1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Gruaja dhe Facebook-u

Më të lexuarat

Të jesh grua me këto cilësi dhe Facebook, vepro kështu…

1. Të jesh grua sociale.
Mos e bëj facebook-un mjetin e vetëm për ta mbushur kohën e lirë.

Cakto një kohë brenda ditës për shfletimin e facebook-ut prej 1 deri në 2 orë dhe për këtë ndihmohu me orë që të kujton se mbaroi koha e përcaktuar.

Shiko marrëdhëniet e tua ditore me prindërit dhe familjen tënde. Mundohu t’i vizitosh ata në rend të parë sepse ata janë më parësorë se shokët e tu në facebook, në mënyrë që ta mënjanosh izolimin nga facebook-u.

2. Të jesh nënë shëmbëlltyrë.

Mos qëndro para facebook-ut përderisa fëmijët e tu nuk kanë me çka ta mbushin kohën e lirë të tyre.
Rekomandohet të hysh në facebook duke qenë ata në gjumë apo duke shikuar televizion, gjatë kohës së tyre të caktuar (për shikim e tij). Bëje një kohë për dëgjimin dhe shoqërimin me fëmijët e tu.

3. Të jesh zonjë e shkathët e shtëpisë.

Mos qëndro në facebook para se t’i mbarosh punët e shtëpisë dhe të qëndrosh me familjen tënde gjatë ngrënies së ushqimit.

4. Të jesh adhuruese e denjë.

Namazi, namazi, namazi të jetë më parësor për ty, sepse asgjë nuk ndryshon nga faqja e facebook-ut tënd derisa ti falesh.

Mos qëndro para facebook-ut derisa nuk ke përfunduar leximin e pjesës tënde ditore nga Kur’ani dhe nga përmendjet (dhikret) e përgjithshme.

Facebooku është rrjet që lidh botën, e mira e saj është e mirë dhe e keqja e saj është e keqe; kush e don të mirën nxiton drejt saj dhe e shfrytëzon teknologjinë për thirrje në rrugën e Allahut.

Ke kujdes! Të bësh shpërndarjen e lajmeve, të zbulosh të metat e njerëzve, të shikosh privatësitë e robërve të Allahut si shikimi në fotot personale etj.

Allahu ka thënë: “…Mos spiunoni njëri-tjetrin…” (Huxhurat, 12).

Ndërsa Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Musliman është ai që të tjerët janë të shpëtuar nga dora dhe gjuha e tij.”

Facebook-u është një rast i mirë për t’u lidhur me dijetarët, thirrësit islam, kërkuesit e dijes, poetët, gazetarët dhe ata që ndikojnë në shoqëri pozitivisht drejtpërdrejt e jo me ndërmjetësues.

Ti, dinjitetshëm duhet ta shfrytëzosh këtë duke zgjedhur faqet dhe shokët e hairit.

5. Të jesh grua e ndershme.

Gruaja e ndershme është libër i mbyllur që nuk e lexon pos burri që ka zgjedhur të ishte shoku i saj në jetë; mos e hap librin për çdo kend dhe të dhënat e tua personale mbaji larg tastierës së kompjuterit.

Allahu ka thënë: “Juve do t’iu kujtohet se çka ju them, kurse unë çështjen time ia lë Allahut, Allahu me të vërtetë i sheh njerëzit.” (Gafir, 44)

Përktheu: Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit