht të prekshme. Shumë vajza të reja dhe vejusha patën lidhje me anëtarët e forcave pushtuese. Shumë ushtarë amerikanë e britanikë paguan për kënaqësitë e tyre me cigare, çokollata dhe bukë. Fëmijët u gëzuan jashtë mase prej dhuratave që këta të huaj sollën. Një djalë dhjetëvjeçar kur dëgjoi për dhurata të tilla nga fëmijët e tjerë i uroi me gjithë zemër nënës së tij një “anglez” kështu që ajo të mos rrinte gjatë pa qenë nevoja e uritur (Ute Frevert, Gratë në historinë e Gjermanisë: nga emancipimi borgjez në lirinë seksuale, New York: Berg Publishers 1988, fq. 257-258). Ne na duhet ta pyesim ndërgjegjen tonë në këtë pikë: Çfarë është më dinjitoze për një grua? Një grua e dytë e pranuar dhe e respektuar si në rastin e indianëve vendalinj ose një prostitutë virtuale si në rastin e Aleatëve “të civilizuar”? Me fjalë të tjera, çfarë është më dinjitoze për një grua, parashkrimi kuranor apo teologjia e bazuar në kulturën e Perandorisë Romane?

Është shumë interesante të vërehet se në një konferencë ndërkombëtare të rinisë të mbajtur në Mynih 1948, problemi i mosbalancimit të lartë proporcional seksual në Gjermani u diskutua. Kur u bë e qartë se nuk mund të kishte zgjidhje ku mund të pajtoheshin, shumë pjesëmarrës propozuan poligaminë. Reagimi fillestar i pjesëmarrësve ishte një përzierje shoku dhe përbuzjeje. Megjithatë, pas një studimi të kujdesshëm të propozimit, pjesëmarrësit u pajtuan që ajo ishte zgjidhja e vetme e mundshme. Për pasojë, poligamia u përfshi ndërmjet rekomandimeve përfundimtare të konferencës (Sabik, vep. cit. fq. 191).

Bota sot zotëron shumë më tepër armë të shkatërrimit në masë se sa ndonjëherë dhe Kisha Evropiane mund të detyrohet, herët a vonë, ta pranojë poligaminë si të vetmen rrugëzgjidhje. At Hillman me shumë kujdes e njeh këtë fakt:

“Është shumë e mundshme që këto teknika genocidale (bërthamore, kimike, biologjike…) mundet të prodhojnë një mosbalancim aq drastik ndërmjet sekseve saqë martesa me shumë gra do të bëhet një mënyrë e nevojshme e mbijetesës… Pastaj në kundërshtim me zakonet e ligjet e mëparshme, një mbizotërim i natyrshëm dhe pjerrje morale mund të rritet në favor të poligamisë. Në këtë gjendje, teologë dhe udhëheqës të kishës do të nxjerrin shpejt arsye të vlefshme dhe tekste biblike për të konceptuar idenë e re të martesës” (Hillman, vep. cit. fq. 12). Në ditët e sotme poligamia vazhdon të jetë një zgjidhje e vazhdueshme e aftë për shumë nga sëmundjet shoqërore të shoqërisë moderne. Detyrimet e përbashkëta që Kurani përmend në shoqëri me lejimin e poligamisë janë më të dukshme sot në shoqëritë perëndimore se sa në Afrikë. Psh, në SHBA sot, ka një gjendje krize gjinore të rëndë në bashkësinë zezake. Një në 20 të rinj zezakë mundet që të vdesi pa arritur moshën 21 vjeç. Për ato ndërmjet 20-35 vjeç, vrasja është shkaku kryesor i vdekjes (Natan Her dhe Xhuli Her, bot., Kriza në politikat seksuale zezake, San Françisko: Black Think Tank 1989, fq. 25). Veç kësaj shumë djem të rinj zezakë janë të papunë, në burg ose të droguar (Natan Her dhe Xhuli Her, bot., vep. cit. fq. 26). Si rezultat, një në katër gra zezake e moshës 40 vjeç nuk është martuar kurrë, e krahasuar me një në dhjetë gra të bardha (Kilbrajd, vep. cit. fq. 94). Për më tepër, shumë femra të reja zezake mbeten nëna beqare përpara moshës 20 vjeç dhe e shohin veten të kenë nevojë për kujdes. Përfundimi i këtyre rrethanave tragjike, është ai i rritjes së numrit të grave zezake që janë të angazhuara në të ashtuquajturat “burra të përbashkët” (Kilbrajd, vep. cit. fq. 95). Pra, shumë prej këtyre grave zezake të palumtura janë të përziera në marrëdhënie me burra të martuar. Gratë janë shpesh të paditura për gra të tjera që i kanë “të përbashkët” burrat e tyre me to. Shumë vëzhgues të krizave të “burrave të përbashkët” në bashkësinë afro-amerikane, rekomandojnë nxehtësisht poligaminë konsensuale si një përgjigje e përkohshme ndaj mungesës së meshkujve zezakë deri sa të ndërmerren reforma të gjera më të gjithanshme në shoqërinë amerikane (Kilbrajd, vep. cit. fq. 95). Me poligami konsensuale ato nënkuptojnë një poligami që është e sanksionuar nga Bashkësia dhe në të cilën të gjithë partitë e përziera kanë pajtuar si kundërshtim ndaj të zakonshmes “burra të përbashkët” të fshehtë, e cila është dëmtuese për të dy, gruan dhe bashkësinë në përgjithësi. Problemi i “burrave të përbashkët” në bashkësinë afro-amerikane ishte tema e një liste diskutimesh të mbajtura në Tempëll Universiti në Filadelfia, më 27 janar 1993 (Kilbrajd, vep. cit. fq. 95-99). Shumë nga folësit rekomanduan poligaminë si një ndërmjetës të fuqishëm për krizën. Ata gjithashtu propozuan që poligamia nuk duhet të ndalohet me ligj, veçanërisht në një shoqëri që toleron prostitucionin dhe mantenutat*. Komenti i një gruaje nga dëgjuesit që afro-amerikanet kanë nevojë të mësojnë nga Afrika ku poligamia praktikohet me përgjegjësi solli duartrokitje entuziaste.

Filip Kilbrajd, një antropolog amerikan me prejardhje romano-katolike, në librin e tij provokues Martesa me shumë për kohërat tona, e propozon poligaminë si një zgjidhje për disa sëmundje të shoqërisë amerikane, gjerësisht. Ai debaton që martesa me shumë mund të shërbejë si një alternativë potenciale për shkurorëzimin në shumë raste me qëllim që të shmangin përplasjen shkatërruese të shkurorëzimit për shumë fëmijë. Ai thotë që shumë shkurorëzime janë shkaktuar nga marrëdhëniet jashtëmartesore në rritje në shoqërinë amerikane. Sipas Kilbrajd, përfundimi i një marrëdhënieje jashtëmartesore me një martesë poligamike, më tepër se sa një shkurorëzim, është më e mirë për fëmijët: “Fëmijët do të shërbeheshin më mirë në një familje në rritje më tepër se sa vetëm ndarja dhe shpërbërja të shihen si mundësi”. Veç kësaj, ai propozon që grupe të tjera gjithashtu do të përfitonin nga martesa me shumë, të tilla si: gra në moshë që ballafaqohen me një mungesë kronike burrash dhe afro-amerikanet që janë përzier në “burra të përbashkët” (Kilbrajd, vep. cit. fq. 118).

Më 1987, një votim i bërë nga gazeta e studentëve në Universitetin e Berklit, Kaliforni, i pyeste studentët nëse ato pajtoheshin që burri duhet të lejohet me ligj të ketë më tepër se sa një grua nëse do të kishte një mungesë të ndjeshme të meshkujve kandidatë për martesë në Kaliforni. Pothuajse të gjithë studentët e testuar e miratuan idenë. Madje një studente shpalli se një martesë poligamike do t’i përmbushte nevojat e saj emocionale dhe fizike ndërkaq do t’i jepte asaj liri më të madhe se sa një bashkim monogamik (Lang, vep. cit. fq. 172). Në fakt, i njëjti argument është përdorur gjithashtu nga disa pakica fundamentaliste të grave mormone që vazhdojnë të praktikojnë poligaminë në SHBA. Ato besojnë që poligamia është një rrugë ideale për një grua që t’i ketë të dyja një karrierë dhe fëmijë qyshse gratë mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën të kujdesen për fëmijët (Kilbrajd, vep. cit. fq. 72-73).

Na duhet të shtojmë se poligamia në Islam është një çështje konsensusi të përbashkët. Askush nuk mundet ta detyrojë një grua të martohet me një burrë të martuar. Veç kësaj gruaja ka të drejtën t’i marri burrit të saj premtimin që nuk do të marri një grua të dytë (Sabik, vep. cit. fq. 187-188). Bibla, nga ana tjetër, disa herë nxit detyrueshmërinë e poligamisë. Një vejushe pa fëmijë duhet të martohet me vëllain e burrit të saj, edhe nëse ai është tashmë i martuar (shih mestitullin“Vështirësitë e vejushës”), pa pyetur për lejen e saj (Zanafilla 38: 8-10). Duhet të vërejmë që në shumë shoqëri muslimane sot praktikimi i poligamisë është i rrallë qyshkur e çara ndërmjet numrit të të dy sekseve nuk është e madhe. Mund të themi pa frikë që numri i martesave poligamike në botën muslimane është shumë më i pakët se sa numri i marrëdhënieve jashtëmartesore në Perëndim. Me pak fjalë, burrat në botën muslimane sot janë shumë më të rreptë në monogami se sa burrat në botën perëndimore.

Billi Graham, një evangjelist i shquar i krishterë e ka njohur këtë fakt: “Krishterimi nuk mund të pajtohet për çështjen e poligamisë. Nëse në ditët e sotme Krishterimi nuk bën kështu, është për të keqen e tij. Islami e ka lejuar poligaminë si një zgjidhje për sëmundjet shoqërore dhe ka marrë parasysh një shkallë të lartë të natyrës njerëzore por rreptësisht vetëm brenda kornizës së përcaktuar të ligjit. Vendet e krishtera bëjnë një shou të madh me monogaminë por aktualisht ato praktikojnë poligaminë. Askush s’është i paditur për rolin e mantenutës në shoqërinë perëndimore. Në këtë gjë Islami është thelbësisht i ndershëm si fe dhe lejon që muslimani të martohet më një grua të dytë nëse atij i duhet por ndalon rreptësisht të gjitha shoqërimet amatore klandestine me qëllim që të sigurojë ndershmërinë morale të Bashkësisë” (Abdul Rrahman Doi, Gruaja në Sheriat, Londër: Ta-Ha Publishers 1994, fq. 76).

Është me interes që të vërejmë se shumë vende jo-muslimane po aq sa dhe vendet muslimane sot në botë e kanë nxjerrë jashtë ligji poligaminë. Duke marrë një grua të dytë, edhe me pëlqimin e gruas së parë është një dhunim i ligjit. Nga ana tjetër, t’i bësh hile gruas pa dijeninë dhe pëlqimin e saj, a është e ligjshme për aq sa shqetësohet ligji! Kush është urtësia ligjore pas një kontradikte të tillë? A është ligji i projektuar shpërblim për gënjeshtarin dhe dënues i të ndershmit? Ky është një nga paradokset më të pakuptueshme të botës sonë moderne “të civilizuar”.

 

 

Mbulesa

 

Më së fundi le të hedhim pak dritë në atë çka konsiderohet në Perëndim si simboli më i madh i shtypjes dhe i skllavërimit të gruas, mbulesa e kokës. A është e vërtetë që nuk gjendet një gjë e tillë si mbulesa në traditën judeo-krishtere? Le të shohim regjistrimet e rregullta.

Sipas rabinit dr. Menahem M. Brajer (Profesor i Letërsisë Biblike në Universitetin e Jeshivas) në librin e tij: Gruaja hebreje në letërsinë rabinike, ka qenë një zakon i gruas hebreje që të dali jashtë në publik me kokën të mbuluar, e cila shumë herë madje, mbulonte të gjithë fytyrën duke lënë vetëm një sy hapur (Menahem M. Brajer,Gruaja hebreje në letërsinë rabinike: Një perspektivë psiko-sociale, Hoboken, N.J.: Ktav Publishing House 1986, fq. 239). Ai citon shumë rabinë të vjetër të famshëm që thonë:

“Nuk është e pëlqyeshmë që bijat e Izraelit të dalin në rrugë me kokë të zbuluar” dhe “Mallkuar qoftë burri që len flokët e gruas së tij të shikohen… një grua që zbulon flokun e saj për vetëzbukurim sjell varfëri”. Ligjet rabinike ndalojnë recitimin e bekimeve ose të lutjeve në prani të grave të martuara kokëzbuluar sepse floku i pambuluar i gruas konsiderohet “lakuriqësi” (Menahem M. Brajer,Gruaja hebreje në letërsinë rabinike: Një perspektivë psiko-sociale, Hoboken, N.J.: Ktav Publishing House 1986, fq. 316-317. shih gjithashtu Suidler, vep. cit., fq. 121-123). Dr. Brajer po ashtu përmend që “Gjatë periudhës Tanaitike, dështimi i mbulimit të kokës së gruas judaike konsiderohej si një përbuzje ndaj modestisë së saj. Kur koka e saj ishte e zbuluar ajo mund të gjobitej me katërqind zuzim për këtë fyerje të saj”. Dr. Brajer po ashtu shpjegon që mbulesa e gruas judeje jo gjithmonë konsiderohej një shenjë modestie. Disa herë mbulesa simbolizonte një gjendje dallueshmërie dhe luksi më tepër se sa modestie. Mbulesa personifikonte dinjitetin dhe epërsinë e gruas fisnike. Ajo gjithashtu përfaqësonte paarritshmërinë e gruas si një pronë e shenjtë e burrit të saj (Menahem M. Brajer,Gruaja hebreje në letërsinë rabinike: Një perspektivë psiko-sociale, Hoboken, N.J.: Ktav Publishing House 1986, fq. 139).

Mbulesa nënkuptonte vetërespektin dhe gjendjen shoqërore të gruas. Gratë e klasave të ulëta shpesh vishnin mbulesën për të dhënë përshtypjen e një qëndrimi të lartë. Fakti që mbulesa ishte shenjë fisnikërie, ishte arsyeja përse prostitutat nuk u lejonin të mbulonin flokun në shoqërinë e vjetër judaike. Megjithatë prostitutat vishnin shpesh një shall koke me qëllim që të dukeshin të respektueshme (Suzan W. Shnajder, Judenjtë dhe femrat, New York: Simon & Schuster 1984, fq. 237). Gruaja judeje në Evropë vazhdoi ta mbajë mbulesën deri në shek. 19-të kur jeta e tyre u bë më e ngatërruar prej rrethimit të kulturës shekullare*. Presioni i jashtëm i kulturës evropiane në shekullin e 19-të i detyroi shumë prej tyre të dilnin kokëzbuluar. Disa gra judeje e kanë gjetur më të leverdisshme ta zëvendësojnë mbulesën tradicionale me paruke si një formë tjetër e mbulesës së flokut. Sot shumë gra judeje të devotshme nuk i mbulojnë flokët e tyre përveç se në sinagogë (Suzan W. Shnajder, Judenjtë dhe femrat, New York: Simon & Schuster 1984, fq. 237). Disa prej tyre që i përkasin sektit Hasidik vazhdojnë të përdorin paruken (Aleksandra Rajt, Judaizmi, në Holm dhe Bouker bot., vep. cit., fq. 128-129). Çfarë mund të themi për traditën e krishterë? Është shumë e mirënjohur që murgeshat katolike i kanë mbuluar kokat e tyre për qindra vjet por kjo nuk është e gjitha. Shën Pali në Dhjatën e Re ka bërë disa shpallje shumë interesante përreth mbulesës:

“Por dua që ta dini: kryetari i çdo njeriu është Krishti, kryetari i gruas është burri e kryetari i Krishtit është Hyji. Çdo burrë që lutet apo profetizon me krye të mbuluar, turpëron kryetarin e vet. Çdo grua që lutet apo profetizon me krye të zbuluar, turpëron kryetarin e vet: sepse është njënjë sikurse t’i kishte qethur flokët. E po ndodhi që ndonjë grua nuk do ta mbulojë kryet, le të qethet: por, në qoftë se është turp për gruan ta qethë e ta rruajë kryet, atëhere le të mbulohet. Përkundrazi, burri nuk ka nevojë ta mbulojë kryet sepse është shëmbëlltyra e lavdisë së Hyjit; ndërsa gruaja është nderi i burrit. Sepse nuk është burri prej gruas por gruaja prej burrit. Dhe burri nuk u krijua për arsye të gruas, por gruaja për arsye të burrit. Prandaj, gruaja duhet ta mbartë mbi krye shenjën e “varshmërisë”, për shkak të engjëjve” (1 Korintianëve 11: 3-10).

Arsyetimi i Shën Palit për mbulesën e gruas është që mbulesa përfaqëson shenjën e autoritetit të burrit që është imazhi dhe lavdia e Zotit, mbi gruan, e cila është krijuar nga dhe për burrin. Shën Tertuliani në traktatin e tij të famshëm “Mbi mbulesën e virgjëreshave” ka shkruar: “Grua e re, ti e vesh mbulesën tënde jashtë në rrugë, kështu që ti duhet ta veshësh atë në kishë, ti vishe atë kur të jesh midis të huajve, pastaj vishe atë midis vëllezërve tuaj…”. Ndërmjet kanoneve ligjore të Kishës Katolike sot, gjendet një ligj që kërkon nga gratë të mbulojnë kokën e tyre në Kishë (Klara M. Hening, “Ligjet kanonike dhe beteja e sekseve” në Rozmari R. Ruter bot. Feja dhe Seksizmi: Imazhi i gruas në Traditat judeje dhe krishtere, New York: Simon and Schuster 1974, fq. 272). Disa sekte të krishtera, të tilla si Amishët dhe Menonitët psh, i mbajnë të mbuluara gratë e tyre edhe në ditët e sotme. Arsyeja e mbulesës siç na ofrohet nga udhëheqësit e kishës është kjo: “Mbulesa e kokës është një simbol i nënshtrimit të gruas ndaj burrit dhe Zotit”, e cila është e njëjta logjikë e vënë në zbatim nga Shën Pali në Dhjatën e Re (Donald B. Kreibill, Misteri i kulturës amishite, Baltimorë: Johns Hopkins University Press 1989, fq. 56).

Nga të gjithë të dhënat e mësipërme, është e natyrshme që Islami nuk e shpiku mbulesën. Megjithatë, Islami e përkrahu atë. Kurani i nxit burrat dhe gratë besimtare të ulin shikimet e tyre dhe të shohin me modesti dhe pastaj i nxit gratë besimtare ta zgjerojnë mbulesën e kokës duke mbuluar qafën dhe kraharorin:

Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta… Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt…”. (Nurë, 31-31) Kurani është shumë i qartë që mbulesa është thelbësore për modestinë por përse modestia është e rëndësishme? Kurani vazhdon ta kthjellojë:

O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vejnë shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen”. (Ahzabë, 59)

Ky është i gjithë thelbi i çështjes, modestia është parashkruar të mbrojë gruan nga ngacmimet ose thjesht, modestia është mbrojtje.

Kështu që qëllimi i vetëm i mbulesës në Islam është mbrojtja. Mbulesa islame, ndryshe nga mbulesa në traditën e krishterë, nuk është një shenjë e autoritetit të burrit mbi gruan as nuk është shenjë e nënshtrimit të gruas ndaj burrit. Mbulesa islame në ndryshim nga tradita judaike nuk është një shenjë luksi dhe dallimi e disa grave të martuara fisnike. Mbulesa islame është një shenjë modestie me qëllimin e mbrojtjes të të gjitha grave. Filozofia Islame është se do të ishte gjithmonë më mirë të jesh i sigurtë se sa keq. Në fakt Kurani është kaq i shqetësuar me mbrojtjen e trupit të gruas dhe reputacionin e gruas saqë një burrë që guxon të bëjë një akuzë fallso gruas për dëlirësinë morale do të dënohej rreptësisht:

Edhe ata, të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrihni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos u pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm”. (Nurë, 4)

Krahasoni këtë qëndrim strikt kuranor me dënimin ekstremisht të pamjaftueshëm për përdhunim në Bibël:

“Nëse një njeri gjen një vajzë të virgjër të pafejuar, e kap dhe mëkaton me të, dhe çështja del përpara gjykatësve, ai që ka fjetur me të, le t’i japë t’et të vajzës pesëdhjetë sikla të argjendta e le ta marrë për grua sepse ai e ka dhunuar: nuk ka mundësi ta lëshojë për sa të jetë gjallë” (Ligji i Përtërirë 22: 28-30).

Çdokush me të drejtë mund të pyesi këtu, kush është me të vërtetë i dënuari? Burri që vetëm pagoi një gjobë për përdhunim apo vajza që u detyrua të martohet me burrin që e përdhunoi atë dhe të jetojë me atë deri sa të vdesi? Një tjetër pyetje që duhet të ngrejmë këtu është kjo: Kush është më mbrojtës për gruan, qëndrimi strikt kuranor apo qëndrimi i pamjaftueshëm biblik?

Shumë njerëz, veçanërisht në Perëndim, përpiqen ta përqeshin të gjithë argumentin e modestisë për mbrojtje. Argumenti i tyre është që mbrojtja më e mirë është përhapja e edukimit, sjelljes së civilizuar dhe vetëpërmbajtjes. Ne do të thonim: mirë por jo mjaftueshëm. Në qoftë se civilizimiështë mbrojtje e mjaftueshme, atëhere përse ndodh që gruaja në Amerikën e Veriut nuk guxon të eci vetëm në një rrugë të errët apo edhe të kalojë një parking? Nëse edukimi është zgjidhja, atëhere përse ndodh që një universitet i respektuar si Kuins ka një shërbim dhome kryesisht për femrat studente në kampus? Nëse vetëpërmbajtja është përgjigjia, atëhere përse rastet e bezdisë seksuale në vendin e punës raportohen në lajmet e mediave për ditë? Sa për shembull nga ata që akuzohen për bezdi seksuale, në këto pak vitet e fundit, përfshijnë: oficerë marine, manaxherë, profesorë universiteti, senatorë, Gjykatën e Lartë dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara! Nuk mund t’i besoja syve kur lexova statistikat që vijojnë, të shkruara në një pamflet të nxjerrë nga Dekani i Zyrës së Gruas në Kuins Universiti:

 “Në Kanada, një grua sulmohet seksualisht çdo 6 minuta, 1 në 3 gra në Kanada do të sulmohet seksualisht një herë në jetën e vet, 1 në 4 gra ekziston rreziku i përdhunimit ose përpjekjes për përdhunim në jetën e saj, 1 në 8 gra do të sulmohen seksualisht ndërsa ndjekin kolegjin ose universitetin, dhe një studim nxorri 60% të kanadezëve meshkuj të moshës universitare që thonin se ata do të kishin sulmuar seksualisht nëse do të ishin të sigurtë që nuk do të kapeshin”.

Diçka me të vërtetë është e gabuar në shoqërinë në të cilën ne jetojmë. Një ndryshim radikal në kulturën dhe stilin e jetesës së shoqërisë është absolutisht e nevojshme. Një kulturë e modestisë është shumë e nevojshme, modesti në veshje, në të folur dhe në mënyrat e që të dyve, mashkullit dhe femrës. Përndryshe statistikat e pamëshirshme do të rriten madje përkeqësohen ditë për ditë dhe fatkeqësisht vetëm gruaja do të jetë ajo që do të paguajë çmimin. Aktualisht të gjithë ne po e vuajmë por siç e ka thënë H. Gibran: “…për personin që e merr goditjen nuk është si ai që i numëron ato” (Halil Gibran, Mendime dhe meditime, New York: Bantam Books 1960, fq. 28). Prandaj një shoqëri si Franca, e cila përjashton të rejat nga shkolla për shkak të veshjeve të tyre modeste është, fundja-fundit, thjesht duke dëmtuar vetveten. Është një nga ironitë më të mëdha të botës sonë sot që po e njëjta shami koke e nderuar si një shenjë “shenjtërie” kur vishet me qëllimin e të treguarit të autoritetit të burrit nga Murgeshat Katolike, përbuzet dhe shihet si një shenjë e “shtypjes” kur vishet me qëllimin e mbrojtjes nga gratë muslimane.

 

 

Epilog

 

E vetmja pyetje e të gjithë jo-muslimanëve, të cilët kanë lexuar një variant të hershëm të këtij studimi që kishin të përbashkët ishte: Gratë muslimane, a kanë këtë trajtim fisnik në botën muslimane sot që na përshkruhet këtu? Përgjigjia fatkeqësisht është: JO. Përderisa kjo pyetje është e pashmangshme në çdo diskutim përreth statusit të gruas në Islam, neve na duhet që ta përpunojmë përgjigjen me qëllim që t’i japim lexuesit një pamje të plotë.

Na duhet të sqarojmë fillimisht që ndryshimet e gjera ndërmjet shoqërive muslimane i bëjnë shumë prej përgjithësimeve shumë thjeshtuese. Kemi një pasqyrë të gjerë të qëndrimeve kundrejt gruas në Botën Muslimane sot. Këto qëndrime ndryshojnë nga njëra shoqëri në tjetrën edhe brenda secilës shoqëri individuale. Megjithatë disa prirje të përgjithshme janë të dallueshme. Pothuajse të gjitha shoqëritë muslimane kanë devijuar, kush më shumë a kush më pak, nga idealet e Islamit me respektin për statusin e gruas. Këto devijime kanë qenë, në pjesën më të madhe, në njërin prej dy drejtimeve të kundërta. Drejtimi i parë është më konservativ, shtrëngues dhe i orientuar tradicionalisht ndërsa i dyti është më liberal dhe i orientuar nga Perëndimi. Shoqëritë që janë kthyer mbrapa në drejtimin e parë e trajtojnë gruan sipas zakoneve dhe traditave të trashëguara nga paraardhësit e tyre. Këto tradita zakonisht i mohojnë gruas shumë të drejta të garantuara nga Islami për ato. Për më tepër gratë trajtohen sipas standarteve shumë të ndryshme nga ato që zbatohen për burrin. Ky diskriminim përfshin jetën e çdo femre: ajo pritet me më pak gëzim në lindje se sa një djalë; ajo është më pak e pëlqyeshme për të vajtur në shkollë; asaj mund t’i mohohet pjesa në trashëgiminë e familjes së saj; ajo është nën kontrollin e vazhdueshëm me qëllim që të mos tregohet jo-modeste ndërsa aktet jo-modeste të vëllezërve të saj tolerohen; ajo nuk mund ta thotë fjalën e saj në çështjet e familjes ose për interesat e bashkësisë; ajo mund të mos ketë kontrollin e plotë mbi pronën e saj dhe dhuratat e martesës; dhe së fundmi si nënë ajo vetë do të parapëlqente të lindte djem kështu që mund të mbrrijë një status më të lartë në Bashkësi.

Nga ana tjetër ka shoqëri muslimane (ose disa klasa brenda disa shoqërive) që janë përmbytur nga kultura perëndimore dhe mënyra e jetesës. Këto shoqëri shpesh imitojnë pa menduar çdo gjë që ato marrin nga Perëndimi dhe zakonisht përfundojnë në adoptimin e fryteve më të këqija të qytetërimit perëndimor. Në këto shoqëri i jepet prioritet i madh një gruaje tipike “moderne” në jetën e së cilës lartësohet bukuria e saj fizike. Prandaj ajo është shpesh e shqetësuar me trajtat e trupit, masën dhe peshën. Ajo përpiqet të kujdeset më tepër rreth trupit të saj se sa për mendjen dhe më tepër që të bëhet tërheqëse se sa për intelektin e saj. Aftësia e saj e sharmit, tërheqjes dhe eksitimit vlerësohet më tepër në shoqëri se sa arritjet e saj arsimore, pasionet intelektuale dhe puna shoqërore. Askush nuk pret që të gjejë një kopje të Kuranit në çantën e saj qyshse ajo është e mbushur plot me artikuj kozmetikë që e shoqërojnë atë kudo që ajo shkon. Spiritualiteti i saj nuk ka vend në një shoqëri që rend pas tërheqjes së saj. Prandaj ajo do ta shpenzojë jetën e saj duke u përpjekur më tepër të realizojë feminilitetin e saj se sa të përmbushi njerëzillëkun e saj.

Përse devijuan shoqëritë muslimane nga idealet e Islamit? Nuk mund të jepet një përgjigje e lehtë. Një shpjegim depërtues të arsyeve përse muslimanët nuk iu ngjitën udhëzimit kuranor me gjithë respektin për gruan do të ishte përtej qëllimit të këtij studimi. Na duhet të qartësojmë megjithatë që shoqëritë muslimane kanë devijuar nga moralet islame që i përkasin aq shumë aspekteve të jetës së tyre, për një kohë të gjatë. Ka një çarje të madhe midis asaj që muslimanët supozohet se besojnë dhe asaj që ata praktikojnë. Kjo çarje nuk është një fenomen i vonshëm. Ajo ka qenë aty për shekuj dhe zgjerohej për ditë. Kjo çarje e vazhdueshme ka pasur pasoja shkatërrimtare në botën muslimane, e manifestuar në pothuajse të gjitha aspektet e jetës: tiraninë politike dhe copëzimin, palëvizshmëri ekonomike, padrejtësi shoqërore, faliment shkencor, kënetëzim intelektual etj. Çdo lloj reforme në gjendjen aktuale të gruas muslimane nuk pritet të jetë e frytshme nëse nuk shoqërohet me reforma të gjithanshme në të gjithë mënyrën e jetesës së shoqërisë muslimane. Bota Muslimane ka nevojë për një rilindje që do ta sillte më afër atë me idealet e Islamit dhe jo larg prej tyre. Për ta përmbledhur, nocioni që statusi i varfër i gruas muslimane sot është për shkak të Islamit është një keqkonceptim i plotë. Problemet e muslimanëve në përgjithësi nuk janë pasojë e zellit të tepruar për Islam, ato janë kulmi i një largimi të gjatë dhe të thellë prej tij. Gjithashtu më duhet të theksoj që qëllimi pas këtij studimi krahasues nuk është, pa diskutim, shpifja për Judaizmin apo Krishterimin. Pozicioni i gruas në traditën judeo-krishtere mund të shihet me frikë nga standartet tona të fundshekullit të njëzetë. Megjithatë duhet parë brenda vetë kontekstit historik. Me fjalë të tjera, çdo vlerësim objektiv i pozicionit të gruas në traditën judeo-krishtere duhet të llogarisi rrethanat historike në të cilat kjo traditë është zhvilluar. Pa dyshim që pikëpamjet e Rabinëve dhe Etërve të Kishës mbi gruan janë të influencuara nga qëndrimet mbizotëruese kundrejt gruas në shoqëritë e tyre. Vetë Bibla është shkruar nga autorë të ndryshëm në kohëra të ndryshme. Këta autorë nuk mundet të kenë qenë të paprekshëm prej vlerave dhe mënyrës së jetesës të njerëzve rreth tyre. Psh, ligjet e kurorëthyerjes në Dhjatën e Vjetër janë aq të padrejta kundrejt gruas saqë ato bëjnë të pamundur shpjegimin racional nga mentaliteti jonë. Megjithatë nëse do të konsideronim faktin që fiset e hershme hebreje kanë qenë të shqetësuar me homogjenitetin gjenetik dhe ekstremisht të paduruar ta përcaktojnë vetveten të veçantë nga fiset rretherrotull dhe që vetëm sjelljet e pahijshme seksuale nga femrat e martuara të fisit mund të prishnin këto aspirata përkëdhelëse, pastaj ne duhet të jemi të aftë të kuptojmë por jo nevojshmërisht të simpatizojmë me arsyet e kësaj padrejtësie. Gjithashtu fjalët e hidhura të Etërve të Kishës kundër gruas nuk mund të shkëputen nga konteksti i kulturës mizogjine* Greko-Romake në të cilën ato jetuan. Do të ishte e padrejtë ta vlerësonim trashëgiminë judeo-krishtere pa dhënë asnjë konsideratë për kontekstin historik që ka lidhje. Në fakt një kuptim i vetë kontekstit historik të judeo-krishterë është gjithashtu thelbësor për të kuptuar rëndësinë e kontributit të Islamit në historinë botërore dhe qytetërimin njerëzor. Tradita judeo-krishtere ka influencuar dhe është trajtësuar nga zhvillimet, kushtet dhe kulturat në të cilat ajo ka ekzistuar. Qysh nga shekulli i shtatë i erës sonë, kjo influencë ka shtrembëruar mesazhin origjinal hyjnor zbuluar Moisiut dhe Jezusit nëpërmjet pranimit. Statusi i varfër i gruas në botën judeo-krishtere nga shek. i 7-të është rasti i vetëm në shqyrtim. Prandaj kishte një nevojë të madhe për një mesazh të ri hyjnor që do ta udhëhiqte njerëzimin për në shtegun e drejtë. Kurani e përshkruan misionin e të Dërguarit të ri si një zgjidhje për Judenjtë dhe të Krishterët nga zinxhirët e rëndë që u ishin hedhur mbi, atyre:

Që pranojnë të dërguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), tek ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta”. (Arafë, 157)

Prandaj nuk duhet shikuar si një traditë rivale e Judaizmit ose Krishterimit. Ai duhet të shihet si konsumimi, plotësimi dhe përkryerja e mesazhit hyjnor të atyre që kanë qenë zbuluar përpara tij.

Në fund të këtij studimi, unë do të doja t’u jepja këshillën vijuese Bashkësisë Botërore Muslimane. Aq shumë, grave muslimane iu janë mohuar të drejtat themelore islame për një kohë të gjatë. Gabimet e së kaluarës duhet të korigjohen. Të bësh këtë nuk është një favor, ajo është një detyrë e afërt mbi të gjithë muslimanët. Bashkësia mbarëbotërore muslimane duhet të nxjerri një kartë të të drejtave të grave muslimane bazuar në udhëzimet e Kuranit dhe në mësimet e Profetit të Islamit. Kjo kartë duhet t’i japi grave muslimane të gjitha të drejtat, të pajisura nga Krijuesi i tyre. Pastaj të gjitha mjetet e nevojshme duhet të zhvillohen me qëllim që të sigurojnë zbatimin e duhur të kartës. Kjo kartë është vonuar shumë por është më mirë vonë se sa kurrë. Nëse muslimanët në mbarë botën nuk do të garantojnë të drejtat e plota islamike të nënave, grave, motrave dhe bijave të tyre, kush tjetër do ta bëjë?

Veç kësaj, ne duhet të kemi kurajon të ballafaqohemi me të kaluarën dhe të hedhim poshtë traditat dhe zakonet e stërgjyshërve tonë kudo që ato u kundërvihen moraleve Islame. A nuk i kritikon rreptësisht Kurani paganët arabë për ndjekjen verbërisht të traditave të stërgjyshërve të tyre? Nga ana tjetër neve na duhet të zhvillojmë një qëndrim kritik kundrejt gjithçkaje që na vjen nga Perëndimi ose nga çdo kulturë tjetër. Ndërveprimi me dhe mësimi nga kulturat e tjera është një përvojë e paçmuar. Kurani e ka shquar në mënyrë të thukët këtë ndërveprim si një prej qëllimeve të krijimit:

O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete,…”. (Huxhuratë, 13)

Ai vazhdon, pa thënë megjithatë, se imitimet e verbëra të të tjerëve janë një shenjë e sigurtë e mungesës së plotë të vetë-vlerësimit.

Është për lexuesit jo-muslimanë, Judenj, të Krishterë ose të tjerë që këto fjalë të fundit iu kushtohen. Është trullosëse përse feja që e ka revolucionarizuar statusin e gruas, është vënë në shënjestër dhe denigruar si shtypëse e gruas. Ky perceptim rreth Islamit është një nga mitet më të përhapura në botën e sotme sot. Ky mit është përsëritur vazhdimisht nga breshëri të pandërprera librash sensacionalë, artikujsh, pamjesh mediatike dhe filmash të Hollivudit. Dalja e pashmangshme e këtyre pamjeve të pandërprera të keqdrejtuara kanë qenë një keqkuptim total dhe frikë për çdo gjë në lidhje me Islamin. Ky portretizim negativ i Islamit në median botërore duhet të mbarojë nëse ne duam të jetojmë në një botë të lirë nga të gjitha gjurmët e diskriminimit, paragjykimeve dhe keqkuptimeve. Jo-muslimanët duhet ta kuptojnë ekzistencën e një çarjeje të madhe ndërmjet besimit të muslimanëve dhe praktikës dhe faktit të thjeshtë që veprimet e muslimanëve nuk përfaqësojnë nevojshmërisht Islamin. Të etiketosh statusin e gruas në Botën Muslimane sot si “Islamike” është aq larg së vërtetës sikur duke e etiketuar pozicionin e gruas sot në Perëndim si “judeo-krishtere”. Me këto mendime në kokë, Muslimanë dhe jo-Muslimanë duhet të nisin një proces komunikimi dhe dialogu me qëllim që të heqin të gjithë keqkonceptimet, dyshimet dhe frikërat. Nevojitet një dialog i tillë për të ardhmen paqësore të familjes njerëzore.

Islami duhet të shihet si një fe’ që e ka përmirësuar statusin e gruas dhe i ka garantuar atyre shumë të drejta që bota moderne ia ka njohur vetëm këtë shekull. Islami vazhdon t’i ofrojë shumë gruas së sotme: dinjitet, respekt dhe mbrojtje në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fazat e jetës së saj qysh nga lindja e deri në vdekje në plotësimin e njohjes, barazpeshës dhe mjeteve për plotësimin e të gjitha nevojave shpirtërore, intelektuale, fizike dhe emocionale. Nuk është e çuditshme që pjesa më e madhe e atyre që zgjedhin për t’u bërë muslimanë në një vend si Britania janë gratë. Në SHBA gratë e kthyera në Islam e kalojnë numrin e meshkujve të kthyer në 4 me 1 (The Times, 18 nëntor 1993). Islami ka kaq shumë për t’i ofruar botës sonë, e cila ka një nevojë të madhe për udhëzim dhe udhëheqje morale. Ambasadori Herman Jillc, në një dëshmi përpara Komitetit të Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në 24 qershor 1985 tha: “Bashkësia Muslimane e globit sot është afërsisht një miliardëshe. Kjo me të vërtetë të bën përshtypje. Por ajo çka më bën më tepër përshtypje është që Islami sot është feja monoteiste me rritjen më të shpejtë. Kjo është diçka që ne duhet ta marrim nën shqyrtim. Diçka ka të drejtë Islami. Ai po tërheq një sasi të mirë njerëzish”. Po, diçka ka të drejtë Islami dhe është koha që ta nxjerrim në dukje. Unë shpresoj që ky studim është një hap në këtë drejtim.

 

 Burimi në shqip: Erasmusi.org

* Pjesët e cituara nga Bibla në këtë libër janë nxjerrë nga përkthimi dhe shtjellimi i Dom Simon Filipaj, Drita, Ferizaj 1994.

* Xhentil – në terminologjinë fetare judaike nënkupton jo-hebrejtë.

* Sikla – Lloj monedhe argjendi që e përdornin hebrejtë.

* Konkubinë – Femër me të cilën mashkulli bashkëjeton pa kurorë.

* Ato gra që kanë lidhje për një kohë të gjatë me një burrë jashtë martesës së këtij dhe që normalisht furnizohen me mbështetje financiare prej tij.

* Shekullar – Laik, që nuk ka të bëjë me fenë.

* Mizogjin – urrejtës i grave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit