3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Greqia: Shkupi po provokon

Më të lexuarat

Autoritetet greke i kanë quajtur provokim deklaratat dhe reagimet e para të autoriteteve të Shkupit pas zgjedhjes së qeverisë së re në Greqi.

“Ndërhyrjet fyese të autoriteteve të Shkupit, vetëm disa ditë pasi u zgjodh Qeveria e re, sigurisht se nuk ndihmojnë në drejtim të krijimit të klimës së përshtatshme për arritjen e një zgjidhje të përbashkët të pranueshme”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Gregori Delavekuras. Ai ka kritikuar një nga deklarimet e kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ka thënë se Greqia po kryen gjenocid politik.

“Përkundrazi ata po rrënojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe po nxisin në mënyrë sistematike propagandën negative qeveritare, e cila ka për qëllim që opinionin publik në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka kthejë kundër Greqisë”, deklaroi zëdhënësi i Delavekuras.

Sipas tij, Athina është e interesuar për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të emrit përmes negociatave dhe në kuadër të OKB-së. Reagimi grek gjithashtu ka pasuar edhe pas thirrjes së ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Popovski, i cili i bëri thirrje autoriteteve greke që të mos provokojnë maqedonasit me vendimin për mbulimin e kodit të targave të makinave MK me mbishkrimin FYROM. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit