0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Google njeh Palestinën

Më të lexuarat

Gjigandi i kërkimit Google ka ndryshuar emërtimin e faqes së tij kryesore në edicionin palestinez nga territoret palestineze në Palestinë.

Ndryshimi i futur që në 1 maj, tregon se faqja google.ps tashmë shfaq fjalën Palestinë në gjuhën arabe dhe angleze nën logon e Google.
Në një deklaratë për BBC, zëdhënësi i Google Nathan Tyler tha se ndryshimi nga territoret palestineze në Palestinë u bë pas konsultimit me një numër burimesh dhe autoritetesh. “Në këtë rast po ndjekim qëndrimin e OKB dhe organizatave ndërkombëtare.
Terminologjia është një cështje delikate dhe e debatuar politike pasi shumë vende nuk e njohin ende shtetin e Palestinës. Në nëntor të këtij viti, OKB i dha Palestinës statusin e shtetit vëzhgues jo anëtar, vendim ë u kundërshtua fort nga Izraeli dhe SHBA-të.
Përpara këtij vendimi Organizata e Çlirimit të Palestinës kishte vetëm statusin e vëzhguesit të përhershëm./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit