Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tepelenës.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 23:19 në lagjen “15 shtatori”.
Nga polica mësohet se një granatë ka shkatërruar makinën e drejtorit të burgut të Bënçës, Avni Suli.
Granata ka shkatërruar makinën e tij tip Fiat, e cila ishte parkuar në garazhin ngjitur me katin e parë të shtëpisë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 16.02.2015, rreth orës 23.19, në lagjen “15 Shtatori” të qytetit Tepelenë, në garazhin ngjitur me banesën në katin e parë, dyshohet se i është hedhur nga jashtë një sasi lëndë plasëse, automjetit tip “Fiat” me targë AA 681 HL, të shtetasit A. S., me detyrë drejtor i burgut Bençë.
Si pasoje e shperthimit të lëndës plasëse përbri automjettit është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Nga shperthimi i lëndës plasëse nuk ka të lënduar.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.