Google ka lansuar rivalin e iPad Pro-s dhe Microsoft Surfacet, Pixel C.
Pajisja me sistem Android Marshmallow dhe ekran 10.2-inç është pajisja e parë e krijuar nga vetë kompania pa ndihmën e partnerëve tjerë prodhues.
Pixel C është tableti më i ri që vjen edhe si “laptopë” duke u kombinuar me tastierën e mençur, ndërsa mund të shitet edhe si i vetëm.
Procesori i tij është NVIDIA Tegra X1. Tableti ka 3GB RAM dhe do të dalë në shitje për Krishtlindje në dy versione të madhësisë së brendshme.
Versioni i parë me 32GB hapësirë të brendshme do të kushtojë 499 dollarë, ndërsa versioni me 64GB hapësirë të brendshme kushton 599 dollarë.
Tableti u lansua së bashku me telefonat Nexus 5X dhe 6P dhe dy Chromecastëve.