0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Google rregullon kërkimin e fotove për të shmangur rezultatet pornografike

Më të lexuarat

Google ka ndryshuar mënyrën se si i menaxhon kërkimet e fotove, me qëllim që fotot pornografikë të jenë më pak të pranishme për ata që nuk janë duke i kërkuar.

Duke nisur nga e mërkura, kërkimet e bëra nëpërmjet motorit kërkues të kësaj kompanie do të rezultojnë me rezultate më konservative në rast termash të dykuptimshëm, që në raste të tjera do të kishin sjellë në ekran shfaqjen e fotove pornografike.

“Kemi thjeshtuar konfigurimin e SafeSearch në kërkimet e fotove dhe konfigurimi i ri vepron si opsioni që ka qenë më parë për shumicën e përdoruesve (“moderate”)”,- ka thënë Google në një deklaratë të shkurtër.

Ky ndryshim funksionon kur SafeSearch është në pozicionin e paracaktuar. Kur aktivizohet, Google do të tentojë të bllokojë përmbajtjen pornografike edhe në rast të kërkimeve me terma të qartë pornografikë.

Kompania thotë se aktivizimi tani i këtij ndryshimi nuk lidhej me ndonjë ngjarje të caktuar. SafeSearch ka vite që është në dispozicion në kërkimin për foto, ueb dhe video të Google. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit