0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Google mund ta blejë Twitterin

Më të lexuarat

Ndërtuesi i Mac është në listën e ndërmarrjeve të cilat mund/duhet ta blejnë rrjetin shoqëror Twitter. Por Google mund të quhet si kandidat.

Kurdo që ndodh ndonjë blerje e madhe, bota mundohet që ta marrë vesh se cilat ndërmarrje do të blihen në vazhdim, sa janë shitur dhe kush janë blerësit. Nëse një ndërmarrje si Instagram mund të fitojë 1 miliard dollarë vetëm për 30 milionë përdorues, natyrisht Twitter- një rrjet që rritet dita-ditës dhe që tashmë ka disa qindra milionë përdorues – do të mund të fitonte disa herë më tepër se sa ajo sasi e të hollave.

Eric Jackson nga Ironfire Capital mendon që Apple është ndërmarrja që është me mundësitë më të mëdha për ta blerë rrjetin Twitter. Ai i ka bërë disa pika domethënëse, duke treguar që Apple mund të ketë humbur një aplikacion të rëndësishëm kur Facebook e bleu aplikacionin Instagram.

Kjo pra është mjaft e vërtetë. Nëse ekzekutivët e Apple ishin duke e marrë parasysh këtë humbje, atëherë Twitter do të shihej si një përfitim natyral për ndërtuesin e iPhone. Por derisa Apple mund të jetë nën udhëheqësinë e re, ajo kurrë nuk ka qenë një ndërmarrje që është brengosur rreth këtyre hamendësimeve për gjërat e mëdha.

Apple parapëlqen të fitojë ndërmarrjet e vogla, më pak të njohura, ashtu si ta zëmë skuadra pas Final Cut. Kur ishte hera e fundit që Apple shpenzoi  10 miliardë dollarë në një blerje? Kur ishte hera e fundit që Apple shpenzoi 5 miliardë dollarë në ndonjë gjë? Shpenzimi nuk është rruga sipas së cilës Apple përqendrohet edhe aq përderisa të mos jetë e sigurt që ta blejë atë ndërmarrje. /pcword/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit