Nëse jeni një fans i Nexus 7, ju do të lumturoheni pasi Google thuhet se do të lançojë një model 32GB për pushimet që do të vijnë gjatë festave të fundvitit. Aktualisht tableta Nexus 7 është në dispozicion në dy versione, 8GB dhe 16GB.
Këto të dhëna vijnë nga IT Pro Portal, i cili shfaqi një informacion që pretendohet se është marrë nga një shitës i madh në Britaninë e Madhe. Sipas këtyre informacioneve, versioni 32GB i Nexus 7 do të shfaqet muajin tjetër.
Çmimi i modelit të ri mbetet i diskutueshëm
Duke supozuar që informata është e saktë, kjo sasi memorie e Nexus 7 do të shitet me çmimin e modelit 16GB, 199.99£.
Modeli 16GB do të shkojë më poshtë në çmim, në atë të versionit 8GB. Nexus 7 thuhet se do të mbajë çmimin e saj fiks prej 159.99£.
Nuk ka akoma asnjë fjalë nëse Google planifikon të bëjë të njëjtën gjë dhe në SHBA, edhe pse duket e çuditshme që kompania të fokusohet vetëm në Britani. (PCWorld Albanian)/kohaislame