2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gratë kosovare kanë shkuar pa vullnetin e tyre në Siri (Video)

Më të lexuarat

Gratë që kanë shkuar në Siri dhe Irak kanë udhëtuar pa vullnetin e tyre, ka thënë Besa Ismaili Ahmeti, ligjëruese në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Sipas saj, familjet që kanë shkuar atje nuk e kanë pasur idenë se ku po shkojnë dhe çka i pret.

Ismaili ka theksuar se një pjesë e madhe e problemit është stigmatizimi i tyre, pasi sipas saj, jo vetëm ato, por as burrat e tyre nuk e kanë pasur idenë se cfarë rruge kanë marrur.

Ajo tha se një problem tjetër janë edhe fëmijët e tyre, të cilët para së gjitha duhet të mësohen që institucionet e Kosovës janë këtu për tu garantuar atyre siguri.

Momentalisht, në Siri dhe Irak besohet se janë rreth 70 gra dhe fëmijë nga Kosova. Ende nuk dihet nëse ata do të kthehen dhe si do të kthehen në Kosovë.

https://www.facebook.com/joneemrintim/videos/167461650506559/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit