-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Grante dhe subvencione për zhvillimin e bujqësisë në Gjakovë

Më të lexuarat

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
 
Ata kan biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 dhe për skemat e reja të mbështetjes, përmes të cilave ai tha se synojnë zhvillimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetaren më hollësisht për masat mbështetëse të këtij viti, përmes të cilave ai tha se e kanë zgjeruar edhe mbështetjen për shumë sektor. Me këtë rast, ministri e njoftoi atë së tashmë është mbyllur edhe afati i aplikimit për projekte zhvillimore dhe se numri i përgjithshëm i aplikimeve vetëm në regjionin e Gjakovës arrin në 133 fermerë.

Nga ana e saj, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e uroi ministrin për detyrën dhe e falënderoi për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetarja e njoftoi ministrin për punën që është duke e bërë si kryetare për zhvillimin e këtij sektori.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit