Të përdhunuara, të raskapitura nga uria, të detyruara të jetojnë larg bashkëshortëve dhe fëmijëve. Ky është fati i mijëra grave nigeriane, të cilat pasi janë arratisur nga njësitë ushtarake të Boko Haramit, janë shndërruar në viktima të autoriteteve shtetërore, si forca të ushtrisë ose të Task Forcës së tyre. Teatër i abuzimeve të të ashtuquajturve “kampe satelitë”, ku ish-të burgosurat kanë qenë të detyruara të jetojnë në kushte jo njerëzore, shpesh të abuzuara, shumë prej tyre kanë lindur në dhoma të mbi populluara, pa asnjë ndihmë mjekësore. “Amnesty International” bën të ditur që vetëm në bazën e Giwa-s, nga 2016-ta kanë vdekur 32 të porsalindur dhe fëmijë, si dhe pesë gra.
Denoncimi vjen pikërisht nga shoqata humanitare, e cila ka kryer më shumë se 250 intervista në “kampet satelit” që ndodhen në shtatë qytete të shtetit të Bornos. Ushtria nigeriane ka pastruar territoret nga milicitë e Boko Haramit në 2015-ën. Që atëherë, kush jetonte në ato fshatra, nuk ka pasur zgjedhje: të gjithë duhet të ndiqnin ushtarët në kampe, kush refuzonte pushkatohej.
Pjesa më e madhe e të intervistuarave nga “Amnesty International”, kanë dhënë detaje mbi atë që ndodhte gjatë qëndrimit të tyre. Kush refuzonte të kryente marrëdhënie seksuale periodike me ushtarët, lihej të vdiste nga uria. E vetmja mënyrë për të mos “u turpëruar”, ishte ajo për të pranuar të bëhej “e fejuara” e njërit prej tyre, ose duhej të zgjidhte që do të ishte në “dispozicion” sa herë t’i kërkohej. Shumë të burgosura kanë qenë të pranishme në vdekjen e familjarëve të tyre për shkak të mungesës së ushqimit.
Edhe pse organizata ka furnizuar me ndihma kur, që nga fillimi i 2015-s deri në mes të 2016-ës, sasitë ushqimore në kampe u reduktuan në mënyrë drastike, e njëjta ka regjistruar qindra, ndoshta mijëra të vdekura në spitalin e Bamas në atë periudhë.
Të dhëna më alarmuese i përkasin bazën ushtarake të Giwa-s, ku, sipas raportit, nga mesi i 2015-ës, janë mbajtur të burgosura qindra gra me fëmijët e tyre.