Projekt-ligji i miratuar nga Parlamenti i Indisë se nuk do t’ua jepte nënshtetësinë indiane emigrantëve nëse ata ishin myslimanë nxiti protesta të dhunshme nga ky komunitet që e konsideron projektligjin si “anti-mysliman”.
Gjatë këtyre protestave patëm të raportuar 6 të vdekur deri tash.
Të dielën janë zhvilluar protesta kundër projektligjit, policia hyri në Kampus dhe arrestoi më shumë se 100 studentë, duke rrahur aktivistë në rrugë dhe duke gjuajtur me gaz lotsjellës.
E bujë të madhe bëri videoja e 22 vjeçares Aysha Renna, e cila përballet me policinë duke e mbrojtur një student tjetër mysliman, ajo së bashku me disa gra të tjera tani po vlerësohet për trimërinë e saj.
Më tutje Renna tha se qeveria nuk do të ketë sukses në ndarjen e vendit. “India do të bashkohet gjithmonë,” tha ajo. “India do të jetë një”.
Renna ishte mes 2,000 personave që demonstruan në universitetin prestigjioz Jamia Millia Islamia në New Delhi të dielën.