1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Greqia dhe eurozona nuk arritën marrëveshje

Më të lexuarat

Ministrat e financave të vendeve-anëtare të eurozonës gjatë takimit të mbrëmshëm në Bruksel nuk arritën marrëveshje me Greqinë rreth kërkesave të saj për programin e ri për financim dhe shlyerje të borxhit.

“Shqyrtuam një numër të madh të problemeve, mes të cilave edhe programin aktual. E shqyrtuam mundësinë edhe për vazhdimin e tij. Për dikë ajo është zgjidhje e dëshiruar , por tani për tani nuk erdhëm deri te ajo. Do të na duhet edhe pak kohë”, deklaroi kryetari i Eurogrupit, Jerun Dejselblum pas përfundimit të takimit shtatë-orësh minsitror, duke paralajmëruar vazhdim të bisedimeve të hënën.

Ministri grek i Financave, Janis Varufakis pas takimit shprehi optimizëm më të madh, duke paralajmëruar se “zgjidhja shpëtimtare” do të mund të arrihej të hënën.

Sipas tij, takimi i mbrëmshëm edhe nuk ka pasur për qëllim që të gjejë zgjidhje, por vetëm ka paraqitur diskutim të mirë.

DPA lajmëroi se në takim është kontraktuar deklaratë e përbashkët e pjesëmarrësve për gjendjen në Greqi dhe eurozonë, por se pas konsultimeve me Athinën, delegacioni grek nuk e ka pranuar dokumentin e kontraktuar.

Qeveria e re greke e kryeministrit Aleksis Cipras nuk dakordohet me vazhdimin e programit ndërkombëtar për shpëtim, i cili skadon për dy javë dhe propozon plan alternativ për financim dhe reforma, i cili përfshin edhe kërkesën për shlyerje të re të borxhit grek.

Megjithatë, partnerët evropianë të Greqisë kërkojnë që ajo të vazhdojë me zbatimin e obligimeve të ndërmarra. Ata po tentojnë ta bindin Qeverinë në Athinë që të dakordohet për vazhdim të programit të tanishëm, i cili parasheh masa të ashpra për kursim dhe privatizim të ndërmarrjeve shtetërore, pas çka do të mund të shqyrtohet edhe kërkesa për shlyerje të borxhit, i cili paraqet 175 për qind të BPV-së greke.

Zgjidhje për këtë duhet të sillet më së voni deri më 16 shkurt, në takimin e ardhshëm të Eurogrupit, sepse para se të hyjë në fuqi, ajo duhet të miratohet edhe nga parlamentet e vendeve-anëtare. /MIA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit