-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Gorani: Dituria e shoqërisë kosovare është e shkollës së mesme jo akademike

Më të lexuarat

Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se shpërndarja e diplomave false, por edhe atyre origjinale është e dhimbshme. Gorani ka thënë se ende nuk e kemi të qartë se pse njerëzit duhet të shkollohen.
Ai ka thënë së nëse kjo behët vetëm për të marrë një diplomë në letër, atëherë dituria e shoqërisë është e shkollës së mesme dhe jo akademike.
 
” Shuma e përgatitjes profesionale e shoqërisë kosovare nuk e kalon nivelin e shkollës së mesëm. Kjo tregon edhe nivelin e atyre që janë duke punuar në ata institucione që janë përfolur sot”
 
Gorani ka thënë se studentët janë duke vrapuar vetëm për ta marrë atë letër-diplomë dhe jo për të studiuar.
 
Kurse, njohësi i arsimit Dukagjin Popovci ka thënë se falsifikimi i diplomave nuk mund të behët edhe kaq e lehtë.
 
Sipas tij, ato diploma duhet të vërtetohen e nënshkruhen nga drejtuesit e universiteteve
 
Derisa, Jonuza Salihu ka thënë se në universitete e Kosovës ka ligjërues që nuk din as të lexojnë e shkruajnë mirë. Ai thotë se askush nuk po merret me gjendjen që janë aktualisht institucionet arsimore.
 
Salihu ka thotë se edhe orientimi i studimeve nuk është si duhet. Ai ka thënë se asnjë qeveri deri tani nuk e ka pasur prioritet arsim.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit