2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Google nxjerr programin rival të Siri për iOS

Më të lexuarat

Google ka prezantuar azhurnimet në motorin e vet të kërkimit, duke shtuar një metodë kërkimi me zë për iOS.

Sipas Google, ky shërbim kërkimi me zë, rival i Siri, do të jetë i disponueshëm së shpejti për iPhone dhe iPad.

“Mënyra më e natyrshme për të bërë një pyetje, është ta bësh atë me zë të lartë. Kështuqë kombinuam ekspertizën tonë të njohjes së zërit, për të kuptuar gjuhën dhe grafikat e njohjës në mënyrë që kërkimi vokal të interpretoj më mirë pyetjet tuaja, dhe ndonjëherë të përgjigjet me fjali të plotë,” tha Amit Singhal, Zv. Presidenti i Google Search.

“Kjo ka qenë e disponueshme për Android që prej disa javësh. Dhe së shpejti do të jetë gati edhe për iPhone dhe iPad.”

Kjo lëvizje mund të shihet si një kundërpërgjigjje ndaj Apple, e cila së fundmi ka filluar të heqë shërbimet Google nga iOS, dhe ku dyshohet se Apple mund ta heqë atë plotësisht si motor kryesor kërkimi.

“Do të duhet vetëm të shypni butonin e mikrofonit dhe ta parashtroni pyetjen tuaj, sikurse që do të pyesnit një shok. Për shembull, pyesni çfarë filmash do të shfaqen këtë fundjavë? Dhe do të shikoni që përgjigja do ju kthehet shumë shpejt” tha Singhas.

“Ky shërbim funksionon për çdo gjë, duke filluar nga sfera e VIP-ave, e deri tek majat e Kilimanxharos.”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit