0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

GREQIA NË KRIZË LUAN ME EVROPËN

Më të lexuarat

Në programin e sotëm do të marrim në shqyrtim krizën e borxheve që ka ndikuar Evropën këto kohët e fundit, duke iu folur mbi Greqinë e cila është ndikuar më shumë nga ky fenomen.

Siç dihet duke filluar qysh nga viti 2009 e deri më sot në “rajonin e euros “ në BE po jetohet një krizë serioze borxhesh. Në fakt tek vendet anëtare të BE-së të cilat janë jashtë zonës së euros gjendja financiare nuk është edhe aq e rëndë, por në Greqi, e cila ka qysh prej vitit 1981, pra për 31 vjet rresht që është anëtare e plotë e BE-së dhe që ka hequr dorë nga njësia monetare kombëtare pra nga “dhrahmia “ dhe ka pranuar “EURON”, gjendja është e nderë dhe sidomos ngjarjet e jetuara këto kohët e fundit na bëjnë të mendojmë se e vlen që atyre t’u bëhet një analizë.

Le ta shohim gjendjen nga pika e fundit ku ka mbërritur Greqia.

Duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2012, kriza në Greqi nuk po mbaron. Në fakt qysh nga fillimi i krizës së borxheve në rend të ditës bëhej vetëm një pyetje : “Po sikur Greqia të falimentojë?”. Shumë njerëz patën menduar “Kjo do të jetë një katastrofë për botën perëndimore”. Mirëpo që një katastrofë e tillë të mos jetohej çfarë duhej bërë? Dhe përgjigja ishte e tillë : “Menjëherë duhet ndihmuar Greqia”.

Përse? Sepse në qoftë se nuk ndihmohet ajo, Evropa shembet dhe të gjithë do të shkatërrohen”. Kështu në të kaluarën e afërt dhe aktualisht kur po përjetohen këto shqetësime, udhëheqjet e mëparshme dhe ato të sotmet të Athinës e shfrytëzuan shumë mirë këtë gjendje. Më parë Greqia mori një paketë ndihmash “vetëm sa për një herë”. Më pas “mori një paketë tjetër të ngjashme me të parën”. Çdo herë ajo jepte alarmin se “do të falimentojë” pra në rast se ajo nuk merrte paketë ndihmash thoshte se do “falimentojë” në mënyrë të veçantë nuk harronte të thoshte se “Çdo kredi që do të marrë do ta paguajë me përqindjen më të madhe”. Por ajo përsëri “falimentoi”. Dhe përsëri paratë që morri nuk i ktheu dot. Dhe nuk mjaftoi me kaq ajo bëri që një pjesë të borxheve t’i fshijë. Por edhe kjo nuk mjaftoi. Dhe tani po kërkon afat tjetër shtesë për të bërë reforma financiare. Dhe janë të qarta përfundimet që po sjellin në praktikë këto sjellje të sajat. Pra ajo do të kërkojë për të tretën herë ndihma shpëtimi “vetëm sa për një herë”. Sepse në rast se nuk i jepen këto ndihma shpëtimi çfarë do të ndodhë? Përgjigja përsëri është e qartë; në rast se nuk ndihmohet atëherë ajo do të falimentojë dhe po qe se falimenton ajo atëherë do të turpërohen të gjithë evropianët” Pra ky duhej të ishte edhe fillimi i shantazheve.

Ndërkohë Evropa dalë ngadalë filloi të zgjohet… Pati nga ata që filluan të bëjnë komente të tilla : “Greqia do të falimentojë atëherë le të falimentojë” Ndoshta humbja e Greqisë “bëhej “një humbje kalimtare prestigji” por për këtë arsye Evropa as do të falimentonte as do të vdiste. Në mënyrë të veçantë po t’i hidhej një vështrim Brukselit kur bëhej fjalë për “Bashkimin Evropian” ishin të natyrshme “humbjet kalimtare të prestigjit”. Në fakt Komisioni si dhe institucionet e tjera të BE-së ishin mjeshtër për ti quajtur këto lloj humbjesh si “rrufe pranverore”. Çfarë ndodhi me pas?

Shtypi Evropian filloi të shkruajë më shpesh se “Greqia mund të nxirret jashtë rajonit të Euros”. Nëpër deklaratat e liderëve evropianë filluan të zënë vend mesazhe si “Situata pas Greqisë”. Dhe në gjendjen ku është arritur është fare e qartë: “Evropa është lodhur shumë nga Greqia”.

Kështu pra ka shumë vjet që Greqia pasi hyri në rajonin e Euros të cilës nuk i takonte fare dhe pasi morri nga kasa e Evropës para që nuk i meritonte fare si dhe fonde për projekte imagjinare si për ato “pemët e ullinjve portativë që barteshin kudo” që nuk ishin gjë tjetër veçse fallcitete ndërkombëtare, pasi mashtroi institucionet Evropiane me shifra abstrakte dhe me statistika të zbukuruara apo me raporte fallco të bëra nga duart e shtetit dhe sikur tërë këto mashtrime nuk mjaftonin bëri shantazhin “sikur unë të falimentoj faturën do t’ia paguaj Evropës”, të gjitha këto u bënë shkaktare që Evropa të “lodhet”.

Mirëpo në këtë faze ndodhi diçka e papritur. Armin Lasheti anëtar i Partisë së Kancelares Gjermane Angela Merkel, asaj të Bashkimit Kristian-Demokrat(CDU) deklaroi se “ në rast se Greqia e lë Euron atëherë nëpër vendet e Evropës Jugore që janë anëtare të NATO-s mund të fillojë një kryengritje. Kështu në rast se realizohet një skenar i tillë nga Rusia nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, pritet që Greqisë t’i jepen miliarda rubla si ndihme”. Këtë lajm e dhanë të gjitha agjencitë e mëdha si Reuters dhe Deutsche Welle, pra duke e marrë vesh e gjithë bota. Kurse një tjetër anëtar i CDU-së Michael Master lidhur me Greqinë pati thënë kështu: “Vetëm hidhini një sy hartës për të parë se ku ndodhet Greqia . Ajo ndodhet në Ballkan, këtë rajon që aktualisht është akoma i thyeshëm dhe që është shumë afër me Lindjen e Mesme e cila për shkak të Sirisë po kalon një periudhë të trazuar”.

Kujt i shkonte në mendje se zhvillimet në Lindje të Mesme –përfshi këtu edhe “Pranverën Arabe”, të bëheshin pretekste kaq të lira për Greqinë? Kush mendonte që Greqia e cila në sajë të ekuilibrave të forcave që i ka projektuar vetë dhe që përpiqet të krijojë destabilitet në afate të gjata në Ballkan, pra që kjo “thyeshmëri “ të bëhej “material “për Athinën si dhe për Gjermaninë e cila po e mbështet atë qorrazi. Më së fundi thënia e Athinës se ”po falimentoj” ndryshoi. Grekët duke i shkelur syrin Rusisë tani po thonë : “Ju shes juve dhe ndërroj palën” Edhe më parë Athina i pati bërë shantazhe Evropës. Këndvështrimi i Greqisë ndaj Serbisë si dhe ai ndaj Rusisë të gjithë e kanë të qarte se e kanë burimin nga përfundimet që ka nxjerrë ajo prej “ortodoksizmit”. Qëndrimi i Greqisë ndaj Qipros, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Sanxhakut dhe sidomos ndaj Maqedonisë në më të shumtën e rasteve përputhet me atë të Moskës. Për sa i përket qëndrimeve të tjera në atë rajon ato janë të qarta. Në mënyrë të veçantë duhet të dimë se çfarë bën Greqia në lidhje me këto çështje. Çfarë thotë ajo mbi to, a janë ato në përputhje me qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s? Në ç’masë janë ortake me njëri tjetrin në këto fallcitete, të cilat po e shpien vendin në greminë, politikanët grekë dhe populli grek që iu jep votën atyre?

Së fundmi ekzistojnë një sërë pyetjesh që kërkojnë përgjigje:Cili është shkaku i vërtetë që e lidh botën Perëndimore me Greqinë nga pikëpamja e sinqeritetit? Vallë ku është vendi i vërtetë i Greqisë? Cili është “kampi “ që i takon Athinës ,ku duhet të jetë ai? Pra siç shihet marrëdhëniet Evropë –Greqi nuk janë të qarta shumë. Në mënyrë të veçantë askush nuk duhet t’u besojë montazheve të tilla se “Greqia është djepi i demokracisë”, montazhe të cilat kanë qysh nga periudhat e Rilindjes që po i mashtrojnë shoqëritë evropiane. Që të shihet kjo e vërtetë së pari (në qoftë se është e mundur) duhet lexuar libri i Martin Bernalit me titull “Athina e Zezë” së dyti zgjedhësit grekë nuk duhet t’ia japin votën partisë “ Agimi i artë” që ka tendenca naziste. Sepse dalja e Greqisë nga kjo krizë ka rëndësi edhe për Turqinë që është fqinje me të si dhe për stabilitetin në Ballkan. Mjafton që ky proces i rimëkëmbjes së saj të bëhet i drejtë dhe procesi që do jetohet më vonë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në Ballkan./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit