1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Greqia po falimenton: S’ka para për pensione dhe rroga

Më të lexuarat

Autoritetet greke janë të gatshëm të shpallin falimentimin, nëse nuk bien dakord me kreditorët ndërkombëtarë deri në fund të muajit prill, shkruan britanikja “Financial Times”.
Gazeta shkruan se deri tek ky vendim vije për shkak se qeveria nuk ka para për pagesën e pensioneve dhe pagave të nëpunësve civilë, transmeton Telegrafi.

Qeveria greke ka vendosur që mos t’ia paguajë këstet e kreditore të muajit maj dhe qershor Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN),e cila kap shifrat prej 2.5 miliardë euro, nëse nuk ka marrëveshje.
Athina është duke u përpjekur që të gjej paratë për pagat dhe pensionet për muajin prill në vlerë prej 2.4 milionë euro, ndërsa deri më 1 maj, FMN-së duhet t’i paguajë 203 milionë euro, deri më 12 maj 770 milionë dhe në muajin qershor, kjo shifër do të arrij 1.6 miliard euro.

“Ne kemi arritur në fund të rrugës. Nëse evropianët nuk na japin paratë, do të vij falimentimi”, tha për “Financial Times” një zyrtar qeveritar.
Falimentimi do të vije pesë vite pasi mori këstin e parë të ndihmës financiare prej 245 milionë euro, ndërsa kjo do të jetë goditje e paparë për Eurozonën, shkruan më tutje gazeta britanike.
Megjithatë, gazeta thekson se paralajmërimi për falimentimin është një taktikë e shtetit grek, pasi që në këtë mënyrë mundohen të nxjerrin kushte maksimale të favorshme për një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë në kohën kur arka e shtetit po zbrazet.

“Financial Times”, beson se publikimi i falimentimit të Greqisë, në afat të shkurtër, ka shumë të ngjarë të pezulloj ndihmën e jashtëzakonshme financiare të Bankës Qendrore Evropiane për sektorin e likuiditetit financiar grek, mbylljen e bankave greke, si dhe rritjen e paqëndrueshmërisë ekonomike në vend.
Zbulimi i falimentimit nuk do të thotë automatikisht edhe përjashtim Eurozona, megjithatë, sipas gazetës, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, do ta ketë vështirë që ta mban vendin brenda aleancës ekonomike.kohaislame
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit