Tableti 7 inçësh i Google në fillim arriti popullaritet të madh si shkak i çmimit të ulët të modelit fillestar, përderisa dobësia e vetme e tij është ajo se për shkak të këtij çmimi të lirë i mungoi përkrahja për 3G, përkatësisht mundësia e lidhjes në rrjetin mobil të operatorit.
Shumë prodhues i ofrojnë tabletët e tyre në variante të ndryshme prej të cilave njëra punon vetëm përmes lidhjes Wi-Fi, kurse tjetra përkrahë lidhjen Wi-Fi dhe 3G, e cila automatikisht i ofron zgjedhje më të madhe konsumatorit.
Sipas thashethemeve më të reja të cilat vijnë nga Asus, Google së shpejti mund të ofrojë edhe versionin 3G të Nexus 7 dhe atë që prej muajit të ardhshëm, dhe në këtë mënyrë do ta zgjeronte ofertën dhe mbulimin e një numri sa më madh të blerësve.
Analistët parashikojnë se shitja e Nezus 7 deri në fund të këtij viti do të arrijë shifrën prej 8 milionësh, që është dy herë më shumë se shifra fillestare e parashikuar nga Google.
Poashtu, Nexus 7 jo kohë më parë arriti në tregun evropian, në disa shtete, por nuk kemi ndonjë informacion se kur do të arrijë në tregun tonë. (PCWorld Albanian)/kohaislame