9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Grabiten dy turistë çekë në Shqipëri

Më të lexuarat

Grabiten në mes të ditës dy turistë çekë të cilët kishin ndaluar për të bërë plazh në liqenin e pastër të Shkopetit. Dy çekët, sipas burimeve zyrtare të polcisë së Kurbinit kishin ardhur edhe më përpara për t’u larë në Shkopet, ndërsa ata kishin ndaluar sapo kishin kaluar tunelin Shkopetit, duke parkuar makinën e tyre, në një shesh pushimi pranë liqenit.

Sipas të njëtave burimeve dy turistët, pasi kishin qëndruar afër makinës për pak minuta, ishin hedhur në liqen, duke notuar dhe futur në thellësi. Kjo duket se ka ndihmuar edhe grabitësit të cilët pasi kanë vënë re futjen në thellësi të liqenit të dy tursitëve, kanë vendosur në punë edhe planin e tyre. Ata dukej se i kishin ruajtur me kujdes turistët që kanë nisur të frekuetojn shpesh liqenin e Shkopetit dhe menjëherë ata i janë afruar makinës së turistëve Çek dhe pasi i kanë thyer xhamat e makinës me mjete të forta, kanë mundur të hapin edhe dyert e makinë e më pas ta bastisin atë.

Sipas burimeve zyrtare të polcisë mësohet se grabitësit të cilët dyshohet të kenë qenë dy persona, ju kanë marrë sendet personale dy turistëve dhe paratë që ata kishin lënë në makinë. Policia bëri të ditur se dy turistët edhe përse kanë vënë re se makina e tyre po qëllohej me sende të forta dhe po grabitej, janë përpjekur për t’u kthyer në breg, por nga frika se do të sulmoheshin ata kanë pritur që dy grëbitësit të largoheshin e më pas kanë dalë duke vajtur tek makina.

Sipas të njëtave burimeve dy grabitësit janë treguar mjaft “bujarë” pasi ju kanë lënë makinën dy turistëve dhe rrobat, pas marrjes së sendeve me vlerë dhe janë larguar që andej. Dy çekët pasi kanë dalë në breg menjëherë të trembuar kanë ndezuar makinën, duke u nisur në drejtim të Kurbinit. Ndërsa kur kanë hasur në postbllokun e policisë rrugore, ata kanë kërkuar ndihmë, duke deklaruar edhe grabitjen që u kishte ndodhur.

Pas saj dy çekët kanë përfudnaur në komisariatin e policisë Kurbin, ku edhe kanë rrëfyer grabitjen që u është bërë, ndërsa policia ka marë dëshminë, ka kryer edhe ekpertizën e vendit të ngjarjes, duke nisur edhe hetimet për gjetjen dhe arrestimin e autorëve.

Ndësa mësohet se dy çekët të zhgënjer janë kthyer në drejtim të Tiranës me qëllim kontaktimin ambasadës çeke për t’u pajisur me dokumenta për të mundësuar lëvzjen e tyre. Ndësa policia vijon punën për gjetjen dhe zbulimin e autorëve të dyshuar e më pas arrestimin e tyre. Ndësra paraprakisht dyshohet se autorët e grabitjes mund të jenë adoleshentë./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit