Analisti politik amerikan, Xhozef Griboski ka thënë se Nikoliq dhe Daçiq mund të zgjidhin çështjen e Kosovës, ndërsa Serbia, për zgjidhjen e këtij problemi rajonal, të shpërblehet, transmeton RTK.
Sipas tij, ky është moment i përshtatshëm që Beogradi të nis rrugën e politikës aktive bilaterale ndaj Washingtonit, duke kritikuar diplomacinë e viteve të fundit të Beogradit, duke thënë se është “letargjike dhe pa ide”./kohaislame