0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Greqi, tërmet në ishullin Zakintos

Më të lexuarat

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.2 ballë e shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së martës në Athinë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, lëkundja është verifikuar në orën 04:58, me orën lokale, në jug të ishullit Zakintos, në detin Jon.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 64 kilometra në jug-lindje të ishullit, në një thellësi prej dy kilometrash. Për momentin nuk ka lajme për dëme materiale dhe në njerëz.

Tërmetet janë një fenomen i shpeshtë në Greqi, ku zakonisht zona më e prekur është ajo e detit Jon, dhe ku jo pak herë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, e disa herë edhe viktima.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit