1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Greqi, vritet në makinën e tij, 28 vjeçari shqiptar

Më të lexuarat

Një vrasje mafioze ka ndodhur sot në agim në lagjen Peristeri, në rrugën Lassanis 1, në Athinë, viktimë e të cilit u një 28 vjeçar nga Shqipëria.

Çdo gjë sipas policisë, tregon se krimi ishte parapërgatitur. Autorët i kishin ngritur një kurth të viktimës. Ndërsa 28 vjeçari ishte në makinën e tij, sot në orën 03:00 të mëngjesit, pranë tij u afrua një motor ku ndodheshin dy persona.

Ata qëlluan me breshëri automatiku Kallashnikov, shqiptarin duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa ne vendngjarje u gjetën 10 gëzhoja.

Sipas njoftimeve, viktima kishte qenë arrestuar 6 vjet më parë nga policia greke për vjedhje. Policia po heton për kapjen e autorëve të krimit dhe dyshon se vrasja u krye për larje hesapesh./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit