Qeveria e Kosovës do të futet në bisedime me Serbinë, ndërsa veriu i vendit do të jetë tema kryesore që do të trajtohet gjatë këtij procesi.
Kështu thonë analistët politikë dhe anëtarët e partive opozitare në Kosovë, të cilët besojnë se Prishtina zyrtare ka rënë në “grackën” e Beogradit karshi bisedimeve.
Kryeministri i porsazgjedhur i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se do të zbatohen të gjitha marrëveshjet e deritashme që kanë dalë nga bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Pikërisht kjo deklaratë nga analistët dhe opozitarët shihet si njëra nga “lojërat” që Beogradi zyrtar i bën për ta futur Kosovën në bisedimet e ardhshme, ku të paktën nga serbët ekziston disponimi që të bisedohet për veriun. /Telegrafi/kohaislame