1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Grabovci me shokë, bëhen pishman

Më të lexuarat

Ligjvënësit kosovarë brenda kësaj jave kanë mundësi ta zhbëjnë atë që kishin bërë të premten që shkoi dhe të miratojnë heqjen e nenit 37 dhe 38 të Kodit Penal. Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot pritet të vendos për rishqyrtim të Kodit.
Zëvendëskryeministri në dorëheqje, Hajredin Kuçi deri në fund të kësaj jave do të rrijë në “ethe” nëse shefi i tij, kryeministri Hashim Thaçi do t’ia pranojë apo jo dorëheqjen. Kjo për faktin se Kodi Penal bashkë me nenet 37 dhe 38 ka gjasë që të rikthehet në Kuvend për rivotim qysh në seancën e radhës që pritet të mbahet në fund të kësaj jave.

Kodi mund të rikthehet nëse Kryesia e Kuvendit miraton iniciativën e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që për shkak të parregullsive, nenet e shumëpërfolura të riformulohen.

“Nëse do të mbahet mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit dhe pritet që të dorëzohet kërkesa e Grupit parlamentar të PDK-së nga shefi i grupit, Adem Grabovci për riformulimin e neneve, kërkesë e cila ka qenë edhe në seancën e kaluar”, ka sqaruar një zyrtar i lartë i afërt me këtë proces, raporton “Zëri”.

Mbi këtë arsyetim, sipas të njëjtit, Kryesia ka bazë ligjore që të rikthejë në Kuvend Projekt-Kodin Penal. “Ky propozim i PDK-së, sipas të gjitha gjasave, do të dalë për votim dhe si i tillë nuk do të kalojë për shkak se shumica e deputetëve janë të pajtimit që këto nene të hiqen në tërësi e jo të riformulohen. Edhe pse kjo kërkesë e PDK-së nuk do të miratohet, është obligim ligjor që Kodi të kthehet në rivotim dhe si i tillë të miratohet pa këto nene”, ka sqaruar ky zyrtar. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit