4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Greqinë do ta blejë Apple?

Më të lexuarat

Çdo gjë filloi si shaka vjet më parë në një konferencë të Apple-it. Një anëtar në audiencë tha se Apple duhet të përdorë gjithë pasurinë – që vlerësohet diku 194 miliardë dollarë- për të blerë Greqinë.
 
Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple-it, nuk ishte fort i bindur në këtë lëvizje. Atë kohë ai tha se Apple është e përqendruar në tjera gjëra dhe blerja e një shteti nuk ishte opsion i kompanisë, raporton Indipendent.
 
Por Leonid Bershidsky i faqes Bloomberg mendon se Cook nuk e ka kuptuar rëndësinë e blerjes së Greqisë.
 
Këtë javë Greqia raportohet se do të bëjë shkurtime të reja buxhetore për t’i bërë ballë borxhit prej 770 milionë eurove ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, transmeton Koha.net.
 
Kryetari i qytetit Thessaloniki ka thënë se i është kërkuar që të kursejë paratë e mbetura, derisa pensionet pritet të jepem me vonesë. Qeveria greke ka paralajmëruar se të mbesë pa para brenda pak javëve.
 
Bashkimi Evropian ka qëndruar anash duke kërkuar reforma në pension dhe shkurtime buxhetore.
 
Ndërkohë pasuria e Apple-it prej 194 miliardë dollarëve vazhdon të rritet. Kompania amerikane ka qëndruar larg projekteve të shtrenjta siç janë misionet në gjithësi apo krijimi i veturave. Në vend të këtyre projekteve, Apple ka bërë përmirësime të vogla në produktet ekzistuese siç janë iPhone dhe iTunes.
 
Bershidsky ka bërë pak matematikë dhe mendon se pasuria e Apple, Microsoftit, Google Pfizer dhe Cisco vlerësohet të jetë diku 429 miliardë dollarë. Këto para mbahen jashtë Amerikës për t’iu shmangur taksës prej 35 për qind.
 
Nëse gjysma e këtyre parave përdoren për ta blerë Greqinë, problemet e këtij shteti me borxhet do të shkurtoheshin për 70 për qind në GDP, nivel që Bershidsky mendon se lehtë mund të kontrollohet.
 
Në rikthim, Greqia mund të ofrojë taksa të lehta për pesë kompanitë e mëdha teknologjike. Këso marrëveshje Apple ka në Irlandë, shtet në të cilin kompania paguan vetëm 2 për qind të taksave./Koha
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit