Pas paralajmërimeve se në lagjen Reçicë të Vogël, do të hapet një kazino e re në afërsi të Shkollës së mesme të mjekësisë, në shenjë revolte kundër hapjes së kazinos është organizuar protestë.
Protesta është thirrur nga Bashkësia lokale, për më 4 maj, në ora 14:00, menjëherë pas faljes së namazit të xhumasë.
Vendi i protestës do të jetë afër Shkollës medicinale, te udhëhryqi i rrugëve “Ilinden” dhe “167”.
Duke u nisur nga rasti i Vrapçishtit, dhe së fundmi edhe i Tetovës, parashtrohet pyetja nëse do të duhet të protestohet edhe në Gostivar për Kazinot ?
Funksionimi i Kazinove, u bë temë debati edhe në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Gostivarit.