1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Google Smart shoes”, këpucët që flasin

Më të lexuarat

Një këpuce mund të flasë? Tani, po. Kjo gjë ndodh ne lagjen jugperëndimore ne Austin, ku Google ka prezantuar këtë prototip, i cili funksionon, prototip te quajtur ‘smartshoe’. Një këpuce inteligjente qe ndjek rrugën e Mountain View drejt teknologjisë që mund të vishet, pas Google Glass.

Por çfarë ben saktesisht nje smartshoe? Ne rastin specifik te eksperimentit te Google, këpucët janë te pajisura me sensore qe përkthejnë lëvizjet e atyre qe i veshin ne mesazhe.

Natyrisht, para se te shprehin opinionin mbi sjelljen fizike qe regjistron, këpuca analizon te dhënat per te percaktuar profilet. Permes lidhjes me nje celular, Android ne kete rast, kepuca llogarit gjykimin e saj dhe ia transmeton botes jashtë, si për shembull një ekran smartphone.

Mund te dëgjoni pastaj qe këpuca te thotë se keni qëndruar vetëm ulur në karrige, me shpesh sesa faktin qe jeni nje vrapues i zoti. Projekti i kepuceve qe flasin bën pjese ne nje skenar me te gjere te Big G, “Art, Copy, Code”, nje eskurs artistik me teknologji te forte.

Plus nje fokus ne komunikim ne kohe hi-tech, me kepucet folëse si protagoniste. Gjeja e veçante është qe futen aspekte sociale qe shpërndahen ne mjete te përdorimit te përditshëm.

Kështu për shembull, nëse nje këpuce thote sa dembel jeni, nje lavatrice mund te ankohet për cilësinë e veshjeve qe lani. Nje aspekt social i aparateve dhe objekteve, qe sjell me afer ‘internetin e gjerave’.

Tani për tani këpucët folëse nuk janë një projekt në treg, nuk parashikohet që të jenë shpejt, edhe pse Apple po punon për diçka të ngjashme.

 

Këpuca, me këtë rol që kryen, sikur flet, sikur e informon njeriun për gjërat që i duhen. Sigurisht, nuk është të folur sikur të qenieve njerëzore, por është një lloj të folurit elektronik. Sot, kur zhvillimi digjital dhe informativ është në nivele të larta, kjo gjë nuk duket aspak e çuditshme, por, a mund tamarrim me mend se dikush para 1400 viteve ka mundur të imagjinojë zbulimin e një gjëje të këtillë?!

Ta meditojmë vetëm këtë pjesë nga ky hadith profetik: Pasha Allahun! Nuk do të ndodhë kiameti derisa njeriut të mos i flet edhe këpuca e tij.” (Transmeton Ibni Hibbani në Sahihun e tij)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit