-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Greqi: Nga të shtënat – një polic dhe dy shqiptarë të vrarë

Më të lexuarat

Policia në qytetin verior të Greqisë, Selanik, ka njoftuar se një polic dhe dy shqiptarë janë vrarë nga shkëmbimi i të shtënave me armë afër kufirit grek me Shqipërinë.

Policia tha se patrulla prej tre policëve iu afrua shqiptarëve sot herët në mëngjes, derisa zhvillonin hetime për depërtimin e imigrantëve pa dokumente brenda kufirit grek. Dy të dyshuarit ishin zënë të befasuar në një kasolle të barinjve, pronari i së cilës nuk ishte aty.

Policia tha se të dyshuarit bartnin pushkë, ndërsa njëri prej tyre e qëlloi për vdekje policin grek 43 vjeçar. Policia tha se sulmuesi ishte vrarë, së bashku me personin tjetër, derisa ky person përpiqej ta merrte armën, raporton AP.

Të dy shqiptarët e vrarë nuk janë identifikuar ende./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit