-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Google me rritje të përfitimeve për 24%

Më të lexuarat

Google gjatë ditës së sotme lëshoi informacionin rreth përfitimeve, duke raportuar të ardhura të arritura deri më 31 mars 2012, që janë 10.65 miliardë dollarë, që paraqet një ngritje për 24% në krahasim me çerekun e parë të vitit 2011 (8.58 miliardë dollarë).

“Google kishte një tjetër çerek të shkëlqyer me përfitimet e rritura për 24% nga viti në viti,” tha CEO i Google, Larry Page. “Ne gjithashtu pamë vrull të madh nga bastet e mëdha që ne i kemi bërë në produktet si Android, Chrome dhe YouTube. Ne ende jemi në fazat shumë të hershme të asaj që teknologjia mund të bëjë për të përmirësuar jetët e njerëzve dhe ne kemi mundësi të mëdha përpara. Është një kohë shumë emocionuese të jesh në Google.”

Faqet që posedohen nga Google i sollën kësaj ndërmarrje7.31 miliardë dollarë përfitime, ose 69 për qind të përfitimevetë përgjithshme gjatë çerekut të parë të vitit 2012, që paraqet një ngritje prej 24 për qindëve në krahasime çerekun e parë të një viti paraprak kur këto të ardhura ishin 5.88 miliardë dollarë. Faqet bashkëpunuese të Google grumbulluan përfitime prej 2.91 dollarë ose 27 për qind të përfitimeve të përgjithshme, gjatë çerekut të parë të vitit 2012,që paraqet një ngritje prej 20% në krahasim me përfitimet e arritura gjatë çerekut të parë të vitit 2011, me 2.43 miliardë dollarë. Përfitimet nga vendet jashtë Shteteve të Bashkuara sollën 5.77 miliardë dollarë, duke përfaqësuar 54% të përfitimeve të përgjithshme në çerekun e parë. /pcworldalbanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit