1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

GOOGLE MERR LËVDATA PËR PENALIZIMIN E FAQEVE ME PËRMBAJTJE TË PALIGJSHME

Më të lexuarat

Hollywood-i dhe posedues të tjerë të përmbajtjeve lavdëruan ndërmarrjen Googlepër veprimin e vet për të dënuar uebfaqet që janë klasifikuar me përmbajtje të paautorizuar.

Në një postim blogu në uebfaqen e ndërmarrjes, Google shpjegoi ndryshimet që kishte bërë në algoritmin e vet të kërkimit, që përcakton se çfarë rezultate do t’iu ofrojë njerëzve përdorimi i motorrit të kërkimit të vet.

“Duke filluar nga java e ardhshme, do të fillojmë të marrim parasysh një sinjal të ri në vlerësimet tona: numri i njoftimeve të vlefshme për të drejtat e autorit që marrim për ndonjë faqe të dhënë,” shkroi Amit Singhal, i cili është zëvendës president i inxhinierisë në Google. “Faqet me numra të lartë të njoftimeve mund të paraqiten më poshtë në rezultatet tona.

Recording Industry Assn. of America u shpreh në një deklaratë: “Ky ndryshim është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur – një hap të cilin ia kemi kërkuar prej kohësh Google ta ndërmarrë – dhe ne e lavdërojmë ndërmarrjen për veprimin e vet.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit